ARKIVI:
29 Korrik 2026

Kryeministri Kurti priti në takim komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Ferenc Kajári

Shkrime relevante

Kur helmi shitet si patriotizëm: Kush po përpiqet ta nxisë përçarjen ndërshqiptare?

Pajazit Jashari, Podujevë ___ Jam deklaruar publikisht se nuk do të merrem më...

Moment historik, SHBA vulos sovranitetin e Kosovës dhe i dërgon mesazh të prerë Ballkanit

Ligji i Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare 2026 autorizon një rekord prej...

Shmangia e krizës në LDK, për mes analizës të sinqertë

“Shkarkimi i mundshëm i kryetar Lumirit, e dërgon vendin në zgjedhje...

Shpërndaj

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pritën sot në takim komandantin e Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), Gjeneral Major Ferenc Kajári.

Kryeministri Kurti e falënderoi komandantin Kajári për kontributin e KFOR-it për të ruajtur paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Republikën e Kosovës.

Ai ritheksoi gatishmërinë e tij dhe të Qeverisë për komunikim, bashkëpunim e bashkërendim të veprimeve ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe KFOR-it, në shërbim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Kryeministri shprehu përkushtimin institucional për luftimin e krimit dhe korrupsionit dhe sundimin e ligjit, si prioritete të qeverisjes.

 

Gjeneral Major Kajári e përgëzoi ministrin Sveçla për angazhimin dhe profesionalizmin e lartë që po tregon Policia e Kosovës në shërbim të qytetarëve.

 

Ai shprehu vullnetin dhe gatishmërinë e forcës shumëkombëshe për të vazhduar bashkëpunimin me institucionet për krijimin dhe ruajtjen e ambientit të qetë dhe të sigurt në Kosovë.   

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu