Shtypi italian i bën jehonë romanit të Buxhovit “Per te terra mia – Le confessioni di Gjon Nikola Kazazi”

Shkrime relevante

Thirrje për ndihmë rreth botomit të librit të Bajram Kabashit, “Shqiptarët në luftë me Islamin Global”

Luan - Asllan Dibrani, Durrës APEL PUBLIK PËR MBËSHTETJEN E GAZETARIT DHE...

Filozofia e A. Dugin dhe filozofia e protestës së ashtuquajtur “studentore”

Pirro Prifti, Tiranë Pra disa ditesh Aleksander Dugin nje filosof rus pranë...

Dhimitër Orgocka (1936 – 2021), biografi e bazuar në dokumentet e arkivit personal dhe të atyre që e njohën

Nga:Klajdi Lulollari ____   DHIMITËR ORGOCKA (1936–2021), e para biografi bazuar në dokumentet e...

Për Gjergj Fishtën në 155 vjetorin e lindjes

Ismet M. Hasani, Suedi                              Kushtuar At’ Gjergj Fishtës O. F. M....

Shpërndaj

Jusuf Buxhovi, historian e shkrimtar nga Prishtina
SHTYPI ITALIAN I BËN JEOHNË ROMANIT “PER TE TERRA MIA – LE CONFESSIONI DI GJON NIKOLA KAZAZI”
Gazeta e njohur ditore “IL 24 Ore”, prezanton romanin e Jusuf Buxhovit “Per te terra mia – Le Confessioni di Gjon Nikola Kazazi” (Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit) të botua këto ditë në italisht nga shtëpia e njohur botuese e Romës “Armando”. Në rubrikën “Vitrina e librit” të shtojcës së kulturës libri paraqitet si një histori për liri dhe pavarësi në Kosove në 1700, nën Perandorinë otomane. Protagonisti i saj është Nikollë Kazazi, që në rezistencë bashkon të krishterët dhe myslimanët.
Botuesi italian “Armando” ka bërë të ditur se më 3 qershor do të promovojë në Romë romanin para një audience reprezentative kulturore dhe intelektuale italianë, e ku pritet të marrin pjesë edhe ambasadorët e Republikës së Kosovës dhe ai i Shqipërisë, përfaqësuesi i Ipeshkvisë së Kosovës dhe të arbëreshëve nga Italia. Në prononcimin e botuesit, pos tjerash thuhet se “bëhet fjalë për një roman të madh nga një periferi letrare, nga aty ku historikisht politika dhe feja luftojnë për hapësirën dhe mbikëqyrje”.
Më tutje thuhet se “ardhja e murtajës, mbyllja, mosbesimi ndaj fuqisë, marrëdhënia me Zotin dhe nevoja për të organizuar një “rezistencë”, morale dhe efektive, kundër një autoriteti që dëshiron të asgjësojë një popull me dinjitet dhe nder në mënyrë që të krijojë ” njeriun i ri perandorak. Historia, tepër e fortë dhe plot ide filozofike, flet për një lidhje të pazgjidhshme midis një populli dhe tokës së tij, por në të njëjtën kohë është gjithashtu një histori e besimit dhe mosbindjes si një mjet për të arritur emancipimin e shpirtit, gjithmonë një fill i hollë i herezisë.Është gjithashtu një luftë kundër ndjenjës së pafuqisë që njeriu ndien përpara një epidemie misterioze dhe kërcënuese në të cilën mund të shohim shumë ngjashmëri me të tashmen. Liria ose vdekja – është udhëkryqi para të cilit gjenden protagonistët, të burgosurit e një bote në të cilën politika dhe feja garojnë për hapësirën dhe prozelitët.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu