ARKIVI:
27 Prill 2026

Libraria NOBEL e Shkupit nuk mundi të mbijetonte, se shqiptarët e Maqedonisë janë duke u zhvendosur në universin kulturor të botës arabe!

Shkrime relevante

Prizreni nuk është skenë për rikthimin e hijes osmane

Zamira Bytyqi, Prizren Dje 25.04 në Shadërvan, në zemrën historike të Prizrenit, u...

Zbulohën planet e fshehta ”politike” të opozitës në Kosovë!

Ismet M. Hasani, Suedi Pak politikë Kriza politike në Kosovë dhe dështimi i...

Lavdi grave të qëndresës antikomuniste shqiptare

Nga Frank Shkreli (Në Kujtim të Klora Mirakaj Merlika dhe të gjitha...

Kosova miratoi Rezolutë, për Luginën e Preshevës

Sot, Kuvendi i Republikës së Kosovës, për avancimin e përkujdesjes institucionale,...

Shpërndaj

Prof. Blerim Latifi, filozof nga Prishtina 
Kur e lexova lajmin për mbylljen e librarisë “Nobel” në Shkup, gjëja e parë që më erdhi në mendje ishte thënia e Brodsky-t se ka krime më të këqija se djegia e librave, e njëri prej tyre është kur nuk lexohen ato.
Ishte një befasi e këndshme për mua kur e vizitova këtë librari, disa javë më parë, pas ftesës së pronarit të saj, Latif Mustafa. Latifi ka studiuar filozofi tek ne në Departamentin e Filozofisë dhe më erdhi shumë mirë kur, pas shumë vitesh, e pashë se pasioni i tij për botën e librit ishte po aq i madh, sa në kohën kur ishte student. Dhe kjo më se miri shihej në librarinë e tij. Mënyra se si libraria ishte organizuar, sistematizimi plot shije i librave, vetë përzgjedhja e titujve, flisninin qartë për dashurinë dhe vizionin e Latifit për botën e librit. Brenda librarisë së tij të krijohej ndjenja se kishe hyrë në një librari të Parisit apo të Londrës. Por, gjithë kohën sa po e shijoja atë kënaqësi intelektuale brenda saj, nuk më hiqej nga mendja një parandjenjë e keqe se kjo librari do ta kishte të vështirë të mbijetonte gjatë.
Prej nga më vinte ajo parandjenjë?
Pikë së pari nga rrethina brenda të cilës ndodhej libraria. Një rrethinë e dominuar nga një mentalitet esencialisht oriental. Libraria “Nobel” i ngjante një luleje të bukur që është e dënuar të thahet shpejt, ngase është mbjellur në një tokë të papërshtatshme për të. Ajo u mbyll, sepse lexuesi i saj në Maqedoninë Veriore nuk ekziston. Fjala është për lexuesin shqiptar të literaturës shqipe dhe asaj perëndimore.
Po pse nuk ekziston ky lexues?
Sepse është duke ndodhur një gjamë e madhe kulturore tek shqiptarët e Maqedonisë: ata janë duke u zhvendosur në një univers tjetër kulturor, në të cilin nuk ekziston as interesimi më minimal as për kanonin e vlerave kulturore të Civilizimit perëndimor dhe as për kanonin e kulturës kombëtare shqiptare. Ata janë duke u zhvendosur në universin kulturor të botës arabe. Dhe gjatë kësaj zhvendosje ata janë duke u shndërruar nga një komunitet etnik në një komunitet religjioz. Diçka që u kishte ndodhur shumë dekada më herët bashkëatdhetarëve të tyre të besimit ortodoks. Latifi me librarinë e tij donte të ecte në drejtimin e kundërt të kësaj rryme të shkombëtarizimit të shqiptarëve të Maqedonisë, por duke qenë i vetëm në këtë ecje, nuk kishte si të ndodhte ndryshe me përpjekjen e tij.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu