“Babai” i PDK-së, Milazim Krasniqi, kërkon të dëbohen nga Kosova kuadrot shqiptare me prejardhje nga Mali i Zi

Shkrime relevante

Shqiptaria nuk gjunjëzohet kurrë, nga Deçani një alarm për Dardaninë e Shqipërinë

Nga Rezart Kalaja SHQIPTARIA NUK GJUNJËZOHET: NGA DEÇANI NJË ALARM PËR KOSOVËN...

Lëvizja e Deçanit në trevjetorin e mbrojtjes së identitetit kombëtar, trashëgëmisë dhe identitetit laik – kulturor të kombit

Luan - Asllan Dibrani, Gjermani Prishtinë, 20 tetor 2026 ____ KUMTESË PËR OPINIONIN PUBLIK...

Kohë maskarenjsh…, apo kur morali shoqëror struket në vrima?!

Afrim Caka, Gjakovë ____ ERDHI KOHA E MASKARENJEVE, MORALI SHOQERISE STRUKET VRIMASH Ku ka...

Shpërndaj

Xhevat Gjini, Viti
(Xhevat Bislimi)
I biri i Milazim Krasniqit (“kuadër” i vjetër i LDK – LKJ – së) sot është Kryetar i PDK – së. Rrjedhimisht dhe logjikisht mund të thuhet që Milazim Krasniqi është babai i PDK -së.
Kjo do të ishte arsye e mjaftueshme që Milazimi, të paktën derisa ta ketë këtë status, të jetë i përmbajtur dhe i ekuilibruar me paraqitjet e tij publike, sepse po i bënë dëm PDK-së së ldkizuar deri në këtë shkallë!
Ky Milazimi, që hiqet si pedagog universitar, paska treguar nivelin e tij edhe me shprehjet banale që ka përdorur… S’është çudi!
Me sjellje vulgare dhe me sharje të ulta prej rrugaqi u dallua edhe shefi i grupit të kuvendarëve të PDK – së së ldkizuar!
Poshtë ka ra partia që dikur qëndronte më lartë se çdo parti tjetër!
Të gjithë ata që ia patën me hile i vun kazmën kësaj partie që kishte aq shumë kapital atdhetar, kapital politik e kapital intelektual…
Si ka mundësi që dikush që as një qime floku s’e ka dhënë për këtë vend, të sillet si të ishte Kosova pronë e tij dhe të mund t’i dëbojë prej saj të gjithë ata që nuk i shkojnë për lale!!
Ky dhe soji i tij, që gamitin e hanë … sa munden kundër unitetit politik, shpirtëror, gjuhësor, kombëtar e territorial shqiptar, duhet ta kuptojnë se Kosova është e shqiptarëve dhe e Shqipërisë, nuk është më e tyre…

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu