ARKIVI:
7 Mars 2026

Kontribut i arsimtarëve fierakë në edukimin e fëmijëve nga Kosova 

Shkrime relevante

Provokim në zemër të Kosovës: Flamuri i një shteti të huaj në Mitrovicë , policia e ruan atë…!

Luan Dibrani, Gjermani Ngjarja e fundit në Mitrovica, ku policia e Kosovo...

Përçarje brenda Iranit midis Gardës Revolucionare dhe udhëheqjes politike

Njerëzit vizitojnë Parkun Kombëtar Hapësinor të Gardës Revolucionare, pak jashtë Teheranit,...

Sipas historianit Kristaq Prifti, në Kosovë nuk ekzistonte popullsi turke

Msc Belisar Jezerci, historian POPULLSI TURKE NË KOSOVË NUK EKZISTON ! Ne bazë...

Urime për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit

Luan Dibrani, Gjermani  Sot, më 7 Mars, në këtë ditë të shënuar të...

Fjalë respekti dhe mirënjohjeje për Mësuesin tim, Sabri Raçi

Arif Ejupi, Gjenevë Disa njerëz kalojnë në jetën tonë pa lënë fare...

Shpërndaj

Nga: Entela Binjaku, Tiranë  

____

Pikënisja e këtij shkrimi ishte një shënim në librin me titull: “Media dhe integrimi evropian” i autorit Arben Fetoshi. Në jetëshkrimin që shoqëron librin e gazetarit dhe studiuesit nga Kosova përmendet Lushnja si qyteti ku kishte përfunduar gjimnazin. Fetoshi e ka veçuar këtë periudhë të jetës në Shqipëri duke treguar mirënjohjen për qytetin me të cilin e lidh kjo periudhë e rëndësishme e jetës. Nëpërmjet këtij akti ai ka vendosur pranë e pranë dy virtyte: mirënjohjen dhe sakrifikimin për arsimim. Edhe pse artikulli niset nga një fakt individual, ai të sjell në vëmendje sprovat që shoqëria shqiptare ka kaluar. Lufta në Kosovë ishte një shembull i tillë. Ngjarja e përmasave të mëdha për kombin tonë i përfshiu jo vetëm njerëzit por edhe institucionet. Në Shqipëri fëmijët dhe të rinjtë ardhur nga Kosova u organizuan  nëpër shkolla. Mjedise dhe burime njerëzore të orientuara nga drejtoritë arsimore të kohës  u vunë në dispozicion të tyre. Shkolla “Andon Xoxa” në qytetin e Fierit ishte një ndër to. Kjo shkollë  e njohur dhe me prestigj të lartë shoqëror gjatë muajve të verës ishte një vatër edukative për fëmijët e familjeve nga Kosova.  Në shënimet që ka lënë ish drejtori i shkollës Thoma Binjaku, tashmë i ndarë nga jeta, ai e përshkruante këtë fakt duke përmendur 474 fëmijët nga Kosova që nën drejtimin e tij u morën në këtë shkollë.   

Në kujtimet e tij ai shkruan:  “Ishte një kohë e vështirë për kombin. Shkolla që drejtoja ishte nga më të mëdhatë  në Republikën e kohës me 2000 nxënës. Qyteti i Fierit hapi dyert për shumë familje kosovare.  474 prej fëmijëve nga Kosova, i mora të studionin në shkollën që drejtoja dhe në 15 shtator me trupën e mësuesve i përcollëm fëmijët në Kosovë”.  Këtë dëshmi ai e ka përmendur edhe herë të tjera, si përshembull në intervistën e dhënë për televizionin “Vizion Plus” me rastin e “Festës së Mësuesit” pak muaj para ndarjes nga jeta.  Shumë nga aktivitetet e zhvilluara në shkollë nga mësuesit dhe nxënësit ai i kishte ruajtur në kaseta që i mbajti në sirtar për shumë vjet por që koha bëri dëmin dhe sot ato nuk gjenden më. 

  1. z. Adem Latifi, ish mësues dhe protagonist në këtë periudhë  i pyetur për origjinën e fëmijëve të rregjistruar në këtë shkollë shprehet: “Ata ishin nga e gjithë Kosova, nga Peja, nga Prizreni etj., dhe  gjetën një ngrohtësi nga ana e qytetarëve fierakë”. Pas përfundimit të luftës thotë ai një pjesë u kthyen menjëherë ndërsa të tjerë të cilëve u ishin shkatërruar shtëpitë vijuan të qëndrojnë në Fier. “Sot ata janë rritur, janë martuar e bërë madje edhe prindër,- thotë Latifi i cili shprehet se  “dhe ai vetë  kishte në mesin e fëmijëve të afërm të tij të ardhur nga Kosova. Drejtoria arsimore bëri një punë të madhe sepse i shpërndau në shumë shkolla, por punën më të madhe e bëri Thomai që i mori një pjesë të madhe në shkollën “Andon Xoxa”.  

Të tjerë arsimtarë e aktorë të asaj periudhe z. Leandër Omari dhe znj. Anila Piperi flasin për përfshirjen e mësuesve të kësaj shkolle në ato kohë të vështira, pasditet e kaluara me fëmijët nga Kosova, gjithmonë krenarë për gadishmërinë dhe seriozitetin e tyre. 

Në shërbim të procesit edukues u vunë jo vetëm mësuesit e kësaj shkolle,  por edhe familjet e tyre që sot e pohojnë me krenari kontributin e dhënë në atë periudhë të vështirë. Mjaft prej arsimtarëve të përfshirë në edukimin e fëmijëve nga Kosova ishin edhe aktorë me peshë në arsimin kombëtar, që angazhimin e kuptonin si të rëndësisë patriotike.  

Vetë z. Binjaku, ish drejtuesi i shkollës “Andon Xoxa” për 10 vjet ka qenë pjesëmarrës në Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe në Tiranë në vitin 1972, ai mbajti për shumë vite titullin “Mësues i Merituar” dhe ishte  dekoruar me urdhërin “Naim Frashëri” të klasit I, II, III. Me nismën e tij në fshatin e lindjes në Peshtan të Fierit u  ngrit shkolla “Hamdi Metaj”, shkollë e cila vazhdon edhe sot. Ai kishte punuar edhe si inspektor në Ministrinë e Arsimit  dhe zotëronte një njohje të gjerë të zhvillimit të arsimit në Shqipëri.  Deri në fund të jetës punoi duke kontribuar në çeljen e shkollave të reja, por punën e bërë me ekipin e mësuesve të shkollës “Andon Xoxa” veçanërisht në  kohën e luftës në Kosovë e kishte në zemër.  

 Shkolla “Andon Xoxa” një krenari për qytetin e Fierit në kohën e luftës në Kosovë u drejtua me vizion kombëtar dhe i përcolli shoqërisë modelin më të lartë të një institucioni jetik për kombin. Roli i saj në edukimin e fëmijëve nga Kosova e dalloi këtë veçori, që sot ka nevojë të njihet më mire, të vlerësohet dhe pse jo, të nderohet me titujt që i takojnë! A nuk do të ishte mirë që një ish nxënës nga Kosova të veçonte kontributin e kësaj shkolle në jetën e tij? Mendoni sikur kjo të ndodhte, e jo vetëm nga një prej tyre: ishin më shumë se 400 fëmijë! Ata sot janë rritur e mund t´u rrëfejnë ndoshta edhe fëmijëve të tyre sesi mësuesit fierakë të “Andon Xoxës” i pritën, i edukuan dhe i përcollën me dashuri.  

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu