Imami Drilon Gashi: Mbulimi i femrës është traditë arabe, s’ka të bëjë me fenë islame

Shkrime relevante

Në Strasburg, takova Ambasadorin Fitor Murati, dhurova librin tim për krimet serbe në Deçan dhe diskutova mundësinë e promovimit të tij

Foto nga Strasburg-u ____ Nga: Adem Lushaj  ____ Gjatë vizitës sime në Strasburg, së bashku...

At Gjergj Fishta dhe Shqipëria e sotme dhe paralajmërimi i tij për rrezikun nga brenda, kujtime në 155 vjetorin e lindjes

23 tetor 1871 – 23 tetor 2026 ____ Nga Frank Shkreli ____  “Shqyptarë! A vagabondat...

Rrëfimi i një futbollisti që e bëri realitetin premtim

Drilon A. Paçarizi, ish-qendërsulmues i shkëlqyer i skuadrave zvicerane FC Meyrin,...

Agim Ramadani, Vëllai i shpirtit, agimi që nuk perëndon kurrë !

Sak Muji, Zvicër - Rugovë PËRGJIGJE NGA ZEMRA PËR MOTRËN TIME TË...

Shpërndaj

Hoxha Drilon Gashi, në kulmin e debatit për mbajtjen e shamisë, thotë se mbulimi i femrës është traditë arabe dhe nuk ka të bëjë me fenë myslimane. Ai thotë se traditat arabe po shiten si fe.

“Traditat arabe na shiten si fe, nuk është fe që gratë në një vend, burrat në një vend, është traditë arabe. Duke u frikësu që ne nuk i lëjmë bashkë me pësu apo punu bashkë vijmë deri te kundërvajtja segzuale”, ka deklaruar Gashi në ATV.

Ai ka thënë se nuk është e detyruar që burrat dhe gratë të ndahen, si dhe mund të falen së bashku. “Tjetër është se prej xhelozisë së tepërt.

I ndajnë artificialisht me disa shamia të zeza, por realisht nuk është obligim me u nda”, ka thënë ai. Gashi ka shtuar se përderisa në Qabe, që është baza dhe zemra e Islamit nuk është e detyruar ndarja.

“Nëse mund të bëjmë anologji dhe në xhamiat e tjera unë them se nuk është e obliguar të ndahen burrat dhe gratë”, tha Hoxha.

“Preferohet sepse në shumicën e rasteve nuk mohohet që në kohen e profetit Muhamed, së pari është falur Profeti Muhamed, pastaj burrat, pastaj gratë“, tha ai.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu