Florian Marku ka triumfuar sot në ringun e improvizuar në “Air Albania” duke vazhduar serinë e sukseseve të tij të jashtëzakonshme.
Florian Marku renditet në vendin e 43 në botë në peshën ‘welterweight’, ndërsa deri më tani ka zhvilluar si boksier profesionist 12 ndeshje, 11 prej të cilave i ka fitore dhe 1 barazim. Ndërkohë meksikani Parra ka dyfishin e ndeshjeve të Florianit, 24, 22 prej të cilave fitore dhe 2 humbje. Gjithsesi ai është klasifikuar në peshën ‘super light’ dhe mban vendin e 260.

Fitorja e Florian Markut, Rama publikon foton e kampionit me ‘plis’ në kokë
Fitorja e Florian Markut, Rama publikon foton e kampionit me ‘plis’ në kokë
Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur fitoren e boksierit Florian Marku. Kreu i qeverisë ka publikuar një foto, ku shihet kampioni Florian Marku me plis në kokë.Florian Marku fiton ndeshjen në ‘Air Albania’, ‘mposht’ meksikanin, fiton titullin ‘WBC’
Ndeshja në ‘Air Albania’, Florian Marku gjakos kundërshtarin
Vijon ndeshja në stadiumin “Air Albania” ndërmjet boksierit shqiptar Florian Marku dhe meksikanit Miguel Parra Ramirez. Boksieri meksikan shfaqet i gjakosur gjatë ndeshjes.VIDEO/ Momente paniku në ‘Air Albania’, boksieri shqiptar përfundon pa ndjenja në mes të ringut
Ndeshja e boksit në ‘Air Albania’, Lorik Cana dhe Igli Tare zënë vendet pranë Ringut (VIDEO)
FOTO/ Mbërrin në ‘Air Albania’ Florian Marku, pritet me entuziazëm nga tifozët
Në pritje të ‘duelit’ të Florian Markut! Në ‘Air Albania’ zhvillohen ndeshjet për të rinjtë, më shumë se gjysma e stadiumit ende bosh
‘Ndizen’ dorezat e boksit në Air Albania, zhvillohet ndeshja e parë! Ja kur pritet të jetë ‘dueli’ i Florian Markut (VIDEO)
- 1- Marinela Cani-Gulaj Bazdogan
- 2- Gelian Rojku-Sinan Gungor
- 3- Mateo Çelo – Radoslav Mitev
- 4- Leandro Xhelili – Viktor Lukas
- 5- Patricio Santini – Danier Ibarguen
- 6- Muhamet Qamili – Jin Kaisedo
- 7- Spiridhon Ymeri – Dmitro Berezni
- 8- Stiven Leoneti Dredhaj – Aleksandar Petroviç
- 9- Amarildo Vraja – Borislav Velev
- 10- Florian Marku – Miguel Parra Ramirez



















































