ARKIVI:
24 Korrik 2026

Pavarësisht bindjeve të mia politike, sa kohë që jemi në luftë me Serbinë, unë Gani Geci jam ushtar i Republikës së Kosovës

Shkrime relevante

Telefoni mobil – mjet i dijes apo robërues i kohës sonë?

Prof. Dr. Sabri Tahiri, Gjilan _____ Jetojmë në epokën e teknologjisë, ku telefoni...

Kur retorika zë vendin e diplomacisë

Isuf Bajraktari, Suedi Në politikën ndërkombëtare, fjalët nuk janë thjesht mjete komunikimi;...

Blerim Nika reagon ndaj keqërdorimit islamik të varrimit të një polici

Blerim Nika  REAGIM PUBLIK Pamjet ku pjesëtarë të Policisë së Republikës së Kosovës,...

Shpërndaj

Në foto: Gani Geci dhe Albin Kurti

Gani Geci, ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga LLausha e Skenderajt, dhe ish-deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, përmes një postimi në fb, e ka ftuar presidenten e Republikës së Kosovës Vjosa Osmanin, që të jetë përkrah kryeministrit Albin Kurti në dialogun me Serbinë.

Një mendje bën sa gjysmë mendje, ndërsa dy mendje bëjnë sa një mendje.

Prandaj, kerkojmë nga zonja Presidente t’i ndihmoj kryministrit Albin Kurtit në negociata me Serbinë, gjithashtu edhe opozita dhe tē gjith ne t’i bashkojmë mendjet për kritika të mirëfillta, sepse jemi në luftë me Rusinë, Serbinë dhe me më shumë se gjysmën e vendeve të lindjes. Nuk duhet te jemi në luftë me njëri tjetrin dhe t’i gëzohemi dështimeve të vendit tonē.

Pavarësisht bindjeve të mia politike sa kohë që jemi në luftë me Serbinë, unë Gani Geci jam ushtar i Republikës së Kosovës dhe i institucioneve tona të dalura nga vota e popullit.

Zoti e bekoftë Kosovën.

Zoti e bekoftë Amerikën.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu