Albin Kurti, për të përditshmen austriake “Der Standard”: Pse nuk mjafton plani i Ahtisarit për serbët

Shkrime relevante

Xhavit Bicaj , themelues i Onkologjisë dhe Radioterapisë në Kosovë

Shënime për Xhavit Bicajn ____ Mjeku, profesori dhe pionieri i Onkologjisë me Radioterapi...

Kanioni i Holtës, mrekulli e egër në zemrën e Shqipërisë

Luan Dibrani, Durrës KANIONI I HOLTËS – NJË MREKULLI E EGËR NË...

“Kurthi” i Bekim Sejdiut, kush fiton e kush humb në “kaosin e kontrolluar”, Abdixhiku apo Kurti?

Prof. Dr. Fadil Maloku, sociolog, Prishtinë Sa ka gjasa që kandidati i...

Një ditë që nuk harrohet në Radavc të Pejës, ka takime që zgjasin disa orë, por kujtimi i tyre zgjat nji jetë

Astrit Qazim Memia, Tropojë Imazhi Shqiptar & Identiteti Kombëtar Mullini i historisë që...

BIA e Serbisë po e shfrytëzon Islamin për agjendat e veta antishqiptare

DOKUMENT: BIA serbe prezente në Kosovë, po e përdorin ISLAMIN? DEBAT...

Shpërndaj

Kreu i ekzekutivit kosovar ka deklaruar se Kushtetuta e Kosovës nuk lejon formimin e Asociacionit mbi baza etnike. Këtu ai ka cituar paragrafin e parë të Planit të Ahtisarit ku thuhet se “Kosova duhet të jetë shoqëri multietnike”.

“Pra, mund të kërkohet bashkim përgjatë maleve të Rugovës apo maleve të Sharrit, por ai nuk duhet të bazohet në identitet kombëtar”, ka thënë Kurti duke shtuar se pyet veten pse marrëveshja e Ahtisarit nuk duhet të jetë e mjaftueshme pasi ajo mbron shumë të drejta të serbëve në Kosovë.

“Kur bëhet fjalë për Asociacionin e Komunave Serbe, dua t’i referohem edhe Bosnje-Hercegovinës. Më 26 prill 1991, 14 komuna me shumicë serbe atje u bashkuan dhe themeluan një shoqatë; më 9 janar 1992 shpallën pavarësinë dhe më 28 shkurt 1992 miratuan kushtetutën, më 14 shkurt 1992”.

I pyetur nëse ka frikë që e njëjta që të ndodh edhe në Kosovë, ai ka thënë se “kam frikë vetëm nga gjërat e panjohura”.

“Jo, nuk e kam frikë. Kam frikë vetëm nga gjërat e panjohura. Por kjo dihet, është një qëllim shumë i qartë”, është shprehur Kurti.

Mes tjerash, ai ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, nuk e dëshiron Asociacionin, pasi sipas tij, nuk mund ta duash atë e të thuash cdo javë “Nuk e njohim shtetin e Kosovës”.

“Ju nuk mund të shërbeni një makiato kafeje pa një filxhan kafeje. Por, të drejtat e pakicave janë një pjesë shumë e rëndësishme e normalizimit të plotë të marrëdhënieve me Serbinë. Pra, kur të arrijmë në atë pikë, Serbia mund të bëjë një propozim se si ta zgjidhë atë. Po kështu do të mund të bëjmë propozime për çështje që i konsiderojmë të rëndësishme për pakicat në Serbi”.

Kurti është pyetur edhe për deklaratën e Vuçiqit, i cili e ka quajtur “llum terrorist”.

Këtu kryeministri kosovar është shprehur se Perëndimi nuk e trajton njësoj si presidentin e Serbisë.

“Në përgjithësi, nuk ndjej se më trajtojnë njësoj”, ka thënë Kurti teksa ka shpjeguar pse ndihet kështu.

“Perëndimi ka njëfarë frike nga potenciali destabilizues i Serbisë – dhe nga ana tjetër, ekziston naiviteti të mendosh se Serbia mund të detyrohet të kthehet përsëri në Perëndim së shpejti”.

Prandaj, sipas vlerësimit të tij, të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor – Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Bosnjë-Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Serbia – “po bien në një gropë, skajet e së cilës janë aktualisht pritshmëri të ulëta të Vuçiqit, por pritshmëri të larta afatmesme prej tij”.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu