ARKIVI:
10 Mars 2026

Të gjitha llojet e asociacioneve (serbe) janë vdekjeprurëse për Kosovën

Shkrime relevante

Sulmi i frymëzuar nga ISIS pranë shtëpisë së Mamdanit në Nju Jork

Hans Rustad / Document.no Policia ndalon Emir Balatin pasi ai u përpoq...

A janë të detyruar deputetët që të qëndrojnë në sallë dhe të marrin pjesë në votim?

Prof. Dr. Kolë Krasniqi, ekspert i sigurisë, Pejë Sipas Kushtetutës së Republikës...

Fillimi i fundit të perandorisë politike kurtiane

Agron Mani, Ferizaj A është sot Vjosa Osmani vaksina kundër përhapjes së...

Të drejtat e gruas jashtë botës perëndimore: regresi ligjor dhe beteja për të drejta njerëzore edhe pas 8 Marsit

Shqipe Bytyçi, poete, Zvicër Të drejtat e grave nuk janë vetëm çështje...

A është Kosova republikë, apo juristokraci, pyetja është tani…?

Agim Vuniqi, Vashington “Juristokracia i referohet një sistemi qeverisjeje ku gjyqtarët e...

Shpërndaj

Aurel Dasareti, ekspert i shkencave psikologjike-ushtarake, SHBA

Duhet refuzuar. Asociacioni pa kompetenca ekzekutive, apo me kompetenca ekzekutive,  faktikisht është i njëjtë. Është vetëm çështje kohore, kur gradualisht (në një proces gradual), ai pa kompetenca do bëhet me kompetenca.  

*** 

Përndryshe nuk do të ngriheshe e gjithë bota e egër serbe dhe ledhatuesit e tyre nga i gjithë rruzulli tokësor t`u bëjë presion(kërcënime) shqiptarëve që ta formojnë. Ndërkombëtarët: ambasadorë, qeveritarë, kalemxhinj e “ndërmjetësues” në dialog me nazistët, terroristët mbrojnë interesat e vendeve të tyre apo ato personale, frikësohen nga Rusia e Putinit, prandaj shumica prej tyre përkëdhelin Serbinë – brekët e Rusisë. Në këtë lojë ping-pong Kosova (shqiptarët në përgjithësi) bëhet peng. 

*** 

Vullneti i lirë i futur si metodë bazë në psikanalizë, ndryshe, tekat e lira, të quajtura gjithashtu shoqërim i lirë (shoqatë-asociacion), është t’i lejosh idetë, mendimet, kujtimet, imazhet dhe të ngjashme të regjistrohen lirshëm në vetëdije, pa asnjë përpjekje për kontroll, censurë ose kontroll të vullnetshëm, por përkundrazi t’i lejosh “mendimet të lëvizin”, si në ëndrrat me sy të hapur dhe fluturim të ideve. 

** 

Asociacioni pa kompetenca ekzekutive(“zajednica” e pushtuesve serb në midis të Kosovës) gradualisht do forcohet dhe do bëhet Asociacion me kompetenca ekzekutive. 

Ashtu si rritja e thonjve, kur i prisni, nuk mund ta gërvishtni dikë, por kur (gradualisht) të rriten pas disa ditësh mund të sakatosh kundërshtarin tënd. 

*** 

PS: Më poshtë disa fragmente nga shkrimet e mia të mëparshme, në të cilat kam përmendur shprehjen “gradualisht”:  

Gradualisht të ardhurat e tij u konfiskuan, ai duhej të hiqte dorë nga qëndrimi në… 

Ai donte të përvetësonte gradualisht gjuhën e huaj (…) në një gjuhë të veçantë (…) të popullit të tij.  

Tani u krijua një standardizim gradual i shënimeve matematikore, jo pak i ndikuar nga veprat e… 

Ai u bë gradualisht i verbër… 

Proces gradual. Që nga ardhja në pushtet e Hitlerit në Gjermani në janar 1933 deri në shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore në shtator 1939, hebrenjtë u diskriminuan ligjërisht, ekonomikisht (…) dhe kushtet në të cilat jetonin u përkeqësuan gradualisht, duke u bërë gjithnjë e më brutale. Me kohën…shumë u vranë, gjenocid…  

Liria duhet të përparojë gradualisht, atëherë do të zgjasë më gjatë. 

Robëria që përparon gradualisht, bëhet më e egër dhe zgjatën më gjatë. 

***

A  mendoni se është mirë t`i  respektojmë ata tradhtarë, bajga kundërmuese (të vetëshpallur politikan e qeveritar) të Kosovës, të cilët faktikisht dëshirojnë shuarjen e shqiptarëve, dhe që në bashkëveprim me armikun e egër, duke shkelur mbi gjakun e të masakruarve gjatë vitit 1998/99, para disa viteve, në Kuvendin e Vendit, miratuan copëtimin e Kosovës, të maskuar si “asociacion”?! Bajgat kanë kryer veprën penale më të rëndë: Tradhti ndaj Vendit.

Unë nuk respektoj kriminelët duke i quajtur zotëri/zonja. Ata janë mbeturina. Një shtet i mirëfilltë do t`i arrestonte menjëherë dhe do të viheshin përpara gjyqit ushtark…

Në kohë paqeje, çështjet penale ushtarake (kundër tradhtarëve që bashkëpunojnë me armikun) sot gjykohen nga gjykatat e zakonshme. Në luftë çështje të tilla gjykohen nga gjykatat speciale ushtarake. Dhe, Serbia (akoma është në luftë) përpiqet për të ripushtuar Kosovën. Apo jo?

PS: Të kuptohemi, nuk i gjeneralizoj sendet, fjalët e mia u drejtohen vetëm atyre (tradhtarëve) që e gjejnë veten në këtë përshkrim. Asnjë prej kuislingëve shqipfolës që votuan “republikën Serbe” në midis të Kosovës (asociacionin- “zajednica”) nuk mund të arsyetohet me llomotitjet: “më detyroi Hashimi, më detyroi Mustafa”…

Një lopatë duhet emëruar si lopatë e jo diçka tjetër.  

Djalli Hashim Thaçi dhe mumia Isa Mustafa, nuk e nënshkruan asociacionin (bashkimin e botës serbe – një Serbi në midis të Kosovës) sepse ishin të pandërgjegjshëm, por sepse janë kriminelë proserb, të korruptuar dhe shantazhuar, mercenarë, tradhtarë, kuisling në shërbim të armikut-pushtuesit barbar.

***

PS: Është faji i indiferencës së shqiptarëve të Kosovës, që me dekada lejuan të “qeverisin” (shkatërrojnë)  vendin disa bajga kundërmuese, të cilët duke keqpërdorur ndërtesën e Kuvendit miratuan “zajednicën”, një serbistan serbo-sllav-karpatian brenda Dardanisë-ilire-shqiptare. 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu