“E kemi lanë qëllimisht të paasfaltueme, se me e asfaltue pamderpremje deri ne maje vershojne me makina te vogla e flliqin token …”

Shkrime relevante

Thirrje për ndihmë rreth botomit të librit të Bajram Kabashit, “Shqiptarët në luftë me Islamin Global”

Luan - Asllan Dibrani, Durrës APEL PUBLIK PËR MBËSHTETJEN E GAZETARIT DHE...

Filozofia e A. Dugin dhe filozofia e protestës së ashtuquajtur “studentore”

Pirro Prifti, Tiranë Pra disa ditesh Aleksander Dugin nje filosof rus pranë...

Dhimitër Orgocka (1936 – 2021), biografi e bazuar në dokumentet e arkivit personal dhe të atyre që e njohën

Nga:Klajdi Lulollari ____   DHIMITËR ORGOCKA (1936–2021), e para biografi bazuar në dokumentet e...

Për Gjergj Fishtën në 155 vjetorin e lindjes

Ismet M. Hasani, Suedi                              Kushtuar At’ Gjergj Fishtës O. F. M....

Shpërndaj

Nga: Ilir Seci, Irvington, New York
…Ne fund te muejit Maj 2021 bashke me djalin tem të madh u ngjitem në Majen Mauna Kes në ishullin e madh Hawaii,(4207 metra naltësi), deri në naltesine 2750 metra ishte udha e makines e rregullt, e asfaltueme dhe e ndame në dy kalime…aty në naltesine 2750 metra gjindej qendra e vizitoreve,(Visitors Center), ku ishte nje parking per automjetet, zyrat e personelit të “Parkur Mauna”,(Park Rangers), ishin edhe banesat e personelit te Observatoreve qe gjinden ne maje te malit Mauna Kea…Aty te Qendra e Vizitoreve mbaronte rruga e asfaltueme dhe prej aty e nelt ishte rruge e pa asfaltueme,(dirt road), dhe nuk ishte e mbajtun. Ne fillim me bani pershtypje sepse bahej fjale mos me pase rruge te asfaltueme nje destinacion qe e synojne gjindja nga tane bota plus që ishte e vetmja udhe nëpër te cilen jane ngjite e ngjiten kamionet qe kane trasportue e transportojne pjeset e 13 Observatoreve e Teleskopeve gjigande te vendosun ne majë…
Si ka mundesi?
Mbasi fola me disa punonjes parku,(Park Rangers), e mesova arsyen…
-“E kemi lane qellimisht të pashtrueme” – me tha nji, – “Se me e asfaltue pamderpremje deri ne maje vershojne mileti me makina te vogla e flliqin token me mbeturina…ndersa ne rrugen e vshtire pak kush ka automjet me u ngjite se duhen kamione speciale,(off road), e ato kushtojne.”
-“Sa mire ia paskeni ba” – e pergezova e me mendjen teme ne ate moment shkova ne vendlindje ne Luginen e Valbones ku prej se asht ba rruga e asfaltueme asht mbulue zona në mbeturina…Sa here e kam mendue me veti se me pase mundesi asnji rruge në Alpe nuk e kisha hapë…Arsyeja e thjeshte, mjafton me pa grumbujt e plehnave qe i kanë lanë ne ahishte në Valbone, prej në Kika e dej te Fusha e Gjesë…vjen pushuesi e kodron petpetshin mish të pjekun e ushqime sa ti nxanë, birra, raki e Coca-Cola e mbasandej i len mbeturinat aty ku ka hangër, mendja si shkon me ldirë vendin mbas veti…si më ka pase thane para do vjetëve nji plak gjakovar :
– “Send ma te zorshem se shqiptari i ngimë nuk ka në tanë dyje.”

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu