Kryeministri Kurti u mirëprit në takim nga Sekretari i Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinali Pietro Paroli

Shkrime relevante

Thirrje për ndihmë rreth botomit të librit të Bajram Kabashit, “Shqiptarët në luftë me Islamin Global”

Luan - Asllan Dibrani, Durrës APEL PUBLIK PËR MBËSHTETJEN E GAZETARIT DHE...

Filozofia e A. Dugin dhe filozofia e protestës së ashtuquajtur “studentore”

Pirro Prifti, Tiranë Pra disa ditesh Aleksander Dugin nje filosof rus pranë...

Dhimitër Orgocka (1936 – 2021), biografi e bazuar në dokumentet e arkivit personal dhe të atyre që e njohën

Nga:Klajdi Lulollari ____   DHIMITËR ORGOCKA (1936–2021), e para biografi bazuar në dokumentet e...

Për Gjergj Fishtën në 155 vjetorin e lindjes

Ismet M. Hasani, Suedi                              Kushtuar At’ Gjergj Fishtës O. F. M....

Shpërndaj

Vatikan, 22 qershor 2023

Në Vatikan, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar  nga Përfaqësuesi i Republikës së Kosovës për Selinë e Shenjtë, Vehbi Miftari dhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, u takua edhe me Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinalin Pietro Paroli. 

Forhåndsvisning av bilde

Ai e njoftoi për sukseset e Kosovës dhe progresin në Kosovë, sidomos në dy vitet e fundit, si dhe për orientimin Euro-Atlantik të saj dhe për përkushtimin e palëkundur ndaj vlerave demokratike. 

Forhåndsvisning av bilde

Në takim u diskutua për raportet historike me Vatikanin dhe për historikun e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Vatikanit. Kryeministri theksoi rëndësinë e avancimit të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy shteteve dhe rolin pozitiv që njohja nga Vatikani do ta kishte për shtetin, shoqërinë dhe popullin e Kosovës, për rajonin dhe për paqen e qëndrueshme. 

Forhåndsvisning av bilde

Kryeministri Kurti dhe Sekretari i Shtetit, Kardinali Paroli folën edhe për procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe për zhvillimet e fundit në kuadër të tij. Kryeministri tha se zgjidhja dhe rruga përpara është zbatimi i plotë, i shpejtë dhe pa kushte i Marrëveshjes Bazike të 27 shkurtit dhe Aneksit të saj të dakorduar me 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Ai shtoi se Kosova është dëshmuar në vazhdimësi palë konstruktive për gjatë gjithë procesit dhe gjatë fazave të negocimit të marrëveshjeve.

Forhåndsvisning av bilde

Pas këtij takimi, kryeministri Kurti ka përfunduar qëndrimin e tij në Itali dhe vizitën e tij zyrtare në Vatikan. Nga atje ai ka udhëtuar për në Bruksel për të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Josep Borrell.

Forhåndsvisning av bilde

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu