ARKIVI:
7 Mars 2026

Shefi i NATO-s , Stoltenberg, nesër në Prishtinë takon kreun e shtetit Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin

Shkrime relevante

I forti dhe i ligu në shoqëri dhe servili në detyrë

Nga Safet Sadiku _____ Në shoqëritë ku administrata shtetërore është e dobët, ku...

Izraeli ka hakuar kamerat e trafikut të Teheranit dhe përdori AI për të planifikuar vrasjen e Khamenei

Ali Khamenei nuk është më. Foto: Khamenei.ir Arnt Jensvoll / Document.no Sulmi ndaj...

Nga Mësonjëtorja e Korçës te Shkollat Shqipe në Diasporë

(7 Marsi – Dita e Mësuesit) Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë 7 Marsi është një...

Arsyetimi, manipulimi, kontrolli i pushtetarëve

Nga: Aurel Dasareti Gënjeshtra kur një person me pushtet e arsyeton vetveten...

Shpërndaj

Bruksel, 30 qershor – Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Z. Jens Stoltenberg nesër do të gjendet në Prishtinë për një vizitë njëditëshe për tu njoftuar me situaten aktuale të sigurisë dhe politike në Kosovë, kanë njoftuar zyrtaret e NATO-s nga Brukseli për gazetën zvicerane ne shqip Le Canton27.ch.

Mësohet se pos përfaqësuesve të institucioneveve të Republikës së Kosovës, Presidentes dhe Kryeministrit, Stoltenberg do të takohet edhe me Komandantin e KFOR, Gjeneral Major Franco Federici dhe Drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (Gjeneral Brigade Frank Best).

Sekretari i Përgjithshëm do të marrë pjesë në takime bilaterale me znj. Vjosa Osmani, z. Albin Kurti (Secretary General will attend bilateral meetings and Ms. Vjosa Osmani, Mr. Albin Kurti) si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve dhe komuniteve.

Gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch ka mësuar nga burimet nga Brukseli se temë e bisedimeve gjatë këtyre takimeve gjatë vizitës së sekretarit të përgjithshëm  të NATO-s do jetë pos situata e sigurisë, edhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë si dhe roli i FSK-së në rajon dhe bashkëpunimi me NATO-n.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu