ARKIVI:
25 Prill 2026

Valon Syla nuk është vetëm

Shkrime relevante

Elisa Spiropali e sjell letrën e Rexhep Qosjes në aktivitetin për 90-vjetorin e Ismail Kadaresë, pas vdekjes

Elisa Spiropali, ish-ministre e Jashtme e Shqipërisë, Tiranë  TË ZGJUARIT JANË BASHKË...

LVV fton PDK-në dhe LDK-në që të propozojnë tre emra, nga të cilët do të mund të zgjidhet Presidenti i ri

Sadri Ramabaja, Prishtinë Kur me një akt të urtë sjell dritën në...

Politikë pa parime

Rafuna Mevi, Londër Sikur Machiavelli të rikthehej në jetë, e të kishte...

The Evening Post (1936) / Historia e rrallë e koleksionistit të autografeve me Mbretin Zog

Burimi : Revista finlandeze “Eeva”, 1 janar 1936, faqe n°10 Nga Aurenc Bebja*,...

Rishikimi i trashëgimisë toponimike në hapësirën shqiptare

Prof. Dr. Sabri Tahiri, Gjilan Një domosdoshmëri shkencore, kulturore dhe institucionale për...

Shpërndaj

Fahri Xharra

shkruan Fahri Xharra

(Së pari ngushllime të pëzemërta për viktimat  e Kosovës në Sl. Brod, dhe ngushllime Agjensisë në zë ” Deva Tours” nga Gjakova )

E shkrova që Valon Syla nuk është vetëm sepse valonsyla kemi në të gjitha segmantet e shoqërisë kosovare; i kemi në universitete, në Akademi, i kemi në mjediset pamore dhe ato që dëgjohen , i kemi në rrjetet sociale, të cilët qoftë mga smira, qoftë nga shpirtëngushtësia janë në shërbim të qoftëlargut.
Si mendoni që Valon Syla të jetë çdo natë në Tv dhe pastaj në rrjetet sociale, me temë të caktuar, temë për të cilën është i porositur ? Kjo nuk është e rastit , nuk është humor i pa krypë por një ofendim që i bëhët  gati një milion mërgimtarëve duke u tallur me ata, duke i ofenduar, shkurt duke i “shpallur” si të pa dëshirurar në vendlindjen e tyre.
Të dhëmbë zemra kur e sheh atë njeri duke folur dhe çdo herë  të njejtën temë. Ashtu i pa penguar asnjë herë flet e flet çdo mbrëmje ky i lënduar në kokë.
Por ai nuk është vetëm ,atij i rrinë shumë veta mbrapa duke e “furnizuar” me goditje të reja dhe duke i dhënë hapësirë . Mjerë kombi, mjerë intelektualët mjerë….
Të sqarohemi pse shkuam në mërgim ? ( sepse edhe unë isha mbi 15 vjet )?
Na detyroi varfëria , presioni politik serb, vrasjet, lufta.
Por si do të ishtë Kosova pa mërgimtarë ? Kush e financoi në Fondin e 3%-shit ? Kush e ndihmoi dikur TV e Prishtinës të mbijetojë ? Kush e financoi Luftën e UÇK-se me para dhe  me ushtarë?

– Ja këta ishin mërgimtarët.
Sa të dobët dhe të pa moralshëm që jemi ! Shitemi dhe stërshitemi për pak para. Marre na qoftë. Turp na qoftë !
Dhe të gjitha ato të mira që na i sollën mërgimatrët ( gyrbetçarët ) ne jo vetem qe i harrojme por edhe tallemi me ta.
Edhe diçka, po mos të ishin mërgimtarët, si do të jetonin familjet e tyre këtu në Kosovë ? Edhe me e rënda sikur Perëndimi të mos na i hapte dyert, dhe të gjithë të ishim në vendin tonë, si do të përfundonin gjërat?
Çka do të  kishim  ngënë , si do të ishim veshur dhe mbathur ?  Shkurt nuk do të dilnim nga zgjedha serbe, dhe të kënaqeshim me primitivizmin e trashëguar turko- serb.
Ra kjo fatkeqësi dhe pamë se çdo të thotë të jesh mërgimtar, dhe kemi valonsyla në mesin tonë.

Gjakovë, 25.07.21

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu