Pusho në amshim Don (Ndue) Antonio Bellushi , apostull i Shqiptarizmës!

Shkrime relevante

Kosovës i është marr peng gjithëçka, e para së gjithash integriteti kombëtar, sepse 94 përqind Shqiptarë nuk mund të vendosin pa 6 përqind minoritar!

Nga: Shqiprim Pula ___ BUZËQESHJET KINEZE ___ Autoritetet politike të kohës së pasluftës, me pak...

Integrimi i “gabuar” !

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë Kur një popull fillon të integrohet...

“Shqiptar” si term: Shqiptarët në mendimin osman të shek. XVIII

Uğur Bayraktar , Turqi ____ Ky artikull shqyrton diskursin që burrështetasit dhe...

Në Shkodër, nën drejtimin e Ndue Sanajt, u zhvillua ceremonia e vendosjes së pllakës përkujtimore në vendin ku, në vitin 1859, Marie Mici, hapi...

Nikolle Loka, Shkodër ____ Shkodër – Sot, me angazhimin e Shoqatës Atdhetare “Dukagjini”,...

Muslimanët kërcënojnë me grevë në Venedik pas refuzimit të projektit për xhami

Arnt Jensvoll, Document.no Muslimanët bangladeshas në Venecia kërcënojnë me grevë dhe protesta...

Shpërndaj

Nga Frank Shkreli

  • Prift, Shkrimtar, Gazetar, Entolog e Pedagog Arbëresh

“Në ballkonin tim vazhdojnë të valëviten tre flamujt: shqiptar, kosovar, dhe ai italian. Ndërsa në bibliotekën time, portretet si ajo e Skënderbeut, Aleksandërit, Pirros, Adem Jasharit, për mua janë ndihmë, burim force e sensibilizimi që kjo Arbëri e arbëreshëve të jetë e përjetshme e mos të vdes kurrë!”  – At Antonio Bellushi.

Ndërroi jetë At Antonio Bellushi një kolos i shqiptarizmës. Bota Arbëreshe, Shqipëria dhe Kosova mbajnë zi për kalimin në amshim të Dom Antonio Bellushit, ARBËRESHIT nga Kosova, siç e njihte komuniteti shqiptaro-amerikan gjatë dekadave të fundit – sepse liria dhe të drejtat e shqiptarëve në Kosovë ishin bërë pjesë e pa ndarë e jetës dhe e kryqëzatës së tij në mbrojtje të shqiptarëve kudo, sidiomos gjatë viteve të luftës në Kosovë. Ishte një mbrojtës i vendosur i Kosovës gjatë njërës prej krizave më të rënda historike të Kombit shqiptar.  Ai merrte pjesë shpesh në shumë takime dhe raste kombëtare të komunitetit shqiptaro-amerikan. Me At Antonio Bellushin, ishte gjithmonë kënaqësi të takohesh. Të në praninë e tij, ishte një përvojë e vërtetë patriotizmi — një rast frymëzimi i vërtetë atdhedashurie. për të gjithë.

Të shpejta qenë reagimet nga mbarë bota shqiptare për lajmin se At Bellushi ndërroi jetë, pas një sëmundjeje të rëndë, në moshën 90-vjeçare.

Antonio Bellushi duke e marrë titullin e nderit nga Presidentja Vjosa Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani shprehi ngushëllimet e saja për ndarjen nga jeta të Dom Antonio Bellushit me një deklaratë në rrjetët sociale: “Me dhimbje të thellë mora lajmin për kalimin në amshim të at Antonio Belushit, veprimtarit të paepur të çështjes shqiptare, i cili përveç se kultivoi me pasion gjuhën arbëreshe, nga vitet ‘90, bashkë me Presidentin Rugova e veprimtarë të tjerë, e mbrojti të drejtën e shqiptarëve për liri.  Ndarja e tij nga jeta është humbje e madhe për familjen e miqtë, Kishën Arbëreshe, institucionet e popullin arbëresh të Kalabrisë e gjithë Italisë së Jugut. Si Presidente e Kosovës kam pasur nderin ta takoja në bibliotekën e pasur të tij, të cilën e krijoi dhe e mbajti me aq përkushtim deri në vdekje. Kur ia akordova shtetësinë e Kosovës, ishte i stërlumtur, sepse iu plotësua dëshira e tij jetësore.  I përhershëm qoftë kujtimi për at Antonio Belushin”, përfundon Presidentja Osmani reagimin e saj në emër të Republikës së Kosovës, me rastin e ndërrimit jetë të Antonio Bellushit, — në emër të Kosovës, për të cilën ai punoi e veproi me gjithë shpirt për dekada, sidomos në bashkpunim me komunitetin shqiptaro-amerikan.          

Në një reagim të shpejt e të shkurtër, me këtë rast, Dom Lush Gjergji i Kishës Katolike Shqiptare në Kosovë, duke iu drejtuar atij me fjalët “Mik dhe vëlla i dashur Atë Ndue (Antonio)” shkruan se,  jeta e At Antonio Bellushit ishte “Një jetë e gjatë shumë e begatshme, me plot fryte, zell, angazhim, frymëzim, do të them edhe entuziazëm unik në të mirë dhe dobi të Popullit tonë ilir, arbëror e sot shqiptar. Ai ka qenë mbi të gjitha prift arbëresh i ritit lindor apo bizantin, gazetar, publicist, etnograf, shkrimtar, udhëpërshkrues, pedagog, bibliotekar, mbi të gjitha i dashuruar në Zotin, Kishën Katolike, në Popullin tonë”. Dom Lush Gjergji e ka njohur mirë At Antonio Bellushin, në jetë dhe veprimtaritë e tija, por njihte dhe shpresat e tij për Kombin shqiptar, se e ardhmja e këtij kombi të lasht do të jetë në skenën botërore për të mirën e tij dhe të tjerëve:  Porosia e tij ishte e qartë, largpamëse dhe profetike, kujton Dom Lush Gjergji: “Ne mbijetuam për të dëshmuar lashtësinë, historinë, autoktoninë, mbi të gjitha Provaninë e Zotit dhe historinë tonë tejet të lavdishme në krye me Gjergj Kastriotin – Skënderbeun tonë… Populli ynë tash e tutje do të jetë në skenë për të mirën tonë dhe të tjerëve, të gjithëve…” Kaloi në amshim arbëreshi Atë Antonio BELLUSHI (1934 – 2024) (drita.info)

E sjellim këtë shënim të shkurtër e modest për të kujtuar dhe nderuar Arbëreshin e Madh Don Antonio Bellushin në ditën e shkuarjes së tij në amshim. Sepse i kemi shumë borxhe këtij burri të madh – por jo vetëm At Antonio Bellushit, por të gjithë arbëreshëve të Italisë, të cilët brez pas brezi, për më shumë se 500-vjet në dhe të huaj, kanë ruajtur gjuhën shqipe, traditën dhe kulturën kombëtare do mbahet mend si një përfaqësuesi i denjë i kulturës arbëreshe perëndimore.  Kujtimi i tij do të vazhdojë të ketë një influencë të thellë në komunitetin shqiptaro-amerikan me të cilët ai e ndiente veten si në shtëpine e vet – por edhe do të kujtohet përgjithmonë në zhvillimet e ardhëshme të letërsisë, gjuhës dhe kulturës arbëreshe.

U nda nga kjo jetë një njeri i shumë vlerave fetare, kombëtare dhe kulturore të Arbërisë – një arbër me një idealizëm të pashoqt – që po len familjen dhe shumë miq të tij, anë e mbanë botës shqiptare – me një ndjenë humbjeje të thellë dhe të pazevendsueshme – sidomos në mërgatën shqiptaro-amerikane të cilën e donte fort.

Pushofsh në paqe Dom Antoni (Ndue) Bellushi!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu