ARKIVI:
7 Mars 2026

Raport Hulumtues-Ndryshimet e burimeve të terrorizmit në Kosovë

Shkrime relevante

E kam përkrahë Vjosën por ajo kujtofti se s’ka shtet pa qenë hija e saj si bajrak mbi çati!

Nga: Çun Lajçi ___ Mall i kotë për një atdhe të lodhun ___ Me vetveten...

I forti dhe i ligu në shoqëri dhe servili në detyrë

Nga Safet Sadiku _____ Në shoqëritë ku administrata shtetërore është e dobët, ku...

Izraeli ka hakuar kamerat e trafikut të Teheranit dhe përdori AI për të planifikuar vrasjen e Khamenei

Ali Khamenei nuk është më. Foto: Khamenei.ir Arnt Jensvoll / Document.no Sulmi ndaj...

Shpërndaj

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Ju lutem gjeni te bashkangjitur raportin hulumtues të titulluar “Rreziqet e Padukshme: Transformimi i Burimeve të Terrorizmit në Kosovë”, të përgatitur nga Instituti për Siguri dhe Reziliencë – PREVENT.

Ky raport ofron një analizë të thellë mbi format e reja dhe në rritje të terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë. Fokusuar në identifikimin e subjekteve kryesore që propagandojnë këto kërcënime, raporti zbardh se terrorizmi etno-nacionalist është kërcënimi më i madh për sigurinë kombëtare të Kosovës, sidomos përmes organizatave terroriste dhe ekstremiste që operojnë në Veriun e Kosovës. Po ashtu, raporti vë në dukje se, ndërsa institucionet e sigurisë në Kosovë kanë arritur të frenojnë ekstremizmin islamist, ato tani përballen me një sfidë në rritje nga ekstremizmi etno-nacionalist dhe e djathta ekstreme.

Raporti gjithashtu thekson se shtete si Serbia, Rusia dhe Irani, përmes autoriteteve shtetërore të tyre, janë aktivisht të angazhuar në mbështetje të individëve dhe organizatave terroriste në Veri të Kosovës dhe në rajon. Kjo mbështetje përfshin financim, armë dhe mbështetje të tjera që forcojnë ndikimin dhe aktivitetet e grupeve terroriste.

Për të kuptuar më mirë kërcënimet e reja dhe për të adresuar këto sfida, ju ftojmë të shqyrtoni raportin dhe përmbledhjen e gjetjeve kryesore të bashkangjitura. Raporti ofron të dhëna kritike dhe analiza të detajuara që janë të rëndësishme për të gjitha palët e interesuara në përpjekjet për të forcuar sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

Për më shumë informacion dhe për të diskutuar gjetjet e raportit, ju lutem mos hezitoni të na kontaktoni.

Ju falenderojmë për vëmendjen dhe bashkëpunimin tuaj të vazhdueshëm.

Gjithe te mira
Skender Perteshi
Drejtor Ekzekutiv
Instituti per Siguri dhe Rezilience-PREVENT
0038349446405

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. “Po ashtu, raporti vë në dukje se, ndërsa institucionet e sigurisë në Kosovë kanë arritur të frenojnë ekstremizmin islamist…”.

    KURGJA S’KEN BA, perderisa nuk e keni CRRANJOSE EKSTREMIZMIN ISLAMIK ne Kosove, i cili vjen nga anmiqt e mbrendeshem te Kosoves dhe permateper FLASIN SHQIP. Per kete ju duhet te bashkepunoni me DREJTUESIT E KLERIT MUSLIMAN te Kosoves.

  2. O rrenc patologjik qe je paguar me rrejt per llogari te Islamit terrorist. Terorizmi Islamik ne Kosove e ka burimin ne Islamin qe behet ne Kosove …..edhe askund tjeterkund.

    Krejt keto palavra pe Rusia, Turqia, Serbia, Qatari etj…jane pallavra apologjiste. Terorizmi islamik e ka bazen ne Islamin e Kosoves…edhe askund tjeterkund

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu