KFOR-i publikon fotografi duke e monitoruar vijën kufitare me helikopter

Shkrime relevante

Plagjiatori që m’i vjedh edhe fyerjet me të cilat e ofendoj

Lirim Gashi, Prishtinë ____ Ka njerëz që vjedhin ide, ka të tjerë që...

Basil Schader, një figurë e shquar zvicerane e albanologjisë bashkëkohore

Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë Në kujtim të Prof. Dr. Dr. Basil Schader...

Si qenka bota, poezi nga Arif Ejupi

SI QENKA BOTA (Kushtuar zgjedhjeve në Serbi, ku e kaluara ende rëndon...

Shpërndaj

RTKlive

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka publikuar fotografi nga monitorimi i vijës kufitare me helikopter. KFOR-i ka theksuar se këto aktivitete ndihmojnë në promovimin e sigurisë së qëndrueshme për të gjitha komunitetet dhe për të konsoliduar stabilitetin rajonal.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, dhe lirinë e lëvizjes në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i vepron si reaguesi i tretë i sigurisë, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), të cilët janë përkatësisht reaguesi i parë dhe i dytë i sigurisë”, thuhet tutje në njoftim.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu