ARKIVI:
26 Prill 2026

Myftiu i Shkodres Muhamet Sytari urdhnon shkeljen e ligjit të Kuvendit të REPUBLIKES SȄ SHQIPËRISË mbi “ADMINISTRIMIN E ZHURMËS NË MJEDIS”

Shkrime relevante

Kosova miratoi Rezolutë, për Luginën e Preshevës

Sot, Kuvendi i Republikës së Kosovës, për avancimin e përkujdesjes institucionale,...

Vuçiç: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës

Gani I. Mehmeti (A.P / 25 April 2026 - 17:34, Kosova Sot...

Bllokim të deputetevë në Kuvend deri në zgjedhjen e Presidentit!

Florim Zeqa Në demokraci sovrani (populli) është forca mbrojtëse e shtetit dhe...

Palestra e “trurit të mbyllur”, Drenica e Sami Lushtakut !

Lirim Gashi, Prizren DRENICA E SUPËS POLITIKE TË SAMI LUSHTAKUT, ËSHTË PALESTËR...

Shpërndaj

Nga: Paul Tedeschini

Si nji qytetar i vjeter i Shkodrës po paraqes nji problem, i cili preokupon shumë qytetar shkodranë pa dallim besimi.

Ka vite të tana që në Shkodër shkelet ligji, simbas të cilit kufizohen shurmat e ndryshme tej kufinit ligjor 80 decibel si dhe oraret ligjore, që kufizojnë zhurmat në vendet publike (shif tabelen e orareve të ndezjeve të altoparlantave të xhamijave të urdhëruem dhe të publikuem në internet nga myftiu i Shkodres Muhamet Sytari).

Kjo shkelje ligjore bahet tash sa vite rresht nga altoparlantët shurdhues të gjitha xhamijave në Shkoder, gja që kurr ma parë nuk ka pas ndodhë. Reagimet e vazhdueshme të qytetarve per këtë problem shqetësues nuk janë ndigjue fare as nga myftiu i Shkodres Muhamet Sytari, as nga ishkryetarja e Bashkisë Voltana Ademi dhe as nga Kryeministri Edi Rama, të cilve u jam kenë drejtu publikisht në faqen e tyne në facebook me daten 25-07-2017.

Edhe nga pikpamja fetare vetë zevendesimi i zanit t’ambel dhe t’bukur lutës i hoxhës drejtu Hyjsisë nga ballkoni i minares së xhamisë i ndertuem apostafat per këtë qellim, me altoparlanta dhe me aparaturë eletronike me korrent eletrik asht nji banalizim i ndjenjes shpirtnore njerzore të besimitarve si dhe nji instrumenatelizim i besimit fetar per qellime jofetare.

Prandej me këtë leter un i drejtohem persëri myftiut të Shkodres Muhamet Sytari, kryetares së re të Bashkisë së Shkodres si dhe kryeministrit Edi Rama per zbatimin e orareve simbas normave ligjore të perdorimit të altoparlantave per ”Oraret e thirrjes së ezanit të sabahut dhe faljes së namazit farz të sabahut në xhamitë e Shkodrës” si dhe per  respektimin e normave ligjore të lartësisë së Zanit mbrenda normave ligjor, të aprovuara me ligjin Nr.9774, datë 12.7.2007 nga Kuvendi i REPUBLIKES SȄ SHQIPËRISË mbi “PËR VLERËSIMIN DHE ADMINISTRIMIN E ZHURMËS NË MJEDIS” ( http://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2015/04/Ligji-9774-dt.12.07.07-p%C3%ABr-zhurmat.pdf

).

Paul Tedeschini me 06/08/2021

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu