ARKIVI:
18 Qershor 2026

Ish-presdienti Fatmir Sejdiu me rastin e 17 – vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, zbulon detaje interesante dhe jep mesazhe të qarta

Shkrime relevante

Mjegull mbi Tiranë, mjegull mbi Prishtinë

(Kjo poezi satirike pasqyron zhgënjimin qytetar ndaj etjes për pushtet dhe...

Janë Shqiptarët për ty Shqipëri

Nikolin Sh. Lëmezhi, Shkodër

Një “PO” e madhe për gazin amerikan – Një investim në të ardhmen e Kosovës

Prof. Sabri Tahiri, Gjilan Kosova gjendet përballë një vendimi që tejkalon politikën...

Kur politika flet, por shkenca mungon: Si mbeti Kosova pa mendimin e saj energjetik

Agim Vuniqi, Vashington ____ Nga historia e zhvillimit industrial të Kosovës del një...

A po hyn Shqipëria në një fazë të mosbindjes totale qytetare?

Prof. Dr. Fadil Maloku, sociolog, Prishtinë Në traditën e demonstrimeve qytetëruese, apo...

Shpërndaj

Prof. dr. Fatmir Sejdiu me bashkëshorten Nezafete Hoxha Sejdiu, profesoreshë e Gjuhës angleze duke kryer obligimin qytetar.

Nga: Arif Ejupi

Më 17 shkurt 2025 me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës në emisionin “Debat Plus “ në TV “Dukagjini” mysafir ishte Z. Fatmir Sejdiu, profesor me një përvojë mbi dyzetvjeçare i Historisë së shtetit dhe së drejtës në Universitetin e Kosovës, dhe në atë të Tetovës.

Prof. dr. Fatmir Sejdiu, gjatë viteve 2006-2010, ishte President i Parë i Republikës së Kosovës, së njohur ndërkombëtarisht nga 117- vende të botës.

Z.Sejdiu një intelektual i vërtetë dhe burrështetas i rrallë që shquhet nga të tjerët për modestinë dhe afrinë me të gjitha shtresat e qytetarëve të Republikës Kosovës, në këtë emision me dëgjues të shumtë, të gjitha pyetjeve të gazetarit dhe publicistit tashmë të njohur Ermal Panduri, iu përgjigj me një maturi të paparë dhe argumentim bindës, duke filluar nga periudha kur Serbia, më 23 mars të vitit 1989, suprimoi me kërbaç e tanke Autonominë e Kosovës, e deri tek shpallja e Mëvetësisë së saj më 17 shkurt të vitit 2008.

Ata që nuk patën rastin ta dëgjojnë këtë intervistë interesante dhe me mesazhe të qarta në vazhdim mund ta gjejnë video-incizimin me intervistën e plotë.

Qytetarë të nderuar, të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Kosovës Lindore, Krajës dhe Ulqinit dhe Ju, mërgimtarë të dashur që jeni të lidhur shpirtërisht me fatin e trojeve të origjinës u urojmë dëgjim të këndshëm !

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu