ARKIVI:
6 Mars 2026

Kryeministri Kurti mori pjesë në mbrëmjen artistike “Një ditëlindje pa Mirush Kabashin”

Shkrime relevante

Cili është ujku të cilin nuk po e njohim?

Fahri Xharra, Gjakovë Asnjë popull tjetër i botës në të cilën ne...

Transport i fshehtë me pothuajse 1 miliard në ar dhe para për Zelenskyj u ndalua në Hungari

Kiev, Ukrainë 20260225. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyj pret kryeministrin Jonas...

Rugovishtja mes ruajtjes dhe asimilimit gjuhësor

MSc. Adem Lushaj, Deçan (Vështrim rreth librit, Ndryshimi i varietetit gjuhësor (Rasti...

Donna Dafi vjen me superhitin provokues për fuqizimin e grave “Touch Me Like That”

Shtutgart, 7 mars 2026 Skena ndërkombëtare e muzikës pop-dance po tronditet nga...

Shpërndaj

Gjakovë, 23 prill 2025

Në ambientet e Pallatit të Kulturës në Gjakovë, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në mbrëmjen artistike “Një ditëlindje pa Mirush Kabashin”, e organizuar në nderim të jetës dhe veprës së aktorit shqiptar, Mirush Kabashi.

Gjatë kësaj mbrëmje, u hap ekspozita fotografike “Mes teatrit dhe filmit”, u promovua libri “Mirush Kabashi – Sokrati shqiptar” nga autorja Driada Dervishi, si dhe u shfaq filmi dokumentar “100 maska 1 shpirt”, me regjisor Eliodor Markja.

Në fjalën e tij, kryeministri Kurti gërshetoi figurën e Mirush Kabashit, si figurë patriotike dhe artistike, për të cilin tha se do të studiohet për breza me radhë.

“Mirush Kabashi i ka bërë të dyja: ka qenë një shqiptar patriot në njërën anë, por edhe në anën tjetër një artist i madh, përtej Shqiptarisë si të tillë. Interpretimi i tij si Sokrati prej antikitetit thua se na e rikthen këtë ndërlidhje të jetës së tij me përplot dallgë e mundime, tragjedi familjare dhe një shpirt, i cili nuk jepet asnjëherë saqë është i gjallë edhe sonte këtu midis nesh përmes veprës që e ka lënë dhe përmes trashëgimisë që do të studiohet edhe për shumë e shumë vjet nga breza që do të vijnë dhe pas nesh”, tha kryeministri.

Gjithashtu, ai shprehu admirimin e thellë për artistin Mirush Kabashin, veçanërisht siç tha edhe kryeministri “në një kohë kur po përpiqemi që atë që e ka lidhur edhe jeta e tij familjare, Gjakovën e Shkodrën, t’i bëjmë bashkë edhe me një lidhje hekurudhore, sepse siç do të thoshin shkodranët “Kur bashkohet Shkodra me Gjakovën, Gjakova me Shkodrën, atëherë restaurohet zemreku i kombit shqiptar”, përmbylli kryeministri Kurti fjalën e tij në kuadër të kësaj mbrëmje të veçantë artistike.

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti:

Mirëmbrëma të gjithëve!

Unë me kaq sa pashë u kënaqa dhe është një nder i madh që jemi bashkë sonte këtu.

Ju kërkoj falje që u vonova për shkak se ishim në Prizren, në dy aktivitete atje.

Pa dyshim që ka një lidhje të fuqishme dhe të vjetër midis politikës dhe teatrit, saqë besoj se kanë të njëjtën moshë prej antikitetit. Edhe politika është një lloj shfaqjeje ku njerëzit shprehen, shpalosin shpirtin e tyre, qëllimet, por në të njëjtën kohë edhe politika ndikon te teatri, te kultura, tek ajo se çka ndodh në jetën tonë shpirtërore, se si zhvillohet shoqëria varësisht prej ëndrrave dhe dëshirave që kanë njerëzit.

E Mirush Kabashi i ka bërë të dyja: ka qenë një shqiptar patriot në njërën anë, por edhe në anën tjetër një artist i madh, përtej Shqiptarisë si të tillë. Interpretimi i tij si Sokrati prej antikitetit thua se na e rikthen këtë ndërlidhje të jetës së tij me përplot dallgë e mundime, tragjedi familjare dhe një shpirt, i cili nuk jepet asnjëherë saqë është i gjallë edhe sonte këtu midis nesh përmes veprës që e ka lënë dhe përmes trashëgimisë që do të studiohet edhe për shumë e shumë vjet nga breza që do të vijnë dhe pas nesh.

Andaj, unë jam këtu para jush, jo në një shfaqje po si një politikan, i cili shpreh admirimin më të thellë për Mirush Kabashin, në një kohë kur po përpiqemi që atë që e ka lidhur edhe jeta e tij familjare, Gjakovën e Shkodrën, t’i bëjmë bashkë edhe me një lidhje hekurudhore, sepse siç do të thoshin shkodranët “Kur bashkohet Shkodra me Gjakovën, Gjakova me Shkodrën, atëherë restaurohet zemreku i kombit shqiptar”.

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Hello there

    I wanted to reach out and let you know about our new dog harness. It’s really easy to put on and take off – in just 2 seconds – and it’s personalized for each dog.
    Plus, we offer a lifetime warranty so you can be sure your pet is always safe and stylish.

    We’ve had a lot of success with it so far and I think your dog would love it.

    Get yours today with 50% OFF: https://caredogbest.com

    FREE Shipping – TODAY ONLY!

    Best regards,

    Camille

  2. Hey

    I wanted to reach out and let you know about our new dog harness. It’s really easy to put on and take off – in just 2 seconds – and it’s personalized for each dog.
    Plus, we offer a lifetime warranty so you can be sure your pet is always safe and stylish.

    We’ve had a lot of success with it so far and I think your dog would love it.

    Get yours today with 50% OFF: https://caredogbest.com

    FREE Shipping – TODAY ONLY!

    Sincerely,

    Marisa

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu