Reshat Sahitaj, Prishtinë, më 24 mars 2025
1. CIKLI/ NGA PLUHURI I HARRESËS – Këngëtari NJAZI BYTYQI
Eshtë këngëtari i parë që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e këngës zbavitësese në tërë ish Jugosllavinë. Gjatë viteve të ’70-ta në ish Jugosllavi këngëtarët më të njohur ishin Misho Kovaç, Tereza Kesovia, Zdravko Qoliqi…., por që në Festivalin e Vernjaqka Banjes ku bëhej seleksionimi për Eurovizion, Njazi Bytyqi e zuri vendin e dytë pas Tereza Kesovia. Tereza Kesovia u seleksionua për ta përfaqësuar Jugosllavinë nê Eurovizion dhe zyri vendin e 8 më dukët. Kësaj këngëtare policia serbe ia ka djegur shtepinë gjatë luftës Serbi-Kroaci.
Paraqitija e Njazi Bytyqit në këtë garë për Eurovizion, i la pa frymë jurinë e veçmas publikun shqiptar dhe mbarë jugosllav.
Kënga e Njazi Bytyqit TI EJA E DASHUR u bë hit dhe e përmbysi këngëtarin serb Zdravko Qoliqin dhe kengën e tij “Gori vatra” që shqiptarët e këndonin më kënaqësi.
Vajzat shqiptare të atyre viteve që “çmendësihn” pas bukurisë fizike të Zdravko Qoliqit, filluan të “çmendëshin “ pas bukurisë fizike dhe zërit të ëmbël të Njazi Bytyqit. Rina shqiptare që më zë të ulët këndonin tekstin e këngës “Gori vatra josh u nama” automatikisht e zëvëndësuan më “Ti eja , e dashur se unë të dua”.
Famën e këngëtarit tonë Njazi Bytyqi do ta shuante në heshtje, sistemi fashist serb dhe klyshet e tyre shqiptarë, sepse në zemeren e secilit djalë dhe vazjë shqiptare në rrugë dhe në shtepitë e tyre tingëllonin vargjet “Ti eja e dashur”, e madje edhe të vajzat e udbashave.të pa djallëzuar më politikën e prindërëve të vetë. Tlevizioni i Prishtinës nuk e ftoi kurrë e shumë rrallë i transmetonte këngët e Njazi Bytyqit, mirëpo kënga e tij ishte futur në shpirtin e rinisë sonë. Televizioni i Kroacisë ishte i vetmi që e ftoi Njazi Bytyqin, për të bërë një videoklip dhe i cili ka mbetur deri në ditët e sotme.
Dikur Njazi Bytyqi ishte i përbuzur nga sistmei i Serbisë, jo që kishte zhvilluar aktivitet ilegal, por vetëm pse kënga e tij përhapej më të madhe në tërë Jugosllavinë e sidomos pas transmetimit të vidoklipit. Sot, kolegët e tij këngëtar në intervista të ndryshme televizive na rrejnë duke thënë se ishin të parët e këtij zhanri, pa e cituar se rrënjët e muzikës zbavitësese ishin të vendosur nga Njazi Bytyqi.
Pas kthimit tim në Kosovë, e takoja Njzai Bytyqit, sepse njiheshim qysh nga aktivitetët kulturore të mia në Prizren. Kur e takova pas dy dekadave e më shumë, në vete mendoja se si një idol i rinisë kosovare ishte shnderruar në një njeri të thjeshtë ku as shokët e tij nuk e vlerësonin. Gjatë një ndeje mortore në Prizren, Njazi Bytyqi ishte ulur afër meje dhe unë i prisha rregullat e bisedave mortore për të vdekurin dhe fillova të flisja për vlerat e Njazi Bytyqit. Njazi Bytyqi u habit dhe u entuziazmuar pas fjalëve të mia dhe aprovimit të mysafirëve të asaj ndeje dhe më lotë ndër sy tha: “Ende ka njerëz intelektual që e dinë vlerën e kengëve të mia!”
Nijazi Bytyqi, ishte ndër këngëtarët e parë të muzikës zbavitëse në vendin tonë, ndërsa gjithashtu shquhej për interpretim të shkëlqyeshëm të këngëve qytetare. Ai konsiderohej si një ndër këngëtarët më të mirë shqiptar të gjeneratës së vetë, ku gjatë karrierës së vetë ka pasur një numër të madh të këngëve.



