ARKIVI:
6 Mars 2026

Festë e dyfisht në shkollën Azem Bejta

Shkrime relevante

Presidenti si peng i kalkulimeve

Agim Vuniqi, Vashington ______ Në prag të zgjedhjes së presidentit të ri të...

Radikalizmi islamik si luftë hibride !

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Shumë njerëz nuk e kuptojnë që fenomeni i radikalizmit...

Zgjedhja e Presidentit nga populli, shmang pazaret e deputetëve

Ilustrim: Vjosa Osmani, me Mark Rutten, sekretarin gjenral të NATO -s.   Idriz...

Roli i SHBA‑së në ruajtjen e rendit global

Prend Ndoja, New York ______ Shtetet e Bashkuara mbeten një nga garantët kryesorë...

Pas Vjosa Osmanit qëndron një burrë që zhgënjeu, zhgënjeu kombin që e zgjodhi atë

Aurel Desarioti Gra si Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla kanë një rol...

Shpërndaj

Florim Zeqa

Ditën e premte të dates 23 Maj 2025 në shkollën fillore “Azem Bejta” në Grabanicë të Klinës, në praninë e qindra pjesëmarrëve u shënua dita e shkollës dhe u bë inaugurimi i bustit të Azem Bejtës, emër ky, të cilin e bartë me krenari shkolla e jonë prej më shumë se pesë dekadave.

Forhåndsvisning av bilde

Shënohet 79 vjetori i shkollës dhe përurohet busti i Azem Bejtës

Ky manifestim i dyfishtë kulturor fillojë me intonimin e himnit kombëtar, për të vazhduar më pas me përshendetjet e zakonshme nga moderatoret e programit për të gjithë pjesëmarrësit e këtij manifestimi, të cilat më pas i ftuan edhe për nga një fjalë rasti: Fadil Berisha (drejtor aktual i shkollës), Zenun Elezi (kryetar aktual i Klinës), Sejdi Baleci (kryetar i fshatit Grabanicë), Zenun Zeqa (veprimtar), Adem Geca (veteran i arsimit dhe veprimtar nga Istogu) dhe Florim Zeqa (ish arsimtar i kësaj shkolle dhe veprimtar i ardhur enkas nga Italia për këtë eveniment festiv.

Te gjithe oratoret uruan ditën e shkollës dhe përurimin e bustit të heroit kombëtar, dhe secili në mënyrën e tyre shpalosen kujtime nga historia e lavdishme e shkollës “Azem Bejta” në Grabanicë, por fjalet e veprimtarit Florim Zeqa ishin prekëse dhe emocionuese, siq ishte emocionues telegrami përshendetës i ish drejtorit historik Selman Etemi, i drejtorit të pavarësimit të arsimit shqip nga Serbia.

Florim Zeqa duke folur…

Pas fjalëve të rastit, u mbajt një program kulturor-artistik i përgatitur nga stafi organizativ, me një përformancë të shkëlqyer të nxënësve shkollës, të cilët me përkushtim dhe talent të rrallë artistik me recitime, këngë dhe valle me motive të luftës së fundit heroike për çlirimin e Kosovës ngjallën emocione të papërshkruara tek pjesëmarrësit këtij eveniment festiv.

Pas përfundimit të programit artistik, radha i erdhi momentit më kulmor të zbulimit të bustit të heroit kombëtar Azem Bejta, një moment sa solemn po aq madhështorë me vellen e tupanave, që simbolizoi nderimin për figurën historike e cila u bë frymëzim i shumë brezave të atdhetarëve deri në çlirimin përfundimtar nga Serbia.

Azem Bejta është figurë që simbolizon guximin, qëndresën dhe dashurinë për atdhe, që i kishte futur tmerrin forcave pushtuese serbe edhe pesë dekada pas rënies heroike me emrin dhe krenarinë e tij në shkollën tonë.

Forhåndsvisning av bilde

Nga kjo shkollë kanë dalë kuadro që fillet e diturisë i morën pikërisht këtu, me të cilët sot mburret kombi ynë. Figura madhore të penës dhe të pushkës, të drejtësisë dhe të politikës, të shkencës dhe të pulicistkës të cilët kanë kontribuar në ndriçimin historisë sonë dhe në trasimin e rrugës sonë kombëtare.

Me emrin dhe veprën madhore të Azem Bejtës do të jemi gjithmonë krenarë dhe të vendosur, unik dhe më të bashkuar për të ardhmen e ndritshme të gjeneratave të ardhshme!

Forhåndsvisning av bilde

Kjo ditë festive ishte një dëshmi e respektit për të kaluarën dhe përkushtimit për të ardhmen e ndritur përmes procesit edukativo-arsimor në këtë shkollë, duke ua bërë të qartë brezave të rinj rëndësinë e qëndresës heroike dhe dashurinë së pafundme për atdhe.

Shkolla “Azem Bejta” nuk ishte thjeshtë vetëm një institucion arsimor, por një bastion ì rezistencës kundër pushtuesve serbë dhe fushëbetejë e mbrojtjes së identitetit kombëtar, ku çdo nxënës, mësues dhe banor i këtij lokaliteti e ndjente peshën e historisë dhe përgjegjësisë kombëtare për ta mbajtur të gjallë emrin e shkollës në kohët më të vështira. Kjo shkollë ka qenë dhe do të mbetet një vatër e dijes, kulturës dhe e atdhedashurisë së përhershme.

Forhåndsvisning av bilde

Vendosja e bustit pranë shkollës nuk është thjesht një akt përurimi, është një përgjigje e fuqishme ndaj çdo përpjekjeje për ta tjetërsuar të kaluarën dhe historinë e lavdishme të lokalitetit tonë.

Ky nuk është një rikthim në rrënjët e krenarisë sonë kombëtare, por është vazhdimësi në rrugën e dijes dhe të edukimit të shëndoshë të brezave të rinj në frymën e pastër kombëtare.

Në këtë ngjarje festive ishin të pranishëm nxënës dhe arsimtar, prindër dhe veprimtarë, autoritete komunale, familje të dë shmorëve, përfaqësues të KFOR-it italian, mediume televizive në krye me RTV Fontana e cila me profesionalizëm të lartë e mbuloj çdo detaj të këtij tubimi festiv.

Forhåndsvisning av bilde

Pas zbulimit të bustit të Azem Bejtës, kolektivi i shkollës e kishte organizuar një koktej rasti për të gjithë të pranishmit, mirëpo asgje nuk perfundon me kaq!

Mikëpritja dhe bujaria e banorëve të fshatit Grabanicë vahzdoj në Restorantin ‘Gëzimi’, afër rreth-rrotullimit për Klinë, ku e kishin përgatitur një drekë të shijshme me ushqime tradicionle për të gjithë të ftuarit e manifestimit në Grabanicë.

Shkolla Fillore “Azem Bejta” në Grabanicë, vatër diturie dhe bastion i rezistencës ndaj pushtuesve serb

Isha me fat, që gjatë punës edukativo-arsimore në shkollën fillor “Azem Bejta” në Grabanicë, për krah i kisha edhe ish arsimtarët e mi të dikurshëm, kolegë të respektuar, nga të cilët mësova shumë rreth mënyrave të mësimdhënjes dhe aspekteve tjera pedagogjike.

Ishte një privilegj i veçantë dhe përgjegjësi njëkohësisht që ta vazhdoja punën e arsimtarit Tahir Berisha, i cili kishte lënë gjurmë të pashlyera tek nxënësit dhe personeli arsimor.

Konsideroj se kisha fatin e madh dhe privilegjin e angazhimit të drejtëpërdrejtë në rrejdhat e procesit edukativo-arsimor në një periudhë tepër të veçantë të historisë më të re të Kosovës.

Ishte kjo periudha, sa e vështirë dhe e mundimshme, por edhe krenare.

Mësimdhënësit e viteve të ’90-ta, me të drejtë konsideroheshin heronjët e epokës së ndarjes nga sisetmi okupues i Serbisë. Të ishe punëtor arsimit shqip në atë periudhë historike, ishte sakrificë dhe sfidë e mundimshme në përballje të përditshme me regjimin okupues të Serbisë.

Ishte vullneti dhe dëshira e madhe për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqipe në njërën anë, ndërsa në tjetrën nënkuptonte rezistencën kundër okupimit barbar serb.  

Shkëputja e arsmit shqip nga sistemi arsimor i Serbisë dhe mbajtja e arsimit shqip nën logon e Republikës së Kosovës, edhe pse në rrethana okupimi, ishte “De facto” pavarësim i Kosovës nga Serbia.

Me organizimin e sistemit arsimor, organizimit të jetës shëndetësore, kulturore dhe sportive, Republika e Kosovës i filloj hapat e parë, por shumë të rëndësishëm të shtetformimit.

Me të filluar sistemin paralel arsimor, fillojnë edhe sulmet e parreshtura të regjimit serb ndaj punonjësve arsimor. Punëtorët e arsimit shqip kudo në Kosovë u bën cak i ndjekjeve, përsekutimeve dhe vrasjeve të mësuesve, arsimtarëve dhe drejtorëve të shkollave shqipe, siq ishte rasti i vrasjes së mësuesve në Uçë të Istogut, vrasja e drejtorit Haki Povataj në Strellcë të Deçanit,  vrasja e mësuesit Halil Geci në Llaush të Skënderajt, e shumë raste tjera në mbarë Kosovën. 

Mirënjohje atdhetare për ideatorin e bustit, të gjithë kontributdhenesit dhe autoritetet komunale që mundësuan realizmin e kësaj vepre madhore monumentale, e në veçanti për veprimtarin dhe kryetarin emblematik të fshatit Grabanicë, të madhin Sejdi Baleci, i cili nuk kurseu asgjë nga vetja për ta bërë realitet iniciativën e drejtorit historik Selman Etemi për vendosjen e bustit, këtij projekti madhor me vlera kombëtare. 

Urime dita e shkollës, urime përurimi i bustit të heroit kombëtar Azem Bejta. E gëzofshim për jetë e mot shkollën e re dhe ta ruajmë me kujdesin maksimal objektin e vjetër shkollor me vlera historike, në të cilin e kemi trashëgiminë e shumë brezave atdhetarësh. 

Me 26 Maj 2025

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Duhet cekur se Azem Bejta ne fillim te veprimtarise se tij ishte mjaft kontravers. Gjate Luftes se Pare Boterore ai luajti rol negativ duke bashkepunuar shume ngushte me cetnikun Kosta Pecanac. Maredhenjet e tyre ishin aq te mira sa qe ata dy u vellazeruan (pine gjakun). Gjate tere kohes Azemi me cetniket e Kosta Pecancit luftuan kunder Austro-Hungarezeve. Eshte e njohur beteja e ketyre kur se bashku e sulmuan Pejen dhe nga aty e debuan ushtrine austriake.
    Gabimi i Azem Galices ishte se ai nuk do te duhej ta luftonte Austrine por duhej te bashkepunonte me austriaket kunder ushtrise serbe. Fatkeqesisht ai zgjodhi rrugen e gabuar.
    Vetem pas perfundimit te LPB Azemi u vetedijesua dhe u rreshtua ne krahun e duhur. Prej atehere ne mund te flasim per nje Azem Galice i cili luftoi trimerisht per te miren e atdheut.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu