ARKIVI:
25 Prill 2026

Nga sofistët te LDK-ja: kur arsyetimi kritik sfidon traditën

Shkrime relevante

Elisa Spiropali e sjell letrën e Rexhep Qosjes në aktivitetin për 90-vjetorin e Ismail Kadaresë, pas vdekjes

Elisa Spiropali, ish-ministre e Jashtme e Shqipërisë, Tiranë  TË ZGJUARIT JANË BASHKË...

LVV fton PDK-në dhe LDK-në që të propozojnë tre emra, nga të cilët do të mund të zgjidhet Presidenti i ri

Sadri Ramabaja, Prishtinë Kur me një akt të urtë sjell dritën në...

Politikë pa parime

Rafuna Mevi, Londër Sikur Machiavelli të rikthehej në jetë, e të kishte...

The Evening Post (1936) / Historia e rrallë e koleksionistit të autografeve me Mbretin Zog

Burimi : Revista finlandeze “Eeva”, 1 janar 1936, faqe n°10 Nga Aurenc Bebja*,...

Rishikimi i trashëgimisë toponimike në hapësirën shqiptare

Prof. Dr. Sabri Tahiri, Gjilan Një domosdoshmëri shkencore, kulturore dhe institucionale për...

Shpërndaj

Nga: Isuf Bajraktari
___

Teksa po lexoja sërish librin “Vetëpërkufizimi i njeriut” të filozofit Muhamedin Kullashi, botuar më 1987, më tërhoqi një ndjenjë e njohur: ai çast kur njeriu guxon të dalë nga hija e zakonit dhe të mendojë për vete. Ky çast filozofik më solli menjëherë ndër mend një paralele të fuqishme – atë mes sofistëve të Greqisë së lashtë dhe veprimit politik të Lidhjes Demokratike të Kosovës në vitet ’90. Kjo lidhje e parë nëpërmjet reflektimit filozofik më nxiti të shkruaj këto mendime.

Nga njëra anë Greqia e lashtë, nga ana tjetër Kosova e fundviteve ’80. Duket si një krahasim i largët, por në thelb kemi të bëjmë me dy çaste të ngjashme të historisë njerëzore: momente kur njeriu del nga hija e zakonit dhe guxon të mendojë ndryshe. Pikërisht këtë bënë sofistët në shekullin V para erës sonë. Dhe po këtë e bëri Lidhja Demokratike e Kosovës në vitet ’90, kur sfidoi sistemin monist jugosllav dhe solli në skenë një rend të ri shoqëror të ndërtuar mbi pluralizëm dhe mendim qytetar.

Sofistët ishin ndër të parët që guxuan të thoshin: “Ligji nuk është i drejtë sepse është i vjetër.” Ata nuk e shihnin rendin si të dhënë nga perënditë, por si një konstrukt njerëzor që mund të ndryshohet. Duke vëzhguar zakonet e popujve të ndryshëm, ata kuptuan se morali, e drejta dhe rendi politik janë produkte të marrëveshjeve njerëzore, jo të ndonjë rendi të përjetshëm. Në këtë mënyrë, sofistët e zhvendosën mendimin filozofik nga miti tek arsyetimi – nga e pandryshueshmja tek e diskutueshmja.

Në mënyrë të ngjashme, LDK-ja në Kosovë solli një frymë të re politike dhe shoqërore: jo më nënshtrim ndaj “unitetit” të pashkallshëm jugosllav, por vetëvendosje përmes mendimit dhe organizimit qytetar. Ajo nuk e mohoi identitetin kombëtar, përkundrazi, e riktheu në qendër, por jo përmes mitologjisë ideologjike apo etnonacionalizmit militant. LDK ndërtoi projektin e saj shtetformues mbi arsyetimin politik, fuqinë e votës dhe strukturimin institucional.

Në të dyja rastet – të sofistëve dhe të LDK-së – ndodhi e njëjta gjë: një sfidë ndaj “të vërtetave” të paprekshme. Ashtu siç sofistët sfiduan dogmat morale e fetare, LDK sfidoi dogmat e një regjimi autoritar që e paraqiste vetveten si e vetmja rrugë. Ky ishte një çast iluminist për shoqërinë kosovare: një dalëngadalë çlirim nga frika dhe prania e ideve që e vendosin qytetarin në qendër.

Është e rëndësishme ta kujtojmë këtë sot. Në një kohë kur shpesh tradita politike përzihet me tribalizëm dhe nostalgia kthehet në pengesë për vizion, ne kemi nevojë për një kthim te mendimi kritik. Demokracia nuk është vetëm një rend ligjor apo një sistem zgjedhjesh, por një kulturë e dyshimit ndaj autoritetit dhe besim në fuqinë krijuese të qytetarit.

LDK-ja e fillimeve na kujton se pluralizmi nuk është kaos, por mënyra më dinjitoze për ta trajtuar ndryshimin. Siç na mësojnë sofistët, ligjet dhe normat janë të vlefshme kur përfaqësojnë arsyen dhe dinjitetin njerëzor – jo kur ruhen vetëm sepse janë të vjetra.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu