ARKIVI:
27 Prill 2026

Mënyrat e dashjes së Atdheut edhe kritikohen e kundërshtohen

Shkrime relevante

Ditëlindja e shkrimtarit Mikel Gojani, një jubile i denjë për një emër të respektuar e të spikatur të letrave shqipe

Lekë Mrijaj, Klinë Të shkruash për shkrimtarin e mirënjohur shqiptar, prof. Mikel...

Sejid Kutub , njeriu nga i cili më së shumti u frymëzua Osama bin Laden dhe Ajman El Zauahiri, por edhe tjerë

Driton Tali, Londër Ky është Sejid Kutub baba i islamit politik. Njeriu...

Lufta dhe njeriu i brendshëm: midis dehjes, dhunës dhe ndërgjegjës

Jeton Kelmendi, Prishtinë ____ Vepra “Lufta e fshehur, Anteu” e Jusuf Buxhovi paraqet...

Prizreni nuk është skenë për rikthimin e hijes osmane

Zamira Bytyqi, Prizren Dje 25.04 në Shadërvan, në zemrën historike të Prizrenit, u...

Shpërndaj

Ibrahim Kelmendi, Gjermani 

Pra tre ditëve postova: “Edhe Rifat Jashari e Saranda Bogujevci duhet të diskreditohen nëse bëhen marioneta të liderucëve partiak dhe qeveritarëve.” Ish-bashkëveprimtarja Sadete Zhitia ka reaguar para disa orëve [teksti i saj në grafikën ilustruese]. Iu përgjegja:
Sadete, gjithandej merren me mënyrën e dashjes se atdheut, bile edhe kritikohen e kundërshtohen. Ta zëmë, Gjermania u rrafshua përtokë për shkak të mënyrës se dashnisë se atdheut nga Hitleri. Në sakrifikuam goxha shumë për ta luftuar mënyrën e dashnisë se atdheut nga titistët, si Azem Vllasi e Rrehaman Morina. Edhe ata u lodhen goxha shumë duke na përndjek e vrarë neve për mënyrën e dashnisë tonë ndaj atdheut. Unë u dërmova duke e luftua mënyrën si e donin atdheun Xhavit Haliti, Azem Syla, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi & Co, gjatë e pas Lufte. Bile, gati sa nuk jam kanë prish edhe me Rifat Jasharin për mënyrën si e donte atdheun Ai, sepse shpërdorej nga Hashim Thaçi. Tani mezi po pres me e takua që të grindemi për shpërdorimin që po i bëhet nga Albin Kurti, apo nga islamistët. Etj., etj.
Po ndihem i detyruar të jem në luftë edhe kundër Kurtit për mënyrën si po e do ai atdheun, sepse, ta zëmë, po me dhëmbë deri në palcë, që bashkë me Familjen e Erdoganit, po na i plaçkitin mbi NJË miliardë Euro në vit me tregti të rrymës, sepse kjo është mënyra e dashnisë tij ndaj atdheut. Etj., etj.
Edhe Ti e familjarët Tu keni pas goditje e përndjekje të mëdha për mënyrën si e keni dashur atdheun. Apo?
Edhe Saranda, meqë është angazhuar në parti politike, bile është ngjit në majë të bandës se krimit të organizuar, do të luftohet nga kundërshtarët partiak e politik, për mënyrën se si po e duan ajo e ata atdheun, meqë duke e imituar Kurtin dhe duke i zbatuar urdhrat e tij, po na e ngulfatin e komplotojnë më shumë se mjaftë atdheun tonë…
Edhe kundër meje janë angazhuar shumë, më shumë se mjaftë, për t’më luftuar për mënyrën se si e doja e si e dua atdheun. Asnjëherë e askujt nuk i kam thënë se nuk ka të drejtë të më lufton, sepse mënyrat e dashnisë ndaj atdheut janë të shumëllojshme…
Baba im në kësi rasti do bënte dua: inshallah e mrama me hajr!
***
SDETE ZHITIA:
Kush e përcaktoj këtë rregull “moral”? Kush janë ata ato, ai ajo që e paska të drejtën ekskluzive tua përcaktoj njerëzve se si duhet ta duan atdheun e tyre? Se si duan ta japin kontributin e tyre për vendin? Ka Kush të diskreditohet para se të merremi me do njerëz që përfaqësojnë diçka goxha të madhe.
Dhe krejt llumi i shoqërisë tonë është ngritur në këmbë për me e u marr me Sarandën.
Turp!
Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti që thotë "Sadete Zhitia: Kush e përcaktoj rregull "moral"? Kush janë ata ato, ai ajo, Ae paska tẽ drejtën ekskluzive tua përcaktoj njerëzve se si duhet ta duan atdheun e tyre? Se si duan ta japin kontributin e tyre për ven- din? Ka Kush tẽ diskreditohet para se tẽ merremi me njerëz Ae përfaqësojnë diçka goxha madhe. Dhe krejt llumi shoqërisë tonë është ngritur në KeTpe për me marr me Saranden. Turp! Sadete SadeteZhitia Zhitia Saranda Bogujevci"

K O M E N T E

2 KOMENTE

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu