ARKIVI:
26 Prill 2026

Edhe pse ishe erudit e atdhetar i kulluar, pafajshëm të goditi kometa ogurzezë

Shkrime relevante

Zbulohën planet e fshehta ”politike” të opozitës në Kosovë!

Ismet M. Hasani, Suedi Pak politikë Kriza politike në Kosovë dhe dështimi i...

Lavdi grave të qëndresës antikomuniste shqiptare

Nga Frank Shkreli (Në Kujtim të Klora Mirakaj Merlika dhe të gjitha...

Kosova miratoi Rezolutë, për Luginën e Preshevës

Sot, Kuvendi i Republikës së Kosovës, për avancimin e përkujdesjes institucionale,...

Vuçiç: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës

Gani I. Mehmeti (A.P / 25 April 2026 - 17:34, Kosova Sot...

Shpërndaj

Nga: Arif Ejupi

Ymer Adem Llugaliu, ai djali njëzetvjeçar që i hipi krahut të ëndrrës dhe fluturoi në Krujën e Kryeheroit të Arbanisë, duke pandehur parajsën, befas ra në kthetrat e djajve të kuq, ku edhe vetë Dante do t’ia kishte zili ferrin nëpër të cilin kishte kaluar.

Edhe pse i zhytur deri në fyt në llucën e galerive të thella dhe të errëta të Spaçit, e më pas në rrëshirën katran të Ballshit, dashurinë e akumuluar në thellësitë e zemrës për Budin, Bogdanin, Bardhin, Fishtën e veçanërisht Migjenin, e ruajti pa e dridhur qerpikun nga gardianët trushpërlarë e pansllavistë.

Kur ngadhënjeu demokracia mbi diktaturën dhe shqiptarët u çliruan nga thundra e Faraonit, fuqishëm brohoriti:

“Rroftë Shqipnia natyrale!

Vdekje pushtuesve dhe tradhtarëve!”

Sytë i shkëlqyen!

Fytyra i shndriti porsi rrezet e diellit në agim!

Kraharori iu mbush me forcë dhe vullnet rinor!

Hapi iu shpengua!

Pas tridhjetë e katër vjetësh u kthye në Llap, ngjashëm me Ago Ymerin e baladave tona, ku rininë njomështake e pati lënë të ndryme. I madh e i vogël i bënë pritje madhështore.

Kur, Kosovës deshi me ia përkëdhelë shtatin dhe me i thur vargje trimërie, njëthundrakët shumadianë, me pranga në duar, e dëbuan përtej Bjeshkëve të Nemuna, ku pati hequr të zitë e ullirit.

Mirëpo, çdoherë i këndellur dhe i gatshëm me u flijua për Dardaninë dhe Flamurin me Shqiponjën dykrenore të ngritur nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Krujë, me tërë qenien u dha pas Rilindjes Demokratike.

Edhe pse e shigjetuan nga të gjitha anët paranojakët diktatorialo-proletarë, asnjëherë nuk u gjunjëzua e as nuk u zhgënjye me vetveten.

Ymer Adem Llugaliu, identik me Sokratin e vuajtur, nuk u nënshtrua, as nuk kërkoi lëmoshë nga Derri i kënaqur gjirokastrit, vëlla ideologjik i kuco-sllavëve Stalin e Popoviq.

Vdiq në moshën 86-vjeçare në Besianën e tij të dashur, në mbrëmjen e 13 qershorit të vitit 2022, me fjalën në gojë:

“Mirditë, hallall mundi dhe djersa ime, se edhe Ti, së bashku me mua, ishe e persekutuar dhe e burgosur!”

Me shpirt dhe dashuri të papërshkruar kontribuoi në arsimimin e shqiptarëve, andej dhe këndej Atdheut të ndarë në dysh.

Andaj, përherë do të kujtohet si mësues i kombit, me lapsin pushkë dhe fjalën shpatë!

Gjenevë, 13 qershor 2025

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Shkurt, por ne forme lakonike perkujtohet sot duajeni i arsimit shqip , Ymer Llugaliu, nga biografi i tij ,Arif Ejupi.
    Nxenesi llapian qe ne vitet e para te arsimimit shqip kishte rene ne sy per zgjuaresin e tij jo vetem ne mesime ,por ,edhe ne te shkruarit e poezive qe filuan t’i botoheshin ne gazetat e kohes.Te studiuerit e Gjuhes Shqipe filloj t’i behet deshire e pare, jo vetem qe e ndjente si deshire imanente por e shihte edhe si nevoje per shtrimin dhe zgjerimin e shkences se Gjuhes Shqipe e cila jo vetem qe nuk kishte shtrirje ne vitet e 50′ ne Kosove ,por rralle kund kishin sperkate njohurite e saje ne mase.
    Pas shume mundimeve e perpjekjeve ,pese vjet pas kalimit te kufirit te hekurt per Shqiperi, ju plotesua deshira e studimit ne Univerzitetin e Tiranes.Studioj per te ditur, vullnetin per te deftur dije para te tjereve ia moren pergjigjet e ca profesoreve qe s’pranonin pyetje e veshtrime vetanake te nje studenti kosovar te cilit i drejtoheshin me kercenim ,dhe jo vetem profesoret por edhe ….Por pati perjashtime per te mire nga pedagoget, siç ish Çabej qe e vleresonte larte, para se gjithash per njohurit e Tij te thella ne njohjen e dialektit Gege(ndodhete kjo ne vitet 60′).
    Si rralle kush ne Shqiperin Komuniste qendroj vertikalisht tue qene vete-vetja ne burg dhe jasht tij, qendroj vet-vetja edhe pas renjes se komunizmit si sistem, ne Shqiperi dhe Kosove.
    Ymeri ishte rob i te vetmes gje:TE VERTETES, te cilen s’nguroj ta shfaq kudo qe ishte, ngase ky ishte targeti i Tij e jo pushteti e paraja.
    Shkrimtari i njohur Agim Gjakova pas vdekjes se Ymerit , u shpreh: “Ymer Llugaliu ka qene nje nder figurat me te pastra dhe te dinjitetshme ne Shqiperi, ne liri apo në burg, qe e mbajti lart qenien e tij kosovar”

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu