ARKIVI:
7 Mars 2026

“Zani i Tokës që S’Mbulohet me Shami”, poezi e Sak Mujit kushtuar bashkëvuajtësit e shokut të përjetshëm Luan Dibrani

Shkrime relevante

Izraeli ka hakuar kamerat e trafikut të Teheranit dhe përdori AI për të planifikuar vrasjen e Khamenei

Ali Khamenei nuk është më. Foto: Khamenei.ir Arnt Jensvoll / Document.no Sulmi ndaj...

Nga Mësonjëtorja e Korçës te Shkollat Shqipe në Diasporë

(7 Marsi – Dita e Mësuesit) Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë 7 Marsi është një...

Arsyetimi, manipulimi, kontrolli i pushtetarëve

Nga: Aurel Dasareti Gënjeshtra kur një person me pushtet e arsyeton vetveten...

Padia në Gjykatën e Strasburgut, do të konstaton diskriminimin në pasivizimin e adresave në Luginën e Preshevës

Në foto: Gjykata e Strasburgut për të Drejtat dhe Liritë Njerëzore   Nga:...

Cili është ujku të cilin nuk po e njohim?

Fahri Xharra, Gjakovë Asnjë popull tjetër i botës në të cilën ne...

Shpërndaj

Sak Muji, Rugovë – Zvicër

“Zani i Tokës që S’Mbulohet me Shami”

(Poezi dedikuar Luan – Asllan Dibranin, i burgosur i ndërgjegjes dhe mik i përjetshëm personal)

Në djepin e shqipes, ku dielli s’perëndon,

E ku flamuri valon si gjaku që s’harrohet,

Na erdhi një re, me burka e shallvare,

Që tokën don ta mbulojë, si nën një varr pa dritë.

Na flasin për Zot si tregtarë pazari,

Në gjuhë të huaj, pa ndjenjë, pa mallë,

Kur Zoti ynë është guri, mali, deti,

Është gjyshi me plis, e nëna me shall.

Na i vënë “zinë” më shami, më mjekra të gjata,

Si të ishte turpi virtyt, e heshtja urtësi,

Kur dikur këngët tona digjnin si flaka,

Sot kërkojnë ti shuajnë me lutje për mëshirë.

Në burg e kanë Luanin, se foli me zë,

E zëri i lirë është frikë për skenarin e zi,

Por mali s’e harron zërin që ther,

Dhe shqipja kurrë s’fsheh kokën në hi.

Po s’ka perde që mbulon dritën e kësaj toke,

As burka që fshin përqafimin e nënës,

Se Zoti shqiptar, që vuan dhe flet troç,

S’e pranon as ferrin që vjen me rrenën.

Luan Dibrani

K O M E N T E

3 KOMENTE

  1. Te perndjekur politikisht ne Kosoven e okupuar nga jugosllavia dhe serbia……. ne periudhen 1945 deri me 12 qershor 1999….kane qene te gjithe shqiptart.

  2. Është e vërtetë që shqiptarët në Kosovë kanë jetuar nën një regjim shtypës nga viti 1945 deri më 12 qershor 1999, por është po aq e vërtetë që një numër i tyre kanë vuajtur dënime të tmerrshme nëpër burgjet famëkeqe të ish-Jugosllavisë, vetëm pse kërkuan të drejtat kombëtare dhe politike. Ata janë të përndjekurit politikë – njerëz që sakrifikuan lirinë dhe jetën për lirinë e popullit.

    Në të njëjtën kohë, duhet pranuar se fatkeqësisht një pjesë e shqiptarëve ka qenë pjesë e atij sistemi represiv, si bashkëpunëtorë apo përfitues të tij. Prandaj nuk mund të thuhet se të gjithë shqiptarët ishin pjesë e qëndresës.

    Të vërtetat historike duhen thënë me maturi dhe përgjegjësi, për respekt ndaj atyre që sakrifikuan më së shumti.

  3. Shqiptart e Kosoves ne kry te shtetit kan pase Titon edhe nuk e kan pase “fatin e madh” te kene ne kry te shtetit Enver Hoxhen, shume prej te cilve e kan pas dashte fort.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu