___
Veç sa më erdhi kjo pyetje/kritikë: “Pse nuk po shkruan për rastin e Lipjanit, vrasjen e Agon Zejnullahut? Ta ka ndalë Albin Serbia a?”
Natyrisht që jam i njoftuar me rastin e tmerrshëm në komunën time të Lipjanit dhe t’ju them të drejtën jam shumë i shokuar me këtë rast.
Por duke mos i ditur detajet e plota, nuk kam dashur dhe nuk dua të spekuloj në asnjë mënyrë për rastin e rëndë.
Ajo që shihet në fotografi dhe video lë disa dilema të hapura – pse erdhi te rasti, pse deshi të ikë, pse nuk u dorëzua thjesht dhe të sqarohen punët, pse policia reagoi ashte me dhunë, a pati vërtet nevojë për kaq shumë dhunë të policisë, pse, pse, pse…
Rasti për mendimin tim nuk është sqaruar deri në fund as pas sqarimeve të Ministrisë së Brendshme, ndaj mendoj se vërtet duhet të presim dhe të shohim çfarë do të tregojë hetuesia…
Sa i përket asaj se mua ma ndalon “Albin Serbia”, apo Hashimi, apo Ramushi, apo Merzi apo Grenelli, apo… harroni këto terminologji o njerëz!
Harrojeni sepse unë punoj shumë dhe jetoj nga djersa ime, nuk varem nga askush hiç. Por kjo nuk do të thotë qe nuk e respektoj askend.
Për shkak të profesionit tim dhe mendimit të lirë kam shkuar dikur edhe në burgun e Serbisë, ndaj gjithmonë, pra gjithmonë, përpiqem t’i mbetem besnik profesionit dhe të jem i përgjegjshëm. Kjo nuk do të thotë se kurrë nuk gaboj, por përpiqem të mos gaboj me qëllim…
Përgjegjësia në gazetari është shumë e rëndësishme, në veçanti në rastet e rënda si ky.
Me një fjalë, në rastin e Agonit tani të ndjerë nuk kam dashur të spekuloj dhe nuk dua.
Mendoj se më mirë është të pres pak, të mos jem ndoshta i pari, sesa të publikoj gjëra të pasakta!
Por para së gjithash, dua të shpreh keqardhje të madhe për këtë rast, për humbjen e një jete të një të riu, dhe dua t’i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit, që me siguri po kalon momente dramatike.
Shpresoj shuuuuumë, që rasti të sqarohet deri në fund!
Por në asnjë mënyrë, pra në asnjë mënyrë, nuk duhet që pas këtij rasti të hidhet hije e zezë mbi të gjithë Policinë e Kosovës, siç po përpiqen disa!
Policët duhet të përgjigjen nëse gabojnë, sepse as ata dhe askush tjetër nuk është dhe nuk duhet të jetë mbi ligjin, por kurrsesi nuk duhet të hidhet hije e zezë mbi Policinë.
Përkundrazi ajo duhet të ndihmohet atje ku ka nevojë dhe mundësi.



Tungjatjeta z. Bahri!
Lexova “arsyetimin” e juaj në pyetjën e parashtruar nga disa!?
Jeni vonuar me “arsyetimin lidhur me rastin…!
Mos e kuptofsh, ja nji anekdotë:
Mas nji kohe bukur te ‘gat ishin kon’ takue dy pleq’ e njoni po e dvetë tjetrin:
– Allahile a t’u ka rrit’ djali dhe a po te bohet i meçëm?
– Vallahi osht rritë e bo burrë, po e ka nji behone: masi t’bohet puna e merr vesh! -ja kthej ky.
– Besa mirë boll, qi po e merrka vesh bile masi t’bohet puna…po e kam une njo temin qe bohet puna e shkon nji koh’ bukur e ‘gat e tek q’atëherë e merr vesh!
*
Po mendoj se e kuptoni!?
Po e përfundoj komentin me thënien e urtë:
Ma mirë vonë se kurrë!