ARKIVI:
27 Prill 2026

Në fund të fundit, sipas besimit hindu, e vetmja lidhje e drejtpërdrejtë në mes të njeriut e Zotit, është Baba dhe Toka

Shkrime relevante

Ditëlindja e shkrimtarit Mikel Gojani, një jubile i denjë për një emër të respektuar e të spikatur të letrave shqipe

Lekë Mrijaj, Klinë Të shkruash për shkrimtarin e mirënjohur shqiptar, prof. Mikel...

Sejid Kutub , njeriu nga i cili më së shumti u frymëzua Osama bin Laden dhe Ajman El Zauahiri, por edhe tjerë

Driton Tali, Londër Ky është Sejid Kutub baba i islamit politik. Njeriu...

Lufta dhe njeriu i brendshëm: midis dehjes, dhunës dhe ndërgjegjës

Jeton Kelmendi, Prishtinë ____ Vepra “Lufta e fshehur, Anteu” e Jusuf Buxhovi paraqet...

Prizreni nuk është skenë për rikthimin e hijes osmane

Zamira Bytyqi, Prizren Dje 25.04 në Shadërvan, në zemrën historike të Prizrenit, u...

Shpërndaj

PSE NUK KONVERTOHEM
Një numër miqsh e shokësh shpesh ma bëjnë një pyetje të çuditshme: Pse nuk konvertohem?
Janë shumë arsye dhe shumë gjëra që ma ndalojnë këtë gjë. Së pari nuk e konsideroj se, nëse konvertohem, do të bëhem një shqiptar më i mirë. Së dyti, nëse konvertohem dhe marr një fe tjetër, në këtë rast katolicizmin, do të largohesha, në masë të madhe, nga trinia ime shpirtërore dhe kjo ka të bëjë me dashurinë time të jashtëzakonshme për Skënderbeum, për Naimin, për Nolin dhe për Fishtën. Në jetë dua të jem shqiptar dhe të jem, njëkohësisht, po aq mysliman sa ka qenë Naimi, po aq ortodoks sa ka qenë Noli dhe po aq katolik sa ka qenë Fishta. Për këtë ndoshta, sikur të kisha inat me të gjithë, që herët, kam qenë dhe jam ende, kur më vjen ai momenti magjik, një lexues i pasionuar i librave të shenjtë. I të të gjithave.
Nuk mund të konvertohem sepse në mua është edhe ai besimi i lashtë, që e konsideroj paraabrahamik dhe që ende ekziston tek ne. Gjyshja ime, babai im dhe nëna ime, kur ma mësonin besimin në zot, ata më bënë që të besoj dhe t’i konsideroj të shenjta Diellin, Ujin dhe Tokën. Të betohesh ‘pasha diellin’, të betohesh ‘pasha ujin’ dhe të betohesh ‘pasha tokën’ ishte e njëjtë sikur të betoheshe në zot. Kur isha i vogël Baba dhe Nona më mësonin që Tokën, Ujin dhe Bukën duhet t’i konsideroja të shenjta. E kisha të ndaluar që, në cilëndo mënyrë, ta ndotja ujin sepse mund të më dënonte zoti. E kisha të ndaluar ta gjuaja bukën se mund të merrja dënimin e perëndive, dhe e kisha të ndaluar ta përdhosja tokën se mund ta humbisja magjinë e saj. Prandaj e puthnim tokën dhe e puthnim, nga tri herë, bukën. E bëjmë ende.
Babën e kisha kurbetçi dhe nuk e kishte fatin të shkollohej por ai, sa herë na këshillonte mua dhe vëllezërit e mi, na thoshte se duhet ta ndjekim e t’i shkojmë pas vetëm flamurit të Skënderbegut. E ndjeka gjithmonë dhe do t’i shkoj pas deri të vdes. Në fund të fundit, sipas besimit hindu, e vetmja lidhje e drejtpërdrejtë në mes të njeriut e Zotit, është Baba dhe Toka.
Ja pra, shkurtazi, pse nuk konvertohem!

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. z. Osdautaj,
    lexova me kënaqësi shkrimin e juaj dhee më bëri përshtypje, ndaj po jap koment.
    As unë nuk jam konvertuar, nga se:

    Shqiptarët si popull, pavarësishtë besimit fetarë, shikuar historikisht gjithmonë i kanë shërbyer kombit. Edhe pse, hoxhallarë apo priftërinj, kjo nuk i pengonte dhe nuk i bënte ata që të mos mendonin dhe t’i shërbenin kombit. Ata ishin prijatorë të ideve kombëtare duke e mobilizuar popullin në shërbim të kombit.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu