Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës
– për Zotëri Kryeprokurorin Blerim Jusufaj
Lënda: RLN.nr.114/2025, më 11.07.2025
Ju falënderoj për përgjegjje, edhe pse po më dëshpëron.
Nga viti 1978 deri në vitin 1998 jam angazhuar shpesh si përkthyes në hetuesi, prokurori e gjykata gjermane dhe mendova se edhe për Ju do të mjaftonin indiciet, si në Gjermani, që t’i filloni hetimet, duke e kërkuar kopjen e kontratës për privatizimin e KEDS-it dhe kaq do mjaftonte të ndidhte rrokullisja e ortekut, sepse fakt është që KEK po ia “shet” KEDS & KESCO pothuajse gjithë rrymën (rreth 8 milionë MWh në vit), me çmim vetëm 29,60 Euro/MWh, ndërsa KEDS & KSCO po na e shet neve konsumatorëve tashmë me mbi 154 Euro/MWh. Pra, nëse në kontratë të privatizimit është i përkufizuar fitimi maksimal vjetor në vetëm rreth 17 milionë Euro, më çmimet aktuale, KEDS & KSCO i fitojnë rreth 800 milionë Euro në viti. Po të kisha kapacitet me i detyrua kabinetin e kryeministrit apo KEDS-in për ta pas një kopjen e asaj kontrate, do të kisha mundësi t’i konkretizoja dyshimet e mia, të bazuara për momentin në indicie dhe në informimin e ish-kryeministrit Thaçi.
Sasinë e rrymës që e ka importua qeveria gjatë viteve 2021-2024, për të cilën kam ofrua shifra, e ka bërë publike edhe ZRRE-ja, për ta arsyetuar rritjen e çmimit nga 1 prilli 2025, me 16.1 %. Hetimet që do bënte Prokuroria Speciale mund të zbulonin, pse në fakt qeveria ka importuar rrymë në sasi prej rreth 3.9 milionë MWh dhe për atë ka paguar rreth 560 milionë Euro, gjatë viteve 2021-2024? Ku ka përfunduar ajo rrymë? Mos ndoshta i është shit KEDS & KSCO me çmim 29.60 Euro/MWh, edhe pse qeveria e ka importuar me çmim mesatar rreth 149.85 Euro/MWh? Nëse këto të dhëna goxha konkrete do të rezultonin të vërteta, do të ishte kriminalitet ekstra!
Edhe njëherë: nëse vërtetë rryma e importuar me atë çmim do t’i jet shit KEDS & KSCO me vetëm 29.60 Euro/MWh, dëmi i buxhetit është mbi 469 milionë Euro gjatë viteve 2021-2025.
Prokuroria Specile do të duhej të hetonte edhe diskriminimin që na bëhet ne konsumuesve të rrymës në Kosovë, sidomos neve që nuk jetojmë në Kosovën veriore, meqë atje rryma nuk është shtrenjtuar me 1 prill 2025, ndërsa në pjesët tjera është shtrenjtuar për 16.1 %. Me kontratë të privatizmit KEDS e kishte treg monopol gjithë territorin e Kosovës, prandaj në gjithë territorin do të duhej të na furnizonte më çmim të njëjtë, siç duhet të jetë sanksionuar në kontratën e privatizimit të KEDS-it.
Keqardhje që nuk jam në gjendje shëndetësore të kthehem për momentin në Kosovë dhe të kem kapacitet financiar për të angazhuar avokat.
Besoni, ju lutëm, dëshpërimi që më shkaktuoi përgjegjja Juaj, ma përkeqësoj sëmundjen. Po shpresoj, do më mirëkuptoni, edhe pse nuk kam nivel juridik për komunikim profesional me Juve.
Megjithatë:
shëndet, mbarësi, respekt!
Ibrahim Kelmendi (ID2858987)
Fsh. Llabjan, Komuna Pejë
Më 2107.2025



