Dimal Basha ngriti zërin e Kosovës, ringjalli besimin dhe bashkoi shqiptarët

Shkrime relevante

Thirrje për ndihmë rreth botomit të librit të Bajram Kabashit, “Shqiptarët në luftë me Islamin Global”

Luan - Asllan Dibrani, Durrës APEL PUBLIK PËR MBËSHTETJEN E GAZETARIT DHE...

Filozofia e A. Dugin dhe filozofia e protestës së ashtuquajtur “studentore”

Pirro Prifti, Tiranë Pra disa ditesh Aleksander Dugin nje filosof rus pranë...

Dhimitër Orgocka (1936 – 2021), biografi e bazuar në dokumentet e arkivit personal dhe të atyre që e njohën

Nga:Klajdi Lulollari ____   DHIMITËR ORGOCKA (1936–2021), e para biografi bazuar në dokumentet e...

Për Gjergj Fishtën në 155 vjetorin e lindjes

Ismet M. Hasani, Suedi                              Kushtuar At’ Gjergj Fishtës O. F. M....

Shpërndaj

Kryeparlamentari i ri Basha, duke nderuar figurat kombëtare dhe miqtë ndërkombëtarë, solli një moment uniteti që i riktheu shpresën qytetarëve të Kosovës.
Një paraqitje brilante dhe befasuese e Kryeparlamentarit të ri, Dimal Basha, i cili me fjalimin e tij i la pa zë jo vetëm deputetët e pranishëm, por edhe ambasadorët e akredituar, mediat dhe mbi të gjitha qytetarët e Kosovës.
Ky fjalim ishte një frymëmarrje e re për një popull të lodhur dhe të maltretuar për muaj të tërë nga papërgjegjësia e atyre që morën votën tonë, por harruan detyrimin ndaj qytetarit.
Dimal Basha dëshmoi se institucioni i Kuvendit mund të ketë dinjitet, forcë dhe vizion kur drejtohet nga një zë i përgjegjshëm dhe i guximshëm.
Le ta dinë të gjithë ata që e shohin me inat suksesin e tij: historia nuk mban mend fjalët e ziliqarëve, por veprat e burrave që guxojnë.
Dimal Basha u tregoi qytetarëve të Kosovës se fjala e tyre nuk është harruar dhe se politika nuk është pronë private e klikave të mbyllura në pazare.
Ky është një hap i madh drejt rikthimit të besimit në institucione dhe një shuplakë e merituar për të gjithë ata që e kanë përdhosur votën e popullit.
Le ta dinë ata që e përgojojnë nga zilia: historia nuk i mban mend as fishkëllimat, as përgojimet ,mban mend vetëm ata që e ndryshuan lojën. Dhe këtë herë, lojen e ndryshoi Dimal Basha.
Ja fjala e Dimal Basha pasi u zgjodh Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës:

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu