Pas raportimit për fotot e publikuara nga Ameti në Instagram të dielën, politikanja 32 vjeçare shkroi në X se i fshiu fotot dhe kërkoi falje
Politikania e GLPsë së Cyrihut dhe bashkë-presidentja e Operacionit Libero, Sanija Ameti, ka marrë kritika të rënda pasi ka qëlluar m erevole në një foto me motiv të krishterë dhe është raportuar. Mbrëmjen e së dielës ajo ka fshirë fotot që tashmë ishin publikuar dhe ka kërkuar falje.
Të rinjtë e SVP-së kanë ngritur kallëzim penal për shkelje të lirisë së besimit dhe adhurimit, siç njoftoi partia të hënën në mëngjes, transmeton albinfo.ch. Nicolas Rimoldi, themeluesi i organizatës Mass-Voll, gjithashtu ka shpallur kallëzim penal ndaj saj.
Policia kantonale e Cyrihut shkroi në X se po kontrollonte përmbajtjen e postimit.
Dorëheqje pas kritikave në rrjetet sociale
Si pasojë, Sanija Ameti, po largohet nga udhëheqja e Liberalëve të Gjelbër të kantonit, siç konfirmoi partia kantonale për SRF.
Konferenca Ipeshkvnore e Zvicrës dënon sjelljen “e papranueshme”
Mbrëmjen e së hënës foli edhe Konferenca e Ipeshkvijve të Zvicrës në një komunikatë për media, transmeton albinfo.ch. “Edhe nëse dikush shpërfill përfaqësimin fetar të Nënës së Zotit – gjë që ky imazh e tregon shumë qartë – përdorimi i këtij imazhi tregon dhunë dhe mungesë respekti për personin njerëzor”, thuhet në reagim.
Anëtarët e konferencës e dënuan këtë sjellje “të papranueshme”. Ata konisiderojnë se ndjeshmëria e tyre fetare ishte shkelur. Megjithatë, ata janë mirënjohës për letrën e Ametit drejtuar ipeshkvit të Chur-it, në të cilën ajo i kërkon falje komunitetit katolik.
Sanija Ameti është politikane me prejardhje boshnjake-kosovare.
E hënë, 9 Shtator 2024 – 20:18



Sa për informim Sanija Ameti nuk është shqiptare, boshnjake, lë të merr denimin e merituar.
Ne baze te emnit mund te jete shqiptare e lindun ne Bosnje ose bij shqiptarsh nga Bosnja.
Po te ishte sllave muslimane nga Bosnja do te quhej Sanije Ahmetovic. Ka shume shqiptar edhe ne Bosnje.
Me gjithe ate si te gjithe muslimant fanatike ajo urrejtjen e ka pase ndaj Krishtit. Kjo asht nji kontradikte e te gjithe muslimanve qe udhehiqen nga Kurani, ku profeti ma i nderuem mbas Muhametit asht profeti Isa a.s. (Jezu Krishti) dhe e ama Merjeme (Maria).