ARKIVI:
7 Mars 2026

Darka e gabuar ne Elbasan më 24 dhjetor 2021 , në mes të Ramës, Vuçiqit dhe Zaevit

Shkrime relevante

Sipas historianit Kristaq Prifti, në Kosovë nuk ekzistonte popullsi turke

Msc Belisar Jezerci, historian POPULLSI TURKE NË KOSOVË NUK EKZISTON ! Ne bazë...

Urime për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit

Luan Dibrani, Gjermani  Sot, më 7 Mars, në këtë ditë të shënuar të...

Fjalë respekti dhe mirënjohjeje për Mësuesin tim, Sabri Raçi

Arif Ejupi, Gjenevë Disa njerëz kalojnë në jetën tonë pa lënë fare...

Misionarët e dijes dhe të ardhmërisë

Arif Ejupi, Gjenevë (Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit,...

Histori e pa treguar, islamizimi i shqiptarëve…!

Nga Ismet M. Hasani, Suedi ____ Moderator: Asdren Shala (në tekstin e mëtejmë...

Shpërndaj

Po pse ne Elbasan? A mos mendohej si Dhimiter Shuteriqi qe Elbasani ” ështē serb “?
____
Lidhja me Serbinë është vetëm sensi antiperëndimor i shqiptarëve. Edhe Enveri ishte antiperëndimor dhe të vetmin aleat e kishte Serbinë, por historikisht e pagoi shumë shtrenjtë, jo ai dhe bastardët rreth tij por populli i vuajtur shqiptar.
Eh, ruajna zot mëndët e kresë kur të marrim hap të gabuar !
Një mik më shkroi deri sa unë djersitesha duke zgjedhur fjalët për këtë darkë të gabuar: “”Nëse një udhëheqës shqiptar vazhdon me zbrazë probleme të huaja në Shqiptari, siç po veprohet tani (në të vërtetë pak a shumë edhe të tjerët deri tash u janë zvarritur e lëpirë atyre që kanë plane me të shkatërrua si komb), atëherë ai udhëheqës është i gabuar Nuk ka popull europian (madje as botëror), që ikën nga historia e popullit të vet dhe i nënshtrohet tjetrit që para njëqind , më pak apo më shumë vitesh, apo edhe shekujsh, ka qenë pushtuesi i të parëve të vet.
Nuk duhet ti përkasësh asnjë partie, që tashmë ta gjykosh antishqiptarizmen e sotme shqiptare…… A din dikush me më kallxue se kah po shkon populli Shqiptar dhe si ia ka qitë «terezinë»: Ta mbrojë kulturën dhe historinë e vet apo të derdhet në wc-et serbe, greke apo neoosmane turkomëdha?
Si bisedohet me dikën i cili Masakrën e Reçakut e quan trillim amerikan? Pos kësaj bëjnë edhe film për të mohuar krimet e tyre.
A nuk është një grusht i rëndë për 78 ditshin e NATO-s ?
Si bisedohet me ” mysafirin” që s’ le gjë pa folur kundër Kosovës dhe shqiptarëve të saj nëpër kancelaritë e botës
Çfarë fytyre te kemi ndaj dashamirëve të ditëve të vështira, kur ky itthirrurii hoqi me dhjeta njohje politike të Kosovës.?
A e duan shqiptarët vetveten ? Me duket që jo.
Murtaja ishte pjellë e strategjisë. “Tek e fundit, sëmundje ka pasur dhe gjithmonë do të ketë, pse t`ua vëmë veshin gjithaq kur ato vijnë nga i madhi që mendon për të gjitha?“ Pushtuesit e dinin mire që krahas çkombëtarimit, asimilimit dhe shuarjes së popujve të padëgjueshëm të prekin edhe qendrat nervore ku rrënohej intelekti i tyre dhe shkaktohen çrregullime mendore dhe shpirtërore që barten brez pas brezi…”
….Vuçiqi na paska ber thirrje shqiptarëve: “ Serbinë shiheni si shtëpinë e dytë, kam respekt për ju!” Po mirë e ka , ta ndiejmë veten si te daja sepse historianët shqiptar që 20 vjet e thonë që Skënderbeu “ e kishte nënën serbe”

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Pse qenka “Darka e gabuar ne Elbasan më 24 dhjetor 2021 , në mes të Ramës, Vuçiqit dhe Zaevit”?
    Mu me duket krejte normale. Ha,ha,ha.

    Ka pas thane At Gjergj Fishta: SHKJET E BALLKANIT.

    Ju te Kosoves nuk mrrini me e kuptu se Tirana e sotme po jua fute ujin nentè, si gjitmone qysh prej vitit 1944 e deri me sot. Kur te kujtoheni ju, ka me kene vone.
    Na kndej i kena njofte mire, se ma keq se na e kan ba nuk diftohet me fjale.
    Na shkrujme e ju as na e veni veshin. Ma keq per ju.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu