ARKIVI:
13 Qershor 2026

Roli i emrit tek personaliteti i njeriut!

Shkrime relevante

Kur sfida bëhet kauzë !

Shqiptar Shaljani, Shala e Bajgorës, Mitrovicë Të dashura shqiptare dhe shqiptarë, të...

Tani po shpërthen në Britani

People watch as firemen arrive to put out vehicle that was...

Mjaft me inate politike – Kosova ka nevojë për marrëveshje dhe përgjegjësi

Prof. Dr. Sabri Tahiri, Gjilan Zgjedhjet përfunduan. Populli foli. Dikush fitoi më...

“Lëvizja e Deçanit” e 20 Tetorit 2023, lëvizja më atdhetare që mbahet në mend

Vesel Lekaj mësimdhënës në shkollën Fillore të Arbanasit (Arbëneshit), në Gjimnazin...

Shpërndaj

Florim Zeqa

Elementi i parë identifikues për një qenje njerëzore është Emri, pastaj vjen Mbiemri, Data dhe Vendi i Lindjes. Në disa raste mes rreshtave shënohet edhe emri i prindit për të plotësuar identitetin e individit! Që nga lindja, emri bëhet pjesë e parë e identifikimit të njeriut në familje dhe me rrethin shoqëror. Emri ka ndikim të thelbësor në identitetin dhe përvojat e njeriut gjatë gjithë jetës.

Emri krijon lidhje emocionale në shoqëri

Emri mund të ndikojë në perceptimin që të tjerët kanë për individin, qoftë në jetën personale apo profesionale. Një emër i veçantë ose i pazakontë mund të tërheqë vëmendje, ndërsa emri më i zakonshëm mund të ndihmojë në përshtatje më të lehtë në shoqëri.

Për më tepër, emri mund të ndihmojë në ndërtimin e personalitetit, por jo edhe të jetë përcaktues, pasi njeriu në shumë raste krijon lidhje emocionale me mënyrën se si e thërrasin të tjerët.

Identiteti i njeriut fillon të formësohet nga moshë e fëmijërisë, për të vazhduar me periudhën e edukimit dhe arsimimit, punës dhe profesionit e deri tek aspektet tjera që ndërlidhen me personalitetin e ndërtuar ndër vite dhe dekada!

Pjesë e pandashme e identitetit të njeriut është gjuha, kombi, shteti dhe religjioni!

Mosha dhe gjinia janë dy elemente përcaktuese dhe identifikuese poashtu!

Sikurse aspekti gjenetik, emri është i patjetërsueshëm!

Gjatë ciklit jetësorë njeriu mund të mësojë edhe shumë gjuhë të huaja, mund të ndërroj fe e parti, mund t’i ndërroj pasaportat njërin pas tjetrit, por elementi bazikik i identitetit të tij-emri mbetet i pandryshuar!

Me emrin e individit ndërlidhet origjina, respektivisht prejardhja gjenetike (ADN) e cila poashtu është e pandryshuar!

Kur takojmë dikë për herë të parë, gjëja e parë që bëjmë e pyesim për emër dhe e prezantojmë veten duke thënë emrin tonë. Emri përdoret për të identifikuar një individ dhe për të komunikuar me të.

Ndërtimi i personaliteti i njeriut varet nga prejardhja gjenetike, mjedisi socio-ekonomik, edukata, tradita dhe kultura e marrë në jetë, por jo edhe nga emri domosdoshmërisht.

Megjithatë, emri është i lidhur ngusht me personalitetin e njeriut dhe jo vetëm. Një emër që lë gjurmë pozitive në shoqëri, bëhet motiv i ripërtëritjes nga shumë persona të tjerë si shprehje e dashurisë dhe respektit, i cili bëhet motivim pune dhe suksesi për gjeneratat e reja.

Krenar me emrin tim!

Nuk e ndërroj emrin me të cilin me rriti Nëna, nuk e ndërroj emrin me të cilin Gjyshja më përkundi dhe më këndoj këngë gjumi, nuk e ndërroj emrin me të cilin e bëra krenarë babain tim! Nuk e ndërroj emrin të cilit nuk pranova t’i hiqet asnjë shkronjë e vetme në emigrim. Nuk e ndërroj emrin me të cilin e ndërtova personalitetin tim.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Emri ka rëndësi relevante.
    Kush e ndërron emrin e vet, abuzon me te (me emrin). Ai apo ajo mohon zanafillën, historinë. Harron vetvete.
    Ai, apo ajo me ndrrimin e emrit mjund te neglizhojë, mund të braktisë edhe krijuesin edhe vendlindjen e vet.
    Sintagma popullore : “T’u harroft emni” ka domëthenien e vet. dhe tjetra, “ju harroft emni” apo ” e harrofsh emnin” janë fataliste dhe të dëmshme.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu