ARKIVI:
7 Mars 2026

“Hashim Thaçi u trembej komandantëve?” Pse ai dhe ekipi i tij i avokatëve kanë zgjedhur këtë taktikë mbrojtjeje dhe shfajësimi?!

Shkrime relevante

Shkarkimi: Përgjigjia meritore ndaj pecedentit të rrezikshëm kushtetues

Nga: Dr. Sadri Ramabaja ______ Dekreti i Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e...

Me cilën dorë duhet të pijë ujë Presidentja – sipas mullës Mustafë Bajrami dhe neoosmanit Gëzim Kelmendi?!

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë ____ Mullahu Mustafë Bajrami duket se së...

Trump: – Irani do të goditet shumë rëndë sot

David Vojislav Krekling, Aftenposten Foto: Jose Luis Magana / AP Presidenti Donald Trump...

E kam përkrahë Vjosën por ajo kujtofti se s’ka shtet pa qenë hija e saj si bajrak mbi çati!

Nga: Çun Lajçi ___ Mall i kotë për një atdhe të lodhun ___ Me vetveten...

Shpërndaj

Ibrahim Kelmendi, Gjermani
___
DËSHMI KOMPROMETUESE APO INFORMUESE?
___
Është për të ardhur keq që shpenzohen miliona Euro edhe për t’u ripërsëritur një dëshmi si kjo e sotmja, në procesin gjyqësor në Hagë: “Hashim Thaçi u trembej komandantëve.” Pse vallë Thaçi dhe ekipi i tij i avokatëve kanë zgjedhur pikërisht këtë taktikë mbrojtjeje dhe shfajësimi?! Është kjo një dëshmi që afirmon UÇK-në, apo një dëshmi që e komprometon?
Dëshmitari amerikan James Peter Covey (Xhejms Peter Kovej), ish-zv.shef i UNMIK-ut, sot solli një varg argumentesh pse Thaçi u kishte frikë sidomos komandantëve të shtabeve të zonave operative.
Këtë e kam thënë edhe unë prej kohësh, madje disa herë: Hashimi gjithmonë ka pasur frikë nga komandantët e UÇK-së. Dhe me arsye! Ai e dinte më mirë se kushdo se çfarë sabotimesh, komplotesh e krimesh kishte kryer ndaj UÇK-së. Nëse UÇK-ja do të ishte vërtet një ushtri e rregullt, Thaçi do të ishte gjykuar prej kohësh nga një gjykatë ushtarake. Komandantët e dinin fare mirë për këto tradhti, dhe në terren ata vuajtën pasojat: mungesë armësh, municioni, veshmbathjesh, madje edhe ushqimi për guerilët. Dhe kjo, jo rastësisht, por edhe për shkak të sabotimeve në furnizim që i organizonte banda e Xhavit Halitit, Azem Sylës, Rexhep Selimit, Hashim thaçit & Co. Këta, për më tepër, po i grabitnin hapur financat që mërgata jonë i kishte dhënë për UÇK-në.
Këto frikësime i kam parë me sytë e mi, qysh kur u ktheva në Kosovë, më 18 qershor 1999. Të gjithë pjesëtarët e bandës së Thaçit & Co kishin frikë të shkonin pa mbrojtje nëpër zona. Kishte raste edhe kur u ndalohej “zyrtarisht” hyrja, nga strukturat e UÇK-së, siç ndodhi ndalimi që ia kanë komunikuar Xhavit Halitit: “Deri sa të zbardhet vrasja e Ilir Konushevcit, e ke të ndaluar ardhjen në ZO të Llapit!” Në ato ditë, “krahu i luftës” ishte homogjenizuar e konsoliduar ndjeshëm kundër bandës së Thaçit & Co. Ky homogjenizim çoi në themelimin e parisë PBD-së (Paria e Bashkimit Demokratik). Kuvendi themelues u mbajt në korrik 1999, në “sallën e kuqe” të Fakultetit Filozofik në Prishtinë, ku u zgjodh kryetar Bardhyl Mahmuti. Në atë kohë, Mahmuti ishte kundër Thaçit dhe përkrahës i komandantëve të UÇK-së. Të paktën për këtë arsye e votuan delegatët. Banda e Thaçit nuk mori pjesë (Jakup Krasniqit mori pjesë). Ata madje deklaruan se nuk e njihnin atë Kuvend.
Por, fatkeqësisht, DGSE-ja serbofile franceze dhe RDB-ja millosheviqiane, duke i manipuluar marionetat komplotiste, në tetor 1999 e zhbënë PBD-në. Ajo u tjetërsua në Parti të Prosperitetit Demokratik (më 10 tetor 1999), tashmë nën pronësinë e Hashim Thaçit, për t’u riemërtuar një vit më vonë në: Partia Demokratike e Kosovës (PDK)…
***
(Hetimet vazhdojnë…)

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu