ARKIVI:
8 Mars 2026

Zeusi, Pellazgët dhe unë !

Shkrime relevante

Nga marrëveshjet e dëmshme te bllokada kundër vullnetit të popullit

Nga Sak Muji, Rugovë ____ Autori është i përndjekur politik (1981) Kosova nuk u...

Një urim i veçant i shkupjanes Dijana Toska për 8 Marsin

Dijana Toska, gazetare, Shkup Urime 8 Marsi! Këto fjalë u kushtohen të gjitha...

28 vjet nga demostrata e madhe shqiptare në Vicenza të Italisë, e 21 marsit 1998

Nga: Gëzim Muçolli Kujtime për 28 vjetorin e demostratës së madhe shqiptare...

Rënja e “Monarkisë Osmani”!

Florim Zeqa Presidentja e Republikës së Kosovës Znj. Vjosa Osmani-Sadriu, në momentin...

Shpërndaj

Vizatim i Zeusit në leksikonin e madh norvegjez
Mathiev Aref, pellazgolog, Paris
___
Në moshën 15 vjeçare (1953), në Shkollën e Mesme Franceze në Kajro, zbulova për herë të parë, duke lexuar Iliadën dhe Odisenë (Iliade XVI, 233/236), se Zeusi nuk ishte Helen, por “Pellazg”. Ishte flaka e parë që më ndriçoi dhe më mësoi se kush ishin paraardhësit e mi. Kjo flakë do të shuhet vetëm ditën kur do të ndërroj jetë. Kjo është arsyeja pse, edhe sot, kjo flakë vazhdon të më frymëzojë, të më përforcojë, deri në atë pikë sa përfundova i zhytur në studimet dhe hulumtimet e mia, të cilat nga ana tjetër krijuan brenda meje një lloj kopjeje ose një sozi të një “Pellazgu të lashtë”, kështu që, në mënyrë të brendshme, mendore, emocionale dhe me dashuri e përjetova këtë Histori sikur të kisha jetuar midis Pellazgëve të mi…në gjithë jetën time. Kjo osmozë kurioze ndoshta më nguliti shpirtin e Pellazgëve brenda meje. Pa u mburrur, mund të pohoj se u bëra misionari i Pellazgëve, dhe ndoshta i vetmi në botë që kam jetuar një jetë të tillë në një histori të tillë midis paraardhësve të mi.
Por ajo që më trishton pak është se pak veta besojnë në këtë mision të shenjtë ! Po, trishtohem kur shoh disa Shqiptarë që më fyejnë, më nënçmojnë ose më urrejnë, edhe pse ia kam kushtuar më shumë se gjysmën e jetës sime kauzës së paraardhësve të mi, por… ndoshta jo paraardhësit e këtyre njerëzve…si mund ti quaj Shqiptarë ?!
E kam diskutuar dhe debatuar shumë këtë temë me të huajt, por gjithmonë jam pritur mirë, jam vlerësuar, pa grindje dhe jam duartrokitur ! Ndërsa me disa Shqiptarë që as nuk e dinë Historinë e tyre të paraardhësve, ndoshta nga injoranca (u privuan nga e Vërteta për 45 vjet despotizëm komunist) ose nga mungesa e edukimit ose mungesa e mendjehapurisë, mungesa e mendiehollësisë… dhe që nuk më kuptuan, që u tallën me mua, më denigruan, më fyenin ose më urrenin… sikur të isha vërtet një armik. Po, ndoshta kjo ekziston. Pse ? Oh, është e ndërlikuar dhe arsyet janë të shumta. Sidoqoftë, do ta trajtoj këtë problem shkurt dhe shpejt sepse më dhemb zemra të fajësoj ose t’i ngarkoj tepër bashkatdhetarët e mi, vëllezërit e mi të gjakut. Kam takuar shumë Shqiptarë në jetën time nga të gjitha kushtet shoqërore apo nivelet kulturore dhe kam njohur edhe grupe të tjera etnike përmes udhëtimeve të mia të shumta dhe atyre që kam frekuentuar për shkak se kemi bashkëjetuar, por Shqiptarë të këtij loji, rallë që i kam parë. Mund t’ju them, pa gabuar shumë, “se nuk ka askush më të mirë se një Shqiptar, dhe nuk ka askush më të keq ! Është e trishtueshme ta them këtë.
Nuk mund ta fajësoj dikë që nuk pajtohet me mua, por kur nuk je dakord, duhet të provosh të kundërtën… dhe aty qëndron problemi, sepse shpesh një Shqiptar do t’ju thotë menjëherë se nuk pajtohet me ju pa e ditur pse nuk pajtohet. Shpesh është “krenaria” (e ekzagjeruar) që më shpesh del në pah tek një shqiptar, etj. Këtu, unë nuk jam këtu në një gjykatë për të thënë se kush ka të drejtë ose jo. Por do të përmend një ose dy shembuj domethënës midis shumë të tjerëve. Disa vjet më parë, një “Shqiptar” i quajtur shkencëtar (nuk do ta përmend emrin e tij, por nëse më lexon, do ta njohë veten) i njohur në rrethet shkencore të Tiranës (nga kasta e ish regjimit komunistë) erdhi për të debatuar me mua (së bashku gjithashtu me dy të tjerë). Ai vazhdoi të më kundërshtonte (për hir të kundërshtimit) gjatë promovimit të librit tim të parë (“Shqipëria…”), por meqenëse nuk mund të më jepte prova për të kundërtën, e pyeta nëse e kishte lexuar librin tim. Ai u përgjigj se nuk kishte pasur kohë ta lexoje ! Atëherë iu përgjigja : “Keni ardhur këtu për të debatuar me mua për librin që është tema e këtij programi televiziv pa e lexuar librin tim më parë ?!”
Si kjo lloj situate ose gabimi ka pasur shumë të tilla si kjo e mëparshme që ngjau në vitin 2007, kur shkela për herë të parë tokën e paraardhësve të mi. Do ta përfundoj me shembullin e dytë, atë të dikujt këtu në FB që kishte një mendim pozitiv për “Inteligjencën Artificiale”, duke më thënë : se “në librat tuaj sipas çfarë lexoj në “IA” ju nuk sillni asgjë të re për temën e Pellazgëve” !!! Ndërsa IA është një algoritëm që bazohet në probabilitete dhe gjithçka që i ofrohet “bazës së të dhënave” të saj ku, për fat të keq, të dhënat e mia shkecëtore historike dhe etnolinguistike nuk përfshihen në atë baze të dhënash ! Ndryshe nga teza ime dhe librat e mi që sjellin një perspektivë të re mbi qytetërimin Helen, të cilën e vë në dyshim plotësisht, si dhe gjuhësinë moderne ku pohoj (me prova) se gjuha shqipe është një “fosil i gjallë” dhe “gjuha mëmë e Evropës”, dhe se Pellazgët janë populli më i vjetër në Evropë : të gjitha këto studime dhe zbullime ishin objekt i një teze të paraqitur në Sorbonë në vitin 2012.
Kështu veprojnë disa Shqiptarë (dhe të tjerë në botë, përfshirë armiqtë tradicionalë dhe gjeopolitikë të popullit shqiptar) që besojnë se janë të kulturuar dhe inteligjentë dhe që të kundërshtojnë “për hir” të kundërshtimit. Pra, ky është lloji i ekzemplarit që janë disa shqiptarë (për fat të mirë jo të gjithë sepse ka edhe gra e burra të tjerë të kulturuar dhe patriotë) : ata njerëz janë plot mburrje, egocentrikë, egoistë, xhelozë, agresivë, kokëfortë, të dëmshëm, përçarës dhe dashakeq. Fund.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu