ARKIVI:
30 Prill 2026

Deklarata e Klosit se UÇK nuk paska dashtë shtet, por autonomi, është dhuratë për Serbinë – dhe Beogradi do të jetë gjithmonë mirënjohës

Shkrime relevante

388 milionë të krishterë përndiqen, dhe elefanti në dhomë quhet islami

John Martin Johansen / Document.no Çdo ditë 13 të krishterë vriten për...

Boko Haram dëshiron para – përndryshe kërcënon të ekzekutojë 400 gra dhe fëmijë të rrëmbyer në Nigeri

Foto nga X Arnt Jensvoll / Document.no  Grupi terrorist mysliman Boko Haram (Jama’atu...

Bllokada institucionale dhe rrethi vicioz politik në Kosovë: implikime strukturore dhe rrugëdalje të mundshme

Prof. Dr. Sabri Tahiri ___ Ndërsa qytetarët përballen çdo ditë me mungesë të...

“Ushtrija e minjve” të Haxhi Qamilit, sulmojnë vlerat kombëtare

Afrim Caka, Gjakovë Këta horra, mashtrues, pakarakter e nga pafytyrësia e tyre...

Dygjuhësia – një urë mes gjuhës amtare dhe gjuhës së shkollës

Foto e Shkollës Shqipe në Gjenevë Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë Gjuha shqipe nuk është...

Shpërndaj

Melazim Koci, Prishtinë
___
DEKLARATA E KLOSIT – CORODITJE DHE RIPERTYPJE E TEZAVE SERBE!
“Askush nuk e kishte ne plan clirimin e Kosoves. Ata luftonin qe Kosova te fitonte, te pakten, ato pak te drejta qe i kishte pasur ne kohen e Titos”!
Kjo eshte deklarate e ketyre diteve te Fatos Klosit, ish kryetar i SHISH-it dhe person qe mban statusin e veteranit te UCK-se.
Ne nje kohe kur Kosova vazhdon te perballet me sfida serioze politike dhe diplomatike ne raport me Serbine, deklarata te tilla nuk jane vetem te papergjegjshme – ato jane thellesisht te demshme.
Po te ndiqej logjika e Klosit, atehere del se shqiptaret e Kosoves nuk paskan luftuar per pavaresi/shtetesi, por thjesht per disa te “drejta te mohuara” – dhe pavaresia iu paskesh imponuar nga Perendimi. Ky interpretim nuk eshte origjinal. Eshte nje version i zbutur i tezes se njohur serbe se Kosova eshte nje krijese e SHBA-ve, ne kuader te konfliktit gjeopolitik me Serbine – dhe jo rezultat fillimisht i nje levizje clirimtare dhe popullore te shqiptareve.
Mjerisht, kjo nuk eshte hera e pare qe nga Tirana artikullohen qasje te tilla qe relativizojne sakrificen dhe vullnetin e popullit te Kosoves.
Te tilla narrativa nuk i sherbejne as te vertetes historike, as unitetit kombetar dhe aq me pak interesave te Kosoves ne betejen e saj per konsolidim shteteror dhe nderkombetar.
Kosova nuk ka nevoje per “ligjerime” te tille nga politikane aktual apo ish – zyrtare te Shqiperise, qe duan te rishkruajne historine sipas nje logjike te coroditur qe perkon me shume me pikepamjet e Beogradit dhe aspak me realitetin qe e njeh gjithe bota perendimore.
Deklarata si kjo e Fatos Klosit jane dhurate per Serbine – dhe Beogradi do te jete mirenjohes, per jete e mot.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. z. Milazim Koci!

    Lexova shkrimin e juaj, në të cilin ju përmendni vetëm Klosin, ndersa në shkrimin e Halil Gecajt, (të publikuarx po në DRINI.us), përveç Klosit përmenden edhe emrat e Hashim Thaçit, Azem Hajdarit (shka i kas thanë Hashimit?!) etj.
    Halil Geci ka shkruar të vërtetën; edhe Klosi – sipas Gecit, ka folur të vërtetën, edhe fjalët e Azem Hajdarit të thëna Hashimit sipas Gecit janë të vërteta.
    E vërteta ka vetëm një emër. Andaj fole të VËRTETËN, edhe nëqoftë se nga ajo e vërtetë ke ndonjë dëm!
    Mps gënje, edhe nëqoftë se nga ajo gënjeshtër ke ndonjë dobi.
    *

    Respekt!
    I.M.H.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu