ARKIVI:
25 Prill 2026

Media dhe vota e lirë , arma më e fortë kundër hajnave, kriminelëve e mashtruesve

Shkrime relevante

Mathieu Aref për shkrimtarin dhe sociologun algjeriano-maroken Maxhid Okasha që e braktisi islamin

Mathieu Aref, pellazgolog, Paris Ja çfarë thotë Maxhid Okasha, një shkrimtar dhe...

Urdhëri i kundërt: Witkoff dhe Kushner nuk shkojnë në Pakistan

Ndërsa mediat shkruanin se Steve Witkoff dhe Jared Kushner po shkonin...

Iluzioni i përjetësisë, poezi nga Arif Ejupi

Iluzioni i përjetësisë Poezi Proteston – nuk e di për çka, Kundërshton – pa...

Këngëtarja Donna Dafi publikon videoklipin e saj më të ri, “ManGo”

Artistja shqiptare Donna Dafi ka publikuar videoklipin e saj më të...

Dhjerësit e vlerave të luftës shantazhojnë shtetin!

Idriz Zeqiraj, Gjermani      Tellalli numër dy i OVL, (po kursejmë...

Shpërndaj

Halil Geci, Skenderaj
___
MEDIA E LIRË, VOTA E LIRË DHE QYTETARI AKTIV JANË ARMA MË E FORTË KUNDËR HAJNAVE, KRIMINELËVE DHE MASHTRUESVE
___
Manifest,për përmbysjen e hajnave me votë
Ndershmëria është nder — korrupsioni është tradhti
Sot, Kosova dhe Shqipëria po kalojnë nëpër një periudhë të errët: njerëzit e ndershëm margjinalizohen, ndërsa hileqarët, të korruptuarit dhe profiterët ngrihen në piedestal.
— Shitet nderi për një post. Shitet ndërgjegjja për një tender.
— Shitet atdheu për pak para.
Por populli ende ka forcë. Ende ka djem e vajza që besojnë në drejtësi, në punë dhe në dinjitet. Ata janë shpresa jonë për të nxjerrë vendet tona nga ky moçal — jo me dhunë, por me ndërgjegje, dije dhe guxim qytetar.
Rruga e daljes është e qartë: humbja e pushtetit të hajnisë dhe profiterëve përmes votës është nder dhe atdhetari.
Çdo qytetar duhet të dijë se vota për korrupsionin të bën bashkëfajtor.
Çdo votues i ndershëm duhet ta dijë se dijenia dhe arsimi çlirojnë mendjen nga varësia dhe frika — prandaj, refuzoni me votë ata që shesin interesin publik.
Vetëm me ndershmëri dhe drejtësi mund të mbrojmë shtetin dhe institucionet e tij. Pa drejtësi, nuk ka as shtet, as liri.
Në një shoqëri pluraliste, vota është mjeti më i fuqishëm kundër mashtruesve dhe hajnave që po përpiqen ta kapin shtetin. Përdoreni atë me përgjegjësi.
Mbështetja ndaj medias së lirë dhe gazetarëve që denoncojnë korrupsionin tregon se sa e do atdheun.
Angazhohuni qytetarisht: informohuni, debatoni dhe votoni të ndershmit nëse e doni atdheun.
Mos pranoni pazare; mos shisni besimin e së ardhmes për interesa të përkohshme.
Ndërtoni komunitete të forta dhe të informuara, që nuk lejojnë biznesin e servilizmit dhe klientelizmit.
Shoqëria që shpërblen korrupsionin dhe ndëshkon ndershmërinë është e dënuar.
Shoqëria që guxon të zgjohet, të flasë dhe të mos shitet, do të ringjallë Kosovën dhe Shqipërinë e drejtësisë, dinjitetit dhe lirisë.
Mos u besoni liderëve të partive, por besojuni njerëzve të rretheve tuaja, atyre që i njihni dhe që kanë qëndruar larg hajnisë, krimit dhe të pabesës.
Nëse doni ta nderoni Kosovën, refuzoni me votë hajnat 20-vjeçarë që kurrë nuk dinë të ngopen me para.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu