
Bardhyl Mahmuti, Gjenevë
___
Kur serbi Radovan bëhet më i mirë se Lulja shqiptare!
___
REAGIM NDAJ KËRCËNIMEVE DREJTUAR LULJETA PULËS!
Jemi dëshmitarë se viteve të fundit në hapësirën tonë mediatike të Kosovës u jepet një vend i rëndësishëm rasteve të konvertimeve nga një besim religjioz në tjetrin. Në fillim të reagimit tim do të përzgjedh ngjarjen e para dy vjetësh, kur më 16 gusht 2023, në praninë e imamit Shefqet Krasniqi, një serb konvertohet në islam.
Nga ai çast që Radovani deklarohet se “Zoti është një dhe nuk ka Zot pos tina” imam
Shefqet Krasniqi e shpall si të konvertuar në “musliman” dhe, pa e njohur fare të kaluarën e tij, i thotë publikisht Radovanit: “jo vetëm që je si na, por edhe më i mirë se na”!
Entuziazëm i paparë i ithtarëve të besimtarëve islam! Rrjetet sociale u vërshuan nga kjo “fitore e madhe”!

Luljeta Puna pranë altarit në Llapushnik me priftin Fran Kola
Asnjë reagim kundër, sepse e drejta për t’u përcaktuar lirshëm edhe për besimin religjioz është një e drejtë që nuk duhet të kontestohet nga askush.
Mirëpo të njëjtit njerëz që kaluan në ekstazë që serbi Radovan, përzgjodhi emrin arab, Ridvan, dhe u bë mysliman, në mënyrë shtazarake janë vërsulur kundër Luljeta Pulës, intelektuales dhe veprimtares së shquar të çështjes kombëtare shqiptare, për arsye se ajo, në prani të famulltarit Don Pal Tunaj, në Famullinë “Shën Abrahami” në Llapushnik, u konvertua në katolike.
Sa më përket mua, të gjithë radovanat dhe karagjiqat e “konvertuar në islam”, bashkë me Shefqet Krasniqat dhe sortën e tij, nuk mund të bëhen më të mirë se një shqiptar katolik, se një shqiptar ortodoks, se një shqiptar ateist, se një shqiptar agnostik, vetëm se qenkëshin “muslimanë”.

Luljeta Puna me famullitarin Pal Tunaj që e pagëzpoi në kishën “Shën Abrahami” të Llapushnikut e disa të tjerë, pjesëmarrës të ceremonisë së rikthimit të saj në krishterizëm
Sa më përket mua, të gjithë radovanat dhe karagjiqat, bashkë me Shefqet Krasniqat dhe sortën e tyre nuk vlejnë as sa një thua i Luljeta Pulës, Saranda Ademit, Pren Marashit, Femi Cakollit, Luigj Gjokës, Branisllav Sinadinovskit, Branko Manoillovskit…
Ndërkaq sa u përket kërcënimeve dhe fyerjeve drejtuar Luljeta Pulës, është momenti i fundit që të ndërhyjnë organet e sigurisë dhe në mënyrë energjike të pamundësojnë cenimin e integritetit moral dhe fizik të Luljeta Pulës.



z. Bardhyl Mahmuti!
Komenti që ia kam dhënë Luljeta Pula, rrjedhimishtx Bajram Gjergj kabashit, me 3 tetor;
Ismet M. Hasani, Suedi[ E premte, 03.10.2025, 08:23 PM ]
znj Luljeta,
Pikësepari URIME për rikthimin e juaj.
Ju lumt, juve z. Gjergj – Bajram Kabashi për INTERVISTËN e bërë me znj Luljeta.
Me më pas thanë gjyshi apo baba jam se brezat tonë të mahershem kanë qenë katolik, qysh nesër e kisha bâ konvertimin, por me kanë thanë mue (si i arsimuem) dhe krejt familjë tonë se që 16 faqe (breza) jemi shqiptar me fé musliman ,dhe kjo nuk më ka pënguar as munduar në asnjë mënyrë as gjatë shkolllimit prej mësuesi gjer në Mr. të shkencave ekonomike, as gjatë punës sime 40 vjeçare në vende pune me përgjegjësi e autorizime të veçanta…
Gjatë jetës kam krijuar shumë shokë e miq katolikë dhe kjo nuk më ka penguar e as munduar, e edhe sot kam dhe katolikët i respektoj në radhë të parë si shqiptar, si patriotë, atëdhetar që janë. Baba im e ka kënduar “LAHUTËN E MALËSISË” edhe atë kohë kur Fishta – veprat (librat) e Fishtës kanë qenë TË NDALUARA – në Kosovë e në Shqipëri.
Edhe unë e kam lexuar Fishtën dhe i kam kushtuar LIbër me titull: RAPSODI QË E KËNDOJ “LAHUTËN E MALCIS’” në të cilin kam shkruar se pari për Fishtën e mandej për babën tim.
Mendoj se:
1. Sa më shumë që afrohen e lidhën njerëzit ndërmjet veti, aq më shumë flakën (zhdukën) dallimet midis tyre!
2. E kam lexuar BIBLËN dhe më ka bërë përshtypje të thellë, poashtu e kam lexuar KUR’ANIN dhe kam ardhë në përfundim se kanë shumë ngjarje të përbashkëta dhe nuk kanë KUNDËRTHËNIE në mes veti:
3. Sipas parimeve të Biblës: “Duaje fénë tënde, por respekto edhe fén e tjetrit;
4. Parimet Islame e PRANOJNË Biblën të shënjtë dhe Jezuk Krishtin – profet i Zotit.
5. Kam lexuar libra ku shkruan: Prifti i kishës në Basra – afër Medinës e ka zbuluar se Muhamedi ‘eshtë profet; poashtu plaku katolik – Vereka i vërbët, e ka zbuluar Muhamedin se është profet – sipas shenjave që i ka diktuar të Muhamedi dhe i ka thënë gruas se Muahamedit – Hatixhës: sipas librave të shenjta që i di unë, burri yt është profet.
Kur, Perandoria romake e kanë lidhë Jezu Krishtin, ky ka thënë: “O Zot, fali këta se nuk dijnë