ARKIVI:
6 Mars 2026

U festua njëvjetori i shkollës shqipe në Long Island të New York-ut

Shkrime relevante

Etihad Airways rifillon fluturimet nga Abu Dhabi, aftësia e Iranit për sulme është zvogëluar ndjeshëm

A displaced man with his family fleeing Israeli airstrikes in Beirut's...

Mbrojtja e identitetit nuk është urrejtje, është instinkt normal i çdo kombi që respekton veten

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Ta quash “banalitet” mbrojtjen e kulturës dhe identitetit shqiptar...

“6 Marsi – Dita e Dëshmorëve” – të zyrtarizohet sa më parë…!

Bashkim Fazliu - "Migjeni", Ferizaj  Sot është Dita e Dëshmorëve në Kosovë...

Lufta e Jasharajve dhe ndikimi i saj

Kolonel Dilaver Goxhaj, Tiranë, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së 28...

Shpërndaj

Nga: Prend Ndoja, New York

___

Në Long Island, në ujdhesën e New York-ut, një ndër vendet më të bukura të globit, të dielën u festua njëvjetori i themelimit dhe punës së suksesshme të shkollës së parë shqipe që mban emrin e poetit tonë kombëtar “Gjergj Fishta”. Ishte ky një moment gëzimi e lumturie për mbarë bashkësinë shqiptare në këtë vend, për të parë frytet e një angazhimi, ku shkolla shqipe, përpos edukimit të fëmijëve në gjuhën amtare është bërë edhe një pikë takimi e prindërve dhe familjeve shqiptare për të mbajtur gjallë frymën e origjinës dhe traditat e vendlindjes.

Në fjalën përshëndetëse, para të pranishmëve, krijuesi, publicisti dhe anëtari i Federatës Panshqiptare “Vatra”, Prend Ndoja, bëri thirrje që mos të mbetet asnjë fëmijë shqiptar në Long Island pa e njohur gjuhën shqipe, sepse, edukata e shëndoshë që sot e mbjellim në formimin e fëmijëve tanë, është vlerë jo vetëm për familjet tona, por për mbarë shoqërinë, si pjesë e vlerave universale.

Nëse ne si prindër hezitojmë t’i sjellim fëmijët në shkollën shqipe, në të ardhmen ata do të jenë vlerësuesit më të mirë se kush ishim ne sot dhe a e kemi përmbushur misionin tonë para tyre, tha z. Ndoja dhe falënderoi dr. Paulin Markun dhe profesoreshën, Fabiola Gjinaj, për punën e tyre vullnetare dhe me përkushtim që po e bëjnë për shkollën shqipe.

Image

Long Island

Mesazhe inkurajimi dhe vlerësimi për punën e bërë pati në edhe në fjalën e gazetarit z. Frank Shkreli, të editorit të gazetës “Dielli”, z. Sokol Paja, të z. Ilir Cubi, anëtar i kryesisë së Federatës “Vatra” etj. ku u nënvizua përkushtimi dhe vlera e jashtëzakonshme për bashkësinë shqiptare në këtë pjesë të Amerikës dhe për të ardhmen e tyre.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. I nderuemi Prend Ndoja!
    I nderuemi Kryeredaktor z. Bajram Gjergj Kabashi!

    Revista DRINI.us, Kryeredaktor i së cilës është z. Bajram Gjergj Kabashi, gjithëherë publikon shkrime të mirëfillëta, dhe relevante (të rëndësisë së veçantë) të cilat na zgjojnë kërshërinë për lexim dhe koment.
    Lexova shkrimin e juaj mbi Nje vjetorin e Shkollës shqipe “Gjergj Fishta” në Long Island – New York dhe ju përgëzoj me këto fjalë të At’ Gjergj Fishtës:

    “Deri sa t’mundëm me ligjërue,
    e deri sa unë gjallë të jam,
    kurrë Shqypni s’kam me t’harrue,
    edhe n’varr me t’përmend kam!”
    (At’ Gjergj Fishta)
    Ndërkaq unë po ua “recitoj” disa fjalë nga poezia e ime: “Gjuhën shqipe mos e harroni”

    Ju shqiptar’ në Diasporë,
    rrini me lapsa e libra n’dorë,
    shkruani, shkruani edhe mësoni,
    GJUHËN SHQIPE MOS E HARRONI!

    Mbanju t’rinjve ligjërata,
    të mësojnë shqipën këto gjenerata,
    dhe tregonju të gjithë shqiptarve,
    Të MOS HARROJNË GJUHËN E T’PARVE!
    … (Ismet M. Hasani)

    Respekt!
    IMH

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu