ARKIVI:
6 Mars 2026

Bashkimi kundër Albin Kurtit, … gjithsesi të ta bëjë më të fortë

Shkrime relevante

Majlinda Grajçevci: Si mund të kthehen shqiptarët në Toplicë?

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Shqiptarët e dëbuar nga Toplica (1877–1878) – Historia...

Çmenduria e gardës puçiste kundër shtetit në aksion

Selatin Retkoceri, Llugagji, Lipjan Refuzimi i Albin Kurtit për t’iu përgjigjur ftesës...

Trump: Nuk do të ketë marrëveshje me Iranin, kërkohet dorëzim i pakushtëzuar

Foto: YURI GRIPAS / POOL / EPA / NTB Presidenti amerikan Donald...

Kush kujt ia dogji Çergën

Fatmir Gashi, analist, Zvicër _____ Ajo që pamë këto ditë në lojërat e...

Kur pushteti përballet me pasqyrën e vet

Nga Isuf Bajraktari, Suedi Reflektim mbi dështimin për zgjedhjen e Presidentit...

Shpërndaj

Halil Gaci, Skenderaj
___
BASHKIMI KUNDËR ALBIN KURTIT DHE BETEJAT POLITIKE NË KOSOVË
___
Kur opozita, Beogradi, Rusia dhe disa zëra nga Tirana bashkohen në një front të përbashkët për ta rrëzuar Kurtin dhe qeverinë e tij
Në skenën politike të Kosovës, duket se është krijuar një bashkim i gjerë kundër Albin Kurtit dhe Donika Gervalles dhe Faton Pecit.
Sipas disa analistëve dhe qarqeve opozitare në Beograd, presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka ndarë rreth 1 miliard euro me qëllim për ta rrëzuar nga pushteti kryeministrin Kurti.
Serbia dhe presidenti Vuçiç janë angazhuar në mënyrë të vazhdueshme dhe me përpjekje maksimale për ta dëmtuar dhe rrëzuar qeverinë aktuale të Kosovës.
Fatkeqësisht, këtij skenari i janë bashkuar edhe disa forca të opozitës kosovare, të cilat me veprimet e tyre janë bërë pjesë e lojërave politike që vijnë nga Beogradi.
Në të njëjtën kohë, disa individë të papërgjegjshëm dhe provokatorë kanë tentuar ta frikësojnë Kurtin publikisht me kërcënime të ulëta – njëri duke deklaruar se “do ta tërheqin zvarrë në qendër të Prishtinës”, e tjetri duke paralajmëruar “shuplaka në të njëjtin shesh”.
Këto gjeste të turpshme dhe të padenja nuk përfaqësojnë qytetarinë kosovare, por mendësinë e atyre që kanë mbetur peng i së kaluarës dhe i interesave të huaja.
Megjithatë, fatmirësisht, kryeministri Kurti ka dëshmuar se nuk frikësohet nga askush dhe mbetet i palëkundur në mbrojtjen e vullnetit të qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës.
Në të njëjtën kohë, kemi parë përpjekje të hapura për bllokimin e institucioneve që kanë dalë nga vota e mbi 50% të qytetarëve shqiptarë.
Po ashtu, janë bërë tentativa për të ndikuar apo blerë njerëz të afërt me Kurtin – si në rastin e Liburn Aliut, Shpend Ahmetit dhe të tjerëve – të cilët sot janë shndërruar në analistë që dalin në media duke kritikuar dhe sulmuar Kurtin e qeverinë e tij, shpesh në një linjë të ngjashme me qëndrimet që vijnë nga Beogradi dhe Moska.
Sa më shumë që janë bashkuar kundër tij ,qoftë opozita e brendshme, qoftë Serbia, Rusia apo edhe disa zëra të pabesë nga Shqipëria ,aq më të fortë e kanë bërë Albin Kurtin dhe mbështetësit e tij.
Çdo sulm, çdo fyerje dhe çdo përpjekje për ta rrëzuar, në vend që ta dobësojë, e ka forcuar edhe më shumë lidhjen e tij me qytetarët dhe besimin e popullit në drejtimin që ai përfaqëson.
Fyerjet e përbashkëta nëpër media kundër Kurtit dhe qeverisë,dhe veçanërisht qëndrimet e opozitës kosovare që përputhen me linjën e Beogradit, si dhe veprimet e qarqeve që punojnë kundër interesave të shtetit të Kosovës ,së bashku me sulme, shpifje dhe përçmime të qëllimta për ta dëmtuar kryeministrin, kanë prodhuar efektin e kundërt.
Në vend që ta dobësojnë, ato e kanë konsoliduar pozitën e Kurtit dhe kanë bashkuar më shumë shqiptarët rreth tij, duke i motivuar që ta mbrojnë dhe ta votojnë sërish ,ashtu si në vitin 2021, dhe me gjasë edhe tani.
Përndryshe, nëse këto forca arrijnë të marrin pushtetin, ekziston rreziku që interesat kombëtare të dëmtohen,përfshirë edhe humbjen e kontrollit të veriut të Kosovës ,për shkak të veprimeve të atyre që mund të konsiderohen tradhtarë ndaj kauzës kombëtare.
Për sa kohë që politika e Kosovës do të dominohet nga të paditur, profiterë dhe njerëz që e kanë trajtuar shtetin si plaçkë ,e që sot e bojkotojnë dhe e shajnë në bashkëpunim me Vuçiçin dhe disa qarqe antishqiptare në Evropë, apo edhe me individë si Richard Grenell, të cilët në të kaluarën kanë tentuar ta ndajnë Kosovën për interesa personale e financiare ,Albin Kurti do të mbetet një figurë e pathyeshme dhe e pavdekshme në politikën shqiptare.
Vetëm kur nga skena politike të largohen të paditurit dhe profiterët, dhe në pushtet të vijnë profesionistë e intelektualë të dëshmuar, Kosova do të mund të ecë përpara si një shtet i lirë, demokratik dhe me dinjitet të plotë ndërkombëtar.

K O M E N T E

3 KOMENTE

  1. I respektuari Halil Geci!
    ‘Revista DRINI.us, rrjedhimisht Kryeredaktori Bajram – Gjergj Kabashi, publikojnë shrime të publicist¨¨eve guximtar, siç jeni Ju.
    Nga shkrimi i jaj, veçova dy pjesë, të cilat po i citoj:

    1. “Sa më shumë që janë bashkuar kundër tij ,qoftë opozita e brendshme, qoftë Serbia, Rusia apo edhe disa zëra të pabesë nga Shqipëria ,aq më të fortë e kanë bërë Albin Kurtin dhe mbështetësit e tij.”

    Përfundoni shkrimin me fjalët:
    2. “Vetëm kur nga skena politike të largohen të paditurit dhe profiterët, dhe në pushtet të vijnë profesionistë e intelektualë të dëshmuar, Kosova do të mund të ecë përpara si një shtet i lirë, demokratik dhe me dinjitet të plotë indërkombëtar.”
    Ju lumtë!
    *
    Mendoj se ata të cilët e sulmojnë Albn Kurtin, ju ngjajnë atyre që kanë rënë në “BALTËN E GJALLË”, nga e cila, sa më shumë që përpiqën të nxjerrën (dalin), ajo aq më shumë i tërheq teposhtë!
    Nuk po zgjas’ më tepër me KOMENT-in.

    Respekt të veçant’
    për Kryeredaktorin e RD, dhe
    për juve z. Halil

  2. U gjet me ne fund dikush qe deshmon se Serbia dhe Aleksandar Vučić me se shumti jane friguar dhe frigohen nga Albin Kurti. Me vjet kam shkruar kete e me fakte, se serbet ME SE SHUMTI I FRIGOHEN ALBIN KURTIT. E kur serbet i frigohen nje shqipetari ajo eshte dhe shenje e KJART SI DITA E KJART! Se si duhet pakes…. pakes nga shqipetaret te i njofin serbet. E cka eshte parimi i pare kur lufton me dikend, kur e ke kundershtar. NJOFTOJE kundershtarin, hynja ne koke, mesoja gjuhen, menyren e te menduarit, mentalitetin. Kam luftu me serbet ne disa lufta. I njof e per ate dhe kam dit me luftu me ta. Po, ka pas Fletkerkese te kuqe ne Serbi per mu. Me vjet. Por e kane heq, e tu qesh! Sepse kan kuptu se shqipetaret jane ata qe me nenqmojne me shumti. Dhe okej…okeeej. Per fat jo te mire eksiston ne Maqedoni ende nje fletkerkese per mu… por as nuk shkoj atje. Edhepse u mundu Ljuben Boškovski ne telefon te me thot se me nderon si gazetare me te afte ne Kroaci dhe qe jam e mireseardhun ne Maqedoni dhe se ai do te me qon ku du une, ne Oher apo kudo. Shiqo ti ate pune!!!? Ate me thot Ljuben Boškovski per cilin 4 vjet kam luftu neper media te shkon ne Haag per ate cka ka bo shqipetarve ne Maqedoni. Dhe ne Konference shtypi qe shkonte drejteperdrejt i a kam bo pyetje atehere kryeministrit Ivica Račan, pse lejon Kroacia qe shtetas i tyne Ljuben Boškoski, te jet minister i Punve te Mbrendshme ne Maqedoni, ne shtet tjeter pra, dhe me arme qe emrohet “Pushka Kroate” sepse kroatet e kan konstruktu, pse lejohet nga shteti kroat te vriten shqipetaret, shtetas te Maqedonise, nga nje shtetas te Kroacise,Ljuben Boškovski. Ka qene skandal atehere ne Kroaci. Kete pyetje ja kam bo edhepse kryeministrit Račan me qmonte, Račan, e per pyetjet qe i kam shtru presidentit Tugjman para se te vjen Račan dhe partia e tij SDP ne pushtet. Dhe NUK KAM PRANU qe Račan te intervenon per mu kur me qiten nga HRT (radiotelevisioni kroat) ne vitin 2000., si bashkepuntore gazetare edhepse shumicen e teksteve per Kosove dhe Luften ne Kosove, kurre nuk me kane paguar. Nuk kam pranu me intervenu Ivica Račan edhepse ai deshti me intervenu. E JO! Pikrisht per kete pune JO. Nese lejon intervenim atehere nuk mundesh me i a shtru kesi pytje. Skandali me Boškovski ka dal ne pah dhe si shkruva me lart kam luftu qe te shkon ne Haag. E te i besoj Boškoskit kur u kthy nga Haaga te me thot: “Povelete vo Makedonija” kur nje gazetari kroat Željko Roško /tash i ndjeri/, e qe e kane zane atje ne Maqedoni e kane mbajt 8 ore dhe e kane maltretu me pyetje per mu, e ai me tha: “Te gjithe polic maqedonet kane foto tendin, te vrajne si qenin, te lutem, te lutem mos shko ne Maqedoni”. Kurre nuk e kam pa aq te friksum e ishte gazetar i guximshem ishte ne Afganistan tu raportu dhe nga Irani. E juve o shqipe sa ju nevojiti te e kuptoni se Serbia dhe serbet dhe Vučić I FRIGOHEN ALBIN KURTIT?! Dhe qe… dje hyni ne Kosove perseri Milan Radoičić, teroristi serb teper i rrezikshem. TEPER!!! Po doni me rrzu Alnin Kurtin?! Qe… e rrezuat! Sepse nuk vjedhi Albin Kurti, nuk u pasuru, nuk ju ka plaqkit. Dhe…. asi njerez o ju shqipe, nuk e qmoni. Me fat ju koft ai mentaliteti i cuditshem, sherbtor… E rrezuat Albin Kurtin!! Lufzoni tash te ju kthehet Hashim Thaci. Dhe mlojeni me lule rruges kur kthehet ne Kosove. Qe ju plaqkiti, ju rrejti, dhe akuzohet ne Haag per vrasje te shqipetarve. Jo per vrasje te serbeve por shqipetarve. Me fat ju qoft. E tash pergadituni per ate cka ju bon Serbia dhe Rusia e se shpejti. HYNI RADOIČIĆ DJE NE KOSOVE.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu