ARKIVI:
7 Mars 2026

Kisha katolike në Shalë – bekim apo mallkim?!

Shkrime relevante

Shkarkimi: Përgjigjia meritore ndaj pecedentit të rrezikshëm kushtetues

Nga: Dr. Sadri Ramabaja ______ Dekreti i Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e...

Me cilën dorë duhet të pijë ujë Presidentja – sipas mullës Mustafë Bajrami dhe neoosmanit Gëzim Kelmendi?!

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë ____ Mullahu Mustafë Bajrami duket se së...

Trump: – Irani do të goditet shumë rëndë sot

David Vojislav Krekling, Aftenposten Foto: Jose Luis Magana / AP Presidenti Donald Trump...

E kam përkrahë Vjosën por ajo kujtofti se s’ka shtet pa qenë hija e saj si bajrak mbi çati!

Nga: Çun Lajçi ___ Mall i kotë për një atdhe të lodhun ___ Me vetveten...

Shpërndaj

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës
___
Të dashur shaljanë, të nderuara shqiptare e shqiptarë, miq të respektuar :
Kanë kaluar gati dy vite që nga dita kur shpalla publikisht idenë për ndërtimin e një kishe katolike në Shalë të Venit (Bajgorës). Kjo ide nuk lindi rastësisht; ajo u pjek në mendje e në zemër për shumë kohë, e shoqëruar me reflektim, lutje dhe me një ndjenjë të thellë amaneti shpirtëror.
Dhe kur erdhi momenti i së vërtetës, lotët më rrodhën vetvetiu, bashkë me këto vargje që lindën si dëshmi e zërit të ndërgjegjes sonë historike:
Për këtë dhe,
E mbi këtë dhe,
Dua me ba një kishë të re,
Jo për famë as për lavdi,
Por nga i zâ që unë kam ndi,
Ishte zâ i kthjelltë si loti –
Amanet nga Gjergj Kastrioti.
Kjo ide u mirëprit me dashuri e entuziazëm të jashtëzakonshëm. U kuptua drejt nga shqiptarë brenda e jashtë vendit, nga miqtë tanë ndërkombëtarë, sidomos nga mërgata jonë fisnike që aq shumë u gëzua dhe shprehu vullnet të fortë për ta mbështetur, jo vetëm moralisht, por edhe materialisht. Aty dëshmova edhe një herë se kur një ide nis nga zemra e kombit dhe ndriçohet nga drita e Zotit, ajo nuk ka pengesë që e ndal.
Lekë Dukagjini – përmendorja e djeshme që u përurua në Shpenadi afër Prizrenit
Sot kjo ide nuk është më thjesht vizion. Ajo është projekt i prekshëm, mision i qartë dhe rrugë e pandalshme. Kisha e Shalës do të jetë një shtyllë shpirtërore, një monument kujtese, një thirrje për t’u kthyer tek rrënjët tona iliro-arbërore dhe tek memoria jonë e vërtetë historike.
Ajo nuk do të ngrihet për të përçarë, por për të bashkuar. Jo për lavdi të kujt, por për nder të të gjithëve. Jo për politikë, por për identitet. Ajo do të jetë një urë mes brezave, një dëshmi e trashëgimisë sonë dhe një falënderim ndaj Zotit që na dha këtë tokë, këtë emër dhe këtë gjuhë.
Sepse ka momente në jetën e një kombi kur historia nuk duhet pritur – duhet bërë. Dhe kjo kishë është pjesë e asaj historie.
Është amanet, është mision, është drejtësi ndaj origjinës sonë.
Kisha katolike në Shalë do të ndërtohet.
Me besim, me përkushtim dhe me bekimin e Zotit.
Për Shalën, për Kosovën, për Shqipërinë, për mbarë kombin tonë.
Zoti e bekoftë popullin shqiptar.
Lavdi rrënjëve tona, lavdi atyre që besuan para nesh, dhe lavdi atyre që do ta vazhdojnë këtë rrugë pas nesh.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. z. Shqiptar Shaljani!

    Të kuptoj në plotëni, por je i vetëm e pa shoqëri!
    Nuk e ke theksuar: A ke paraqitur dokumetacionin në Komunën e Mitrovicës – për të fituar të drejtën për ndërtimin e Kishës.Komuna bë një veprim të mirë NËSE TA LËSHON LEJEN E NDËRTIMIT! Ti e ke tokën (placin tënd).
    Kam jetuar 36 vite në Mitrovicë dhe atëhrë ka qenë vetëm një kishë katolike, e pse bëhet edhe një kishë në Bajgorë NUK KERSET KIJAMETI!

    Të dëshiroj shëndet të plotë dhe suksese ne punën e mëtejmë!

    Respekt,
    për Bajram-Gjergj Kabashin, dhe
    për juve.
    IMH

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu