ARKIVI:
7 Mars 2026

Populli nuk mashtrohet më, me 28 dhjetor përfundon loja me Kufirin dhe “Tokat e Rankoviqit!”

Shkrime relevante

Izraeli ka hakuar kamerat e trafikut të Teheranit dhe përdori AI për të planifikuar vrasjen e Khamenei

Ali Khamenei nuk është më. Foto: Khamenei.ir Arnt Jensvoll / Document.no Sulmi ndaj...

Nga Mësonjëtorja e Korçës te Shkollat Shqipe në Diasporë

(7 Marsi – Dita e Mësuesit) Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë 7 Marsi është një...

Arsyetimi, manipulimi, kontrolli i pushtetarëve

Nga: Aurel Dasareti Gënjeshtra kur një person me pushtet e arsyeton vetveten...

Padia në Gjykatën e Strasburgut, do të konstaton diskriminimin në pasivizimin e adresave në Luginën e Preshevës

Në foto: Gjykata e Strasburgut për të Drejtat dhe Liritë Njerëzore   Nga:...

Cili është ujku të cilin nuk po e njohim?

Fahri Xharra, Gjakovë Asnjë popull tjetër i botës në të cilën ne...

Shpërndaj

Halil Geci, Skenderaj
___
KUFIRI QË JU E LËSHUAT, POPULLI PO E KTHEN NË VEND
___
Një politikë e vjetër që hapi derën për Serbinë, u zbulua nga veprat jo nga fjalët; dhe më 28 dhjetorr 2025, populli do të ju mbajë përgjegjës të gjithë ata që e lanë veriun të rrëshqas dhe atë ditë përfundon loja me Kufirin dhe “Tokat e Rankoviqit!”.
Sot po flasim hapur, pa dorashka, sepse ky vend është lodhur nga durimi dhe nga bojkoti.
Disa parti politike, që dikur hiqeshin patriota para kamerave, në prapaskenë e mbanin në gji Listën Serbe ,një degë të Beogradit, jo të Kosovës. Sot u ka dalë boja: bashkimi i opozitës bëhet i lehtë vetëm kur i thërret Vuçiçi. Turp historik.
Dhe e vërteta është kjo:
Votuesit i keni poshtëruar.
Diasporën e keni fyer.
Atë diasporë që me dekada e ka mbajtur Kosovën me mund, me para dhe me zemër. Këtë herë, diaspora po ju vjen me përgjigjen më të pastër që ekziston ,me votë.
Dhe mos të gënjeni veten: populli nuk ka me ju lejuar t’i shndërroni tradhtitë në “marrëveshje politike”.
Populli nuk ka harruar.
Kosova nuk ka amnezi politike.
E vërteta është e thjeshtë dhe e hidhur:
sa ishit opozitë, veriun e latë të rrëshqiste drejt Serbisë, nën heshtjen dhe tolerimin tuaj të llogaritur.
Sa herë që policia dhe ushtria e Kosovës përgatiteshin të kalonin urën e Ibrit për të mbrojtur territorin, opozita dhe mediat tuaja shpërndanin panik, tym, trillime.
Ngrihej zhurma sikur ushtria jonë paskësh “shkelur Beogradin”, ndërkohë që ne thjesht po mbronim Mitrovicën tonë ,tokën tonë, shtëpinë tonë.
Kjo nuk ishte as gabim, as keqinformim: ishte strategji.
E vërteta doli hapur kur Lista Serbe pranoi se disa nga opozitarët tanë ishin të njoftuar paraprakisht për barrikadat.
Disa nga ju prisnit momentin e gjakut, prisnit që policia e Kosovës të sulmohej dhe Serbia të fuste ushtri në veri,vetëm që të rrëzohej qeveria dhe pastaj t’i thoshit popullit me hipokrizi:
“Ja, ne ju thamë. Neve nuk na dëgjuat. Ku e latë Mitrovicën?”
Ky ishte plani.
Ky ishte skenari.
Por skenari dështoi.
Dështoi sepse shteti reagoi me vendosmëri, sepse nuk ra në kurthin e destabilizimit, sepse Kosova nuk e lejon më askënd ta shesë veriun për pazare të brendshme.
Pas bandës së Radoiçiqit, doli qartë kush është në anën e ligjit dhe kush në anën e prapaskenave.
Doli qartë kush mbron shtetin dhe kush investon në krizë.
Doli qartë kush e do Republikën dhe kush e do pushtetin më shumë se vendin.
Populli nuk është i verbër.
Populli nuk është i lehtë për t’u mashtruar.
Populli i Kosovës e di saktësisht kush punon për të dhe kush punon kundër tij.
Dhe këtë herë, përgjigjja e popullit do të jetë e pastër:
me votë, me dinjitet dhe me verdikt historik.
Çuditem me ju se si keni fytyrë t’i thoni popullit se jeni “mbrojtës të sovranitetit”.
Jo, jo ,populli i Kosovës nuk ha bar. Populli nuk mashtrohet me deklarata boshe, as me skenarë të ricikluar.
Më 28 dhjetor 2025, populli do t’ua tregojë vendin dhe vlerën reale në politikë.
Koalicioni VV–Guxo bëri atë që ju nuk e bëtë kurrë: e zhvendosi kufirin nga ura e Ibrit, aty ku ju e lejuat Serbinë dhe Beogradin të fusnin hundët.
Kjo ju dhemb, sepse u zbulua harta juaj e vërtetë politike.
Ajo ndërhyrje që Serbia e kërkonte prej vitesh, u ndal; dhe kufiri që ju e latë të lëvizte drejt nesh, sot është shtyrë drejt Rashkës.
Ky është realiteti që ju mundon — sepse ekspozon gabimet, lëshimet dhe lojërat tua politike.
Rruga juaj politike ,ajo “rruga e re e Lumirit”, bashkë me motrën e saj PDK — përfundoi të bëhet degëzim i interesave të Serbisë, jo i Kosovës. Populli tashmë e ka parë këtë me sy, e ka ndjerë në lëkurë dhe e ka kuptuar në palcë.
Dhe tani vini me sharje, me frikësime, me kërcënime për “tërbime elektorale”.
Boll ma.
Sot ky popull ju thotë: Dilni në mejdan, nëse guxoni.
Sepse një gjë është e sigurt:
Ky popull nuk bie më në rrengje, në pazare, në koalicione të natës.
Ky popull ka vendosur që kësaj radhe t’ju trokasë drejt në ballë me votë.
Jo për inat.
Jo për qejf.
Por për llogari.
Populli po kërkon llogari.
Dhe llogaria po vjen.
Asgjë nuk iu shpëton më.
Na prift e mbara se për keq, populli e ka shkruar faturën.

K O M E N T E

4 KOMENTE

  1. z. Halil!

    Kryeredaktori i portalitt DRINI është personalitet i guximshëm, ndaj dhe publikon shkrime të publicistëve të guximshëm.
    Ju lumtë mendja dhe ju lumtë dora – jeni i guximshëm.
    Nga shkrimi juaj, veçova këtë pjesë, po citoj:

    “…Sa herë që policia dhe ushtria e Kosovës përgatiteshin të kalonin urën e Ibrit për të mbrojtur territorin, opozita dhe mediat tuaja shpërndanin panik, tym, trillime.
    Ngrihej zhurma sikur ushtria jonë paskësh “shkelur Beogradin”, ndërkohë që ne thjesht po mbronim Mitrovicën tonë, tokën tonë, shtëpinë tonë….”
    *
    Unë (tash) jetojë në Suedi. Në Mitrovicë kam jetua 36 vite (1968-2004) në Pjesën (qe tash e sa vite po i thonë – VERIORE, përndryshe jam nga Rrafshi i Dukagjinit). Mua (me familjen time) na kanë sulmue kriminelet serbë më 03 shkurt të vitit 2000 dhe DISI KEMI SHPETUAR. Atë natë i kanë vrarë 14 shqiptarë, të cilët kanë qenë nëprë banesat e veta. Krejt kjo ka ndodhë nën “mbikqyrjen e KFOR-it françez” të cilët me dhunë na kanë “përzanë nga banesa” duke na thënë: “E keni jetën në rrezik, ndaj kaloni në “PJESËN JUGORE” Tmerr!
    Nuk po zgjati më shumë, por nuk po mund ta ndaloj mendjen dhe dorën e të mos e theksoj edhe këtë:
    Duke ju falenderuar policisë së Kosovës dhe Albin Kurtit, sot shqiptarët kanë hapë edhe lokale në PJESËN VERIORE…
    *
    Sa i përket opozitës shqiptare (dhe “Listës srpska), nuk po durohem pa e thënë këtë urti të popullit tonë të mençur:
    “Maga**, para se me cofë, i qet shkelmat mâ të mëdhaja”

    Respekt,
    për juve, dhe
    për Kryeredaktorin e RD – z. Bajram Kabashi

  2. Ne veper eshte_ LUFTA SPECIALE E RUSISE, e KGB-se dhe UDB-se, e nepermes TURQISE, KUNDER KOSOVES!!! PO E PERSERIS: RUSIA – PUTIN NEPERMES TURQISE ESHTE TU ZHVILLU LUFTE SPECIALE KUNDER KOSOVES, SHTETIT DHE SHTETRIMIT TE KOSOVES!!! Mos e neglizhoni kete fakt e as mos pritni asnjefare ndihme prej Shqiperise. Kush ka vesh le te degjon dhe kupton kete LOJE TEPER, TEPER TE RREZIKSHME PER SHTETIN DHE SHTETRIMIN E KOSOVES!!!!

  3. Keto dite ka 12 ore ne dite i kam shiqu dhe analizu shume intervista dhe emisione te serbeve ne gjitha kanale te tyre dhe te huaja. Dhe PO!! Me se shumti i frigohen Albin Kurtit sepse nuk leshoi pe, as NUK do te leshon per asnje milimeter te teritorit te shtetit te Kosoves. Ndarje qe ishte e plamifikume para tij, e qe ne KURTH te serbeve tane disa poltikan dhe “burrshtetas” te KosovesPLANI SERB: Zavendsimi i teritorit te Kosoves me shumice serbe te BERE ME SPASTRIM ETNIK TE SHQIPETARVE, zavendesim me teritore, tash ne Serbi, me shumice shqipetare. Kurth ku teritorin tend e ndrron me kundershtarin, per nje pllum toke ku jeton shumica e shqipetarve. Nuk do te e them emrin e nje politikani te njohur serb i cili tregoi ne shume emisione dhe ne Televisone Nderkombetare, gjitha, GJITHA prapavia te politikes serbe me te dhena eksluzive per ish presidentin e tyre Slobodan Milošević si dhe per Luften e tij, Milošević, ne Kosove. Si dhe instrukcione strikte nga Milošević, instrukcione dhe URDHER Delegacionit serb ne Rambuje qe te MOS NENSHKRUHET REZOLUTA 1244. Si dhe per vrasisit e Jasharve, nga “Crvene Beretke”, te komanduar nga paramilitaret dhe komandantin e tyne Milorad Luković Ulemek me nofken Legija, i cili pastaj e vran ne atentat kryeministrin serb Zoran Džindžić, me 12. mars 2003., sepse Zoran Džindžić ishte ai qe e dorzoi Slobodan Miloševićin , Gjygjit te Haages. Fakti i pa lekunder eshte se Albin Kurti nuk leshoi pe serbeve dhe nuk u mashtru nga KURTHI te ndarjes se Kosoves, ngase Plani i Serbise ishte dhe eshte Ndarjen e pakushtezueme e Kosoves. Pra KURTHIN e serbeve te ndarjes te Kosoves dhe te shkatrimit te shtetit te Kosoves e me plan qe nje pjese e vogel e Kosoves, pra Reliquiae Reliquiarum i Kosoves te i bashkangjitet Shqiperise E KETE E RESISTOI PA KUSHT Albin Kurti.
    p.s. //shtese// Albin Kurti eshte i vetmi politikan i shteteve te dalura nga shperberja e Jugosllavise, I VETMI i cili i REHABILITOI ZYRTARISHT te burgosurit politik, shqipetar te Kosoves, e qe ishin ne burgun FAMKEQ, GOLI OTOK. I vetmi ne ish shtet. I VETMI. Keto shtete tjera as Kroacia as Serbia as Bosnja dhe Hercegovina nuk e beren kete akt deri me sot. E beri ne nje moment Milo Đukanović, por e rrezuan qetniket e Malit te Zi (te ashtuquajtur Bječaši) dhe ekstremistet te Serbise , e me te instrementalizuarin te “shqiptarit”, Driatan Abazović. Tash Mali i Zi ka problrm tr madh me turqit e te, derguar me marveshje Putin- Erdogan.

  4. p.s.2. Ndjese per gabime germash. Kompi eshte shume i vjeter… ma ka fal shoku im kur vehtes ka ble kompin e ri. Tastiera kanjehere (shpesh here) “dallashavet” tersisht.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu