
Ibish Neziri
Vendimi absurd, i paprecedent dhe thellësisht provokues i Dhomave të Specializuara në Hagë për të caktuar një seancë gjyqësore pikërisht më 28 Nëntor – Ditën e Flamurit, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, Ditën e lindjes së Komandantit Legjendar Adem Jasharit dhe Ditën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – kundër Hashim Thaçit, Fadil Fazliut, Bashkim Smakajt, Hajredin Kuçit dhe Isni Kilajt, nuk është thjesht një lapsus administrativ. Ky nuk është një gabim teknik. Ky është një akt i pastër nënçmimi simbolik dhe politik – një sfidë e hapur ndaj identitetit kombëtar shqiptar dhe historisë së Kosovës.
Në asnjë gjykatë ndërkombëtare, në asnjë institucion perëndimor që pretendon neutralitet e profesionalizëm, nuk do të ndodhte që një datë kaq e shenjtë për një komb të injorohej kaq demonstrativisht. Dhe jo vetëm të injorohej, por të përdorej si lojë e ftohtë e pushtetit. Duke e vendosur seancën pikërisht në këtë ditë, Haga nuk po jep një mesazh të fshehur: po jep një mesazh të qartë, të zëshëm dhe të qëllimshëm.
Kjo nuk është rastësi. Është logjikë. Është qëndrim.
Dhe është nënçmim.
Haga pa flamur, pa stemë, pa respekt: gjykata që Kosova e krijoi, por që nuk e njeh Kosovën
Duhet thënë troç: Dhomat e Specializuara funksionojnë prej vitesh pa asnjë simbol shtetëror të Republikës së Kosovës. As flamur, as stemë, asgjë. Në hapësirat zyrtare të një gjykate që juridikisht qëndron mbi bazën e Kushtetutës së Kosovës nuk ekziston asnjë shenjë që e lidh atë me shtetin që e ka themeluar.
Në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare, kjo është e padëgjuar.
Kosova e ka krijuar këtë gjykatë, por gjykata po vepron si të mos kishte asnjë lidhje me Kosovën. A thua se është një institucion i shkëputur nga realiteti juridik dhe politik që e ka lindur. Kjo mungesë simbolesh dhe protokollesh është mungesë e respektit. Është qëndrim politik i kamufluar si neutralitet gjyqësor.
Dhe për fat të keq, ky qëndrim po tolerohet.
Institucionet e Kosovës – heshtja si dorëzim
Ironia më e madhe është se ky poshtërim nuk do të ishte kaq i rëndë po të mos shoqërohej me një heshtje të frikshme dhe të pakuptimtë nga institucionet e Kosovës. Në vend të reagimit të shpejtë e dinjitoz:
Presidenca hesht.
Kuvendi hesht.
Qeveria hesht.
Avokati i Popullit hesht.
KMDLNJ hesht.
Edhe OJQ-të që flasin për të drejtat e njeriut kur bëhet fjalë për çdo temë tjetër – edhe ato heshtin.
Kjo nuk është më as indiferencë. Kjo është përgjegjësi e humbur. Është dështim institucional. Është dorëzim.
Ndërsa Kosova hesht, Haga e lexon heshtjen si dobësi.
Dhe çdo dobësi e jona konvertohet në arrogancë të tyre.
Të pandehurit nën trajtim të nëpërkëmbur – dhe kravatat “e rrezikshme”
Sikur të mos mjaftonte mungesa e simboleve, sjellja e Dhomave të Specializuara ndaj të pandehurve shqiptarë ka marrë përmasa poshtërimi. Prej pesë vitesh e më shumë ata mbahen në Scheveningen në kushte që cenojnë dinjitetin njerëzor, ndërsa trajtimi i tyre shpesh bie ndesh me parimet themelore të drejtësisë.
Është i njohur rasti i Jakup Krasniqit, i cili është shembull i pastër nënçmimi: detyrimi për të hequr kravatën me ngjyrat kombëtare. Cila gjykatë moderne e civilizuar trembet nga ngjyrat e një flamuri? Cila gjykatë sheh provokim në një simbol identitar? Vetëm një gjykatë që e sheh palën shqiptare si të barasvlershme me fajin, para se të ketë ndonjë vendim.
Kjo nuk është drejtësi.
Kjo është paragjykim i sistemuar.
28 Nëntori data që Dhomave të Specializuara ua hoqi maskën
Caktimi i seancës pikërisht në 28 Nëntor nuk është rastësi – është sinjal. Data më e ngarkuar historikisht për shqiptarët, dita në të cilën janë gërshetuar pavarësia, flamuri, ditëlindja e Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe identiteti mbarëkombëtar – u përdor për të gjykuar udhëheqësit që kontribuuan për lirinë e Kosovës.
Në nivelet simbolike të diplomacisë dhe drejtësisë ndërkombëtare, një veprim i tillë interpretohet vetëm në një mënyrë: provokim i qëllimshëm ndaj një kombi.
Dhe provokimi është i paramenduar.
I matur.
I peshuar.
I kryer me vetëdije të plotë.
Dhe me qëllim të caktuar
Prandaj, caktimi i seancës së 28 Nëntorit nuk është më çështje gjyqësore – është çështje dinjiteti kombëtar. Dhe kur një institucion që pretendon drejtësi cenon dinjitetin e një kombi, atëherë heshtja nuk është opsion. Heshtja është bashkëfajësi. Kosova duhet ta kuptojë se asnjë gjykatë, asnjë mekanizëm ndërkombëtar dhe asnjë aleat nuk do ta respektojë një shtet që nuk e respekton vetveten. Nëse kjo sjellje nuk sfidohet sot, nesër ajo do të kthehet në normë. Dhe kur nënçmimi bëhet normë, atëherë shteti është dorëzuar.
Prandaj është koha që Kosova të mos pranojë më asnjë datë të shenjtë të përlyhet me padrejtësi, asnjë simbol të mohohet, asnjë qytetar të poshtërohet. Sepse më 28 Nëntor në Hagë nuk po gjykohet vetëm një grup individësh – atë ditë, qoftë edhe pa e thënë me zë, po gjykohet karakteri i një kombi dhe guximi i institucioneve të tij.



1- Nuk ke nevoje te nxehesh kaq shume per pune te 28 nandorit nga gjykata e Hages. Po e kishte qene nji gjykate shqiptare, do te ishte reagim me vend. Por Haga nuk ka per datyre me shikju punen e festave kombetare te asnji vendi.
2- Ban ma mire te nxehesh, qe festen e 28 nandorit e perbuzin ne Kosove te gjithe ato musliman, qe i shkojne mbrapa hoxhallarve dhe Kryesise se Bashkësisë Islame të Kosovës. Anmikun mor Zotni nuk e ke jashte, por e ke mbrende, bile tash gati 600 vjet rresht. Tung.
Pse, cka paska te perbashket Hashim Thaci dhe Rexhep Selimi me 28., nentorin? Cka ashtu?! Hashim Thaci ne uniforme te UCK-se i ka vra shok te vet te Luftes dhe shume antar te LDK-s, ne ate kohe te Partise te dr Ibrahim Rugoves. Pra i ka vra shqipetaret, e i veshun ne uniform te Ushtrise Clirimtare te Kosoves. Si dhe Rexhep Selimi. Pra ku qenka ceshtja aq “tronditese” per Hashim Thacin dhe 28. nentorin, ku… KU?!! Perderisa serbet i vritshin civilet ne Kosove, gra, femij, pleq, e Ushtria Clirimtare e Kosoves asi cfare ishte, pa armatim te duhur e mbronte Kosoven, “kryeshefi ” i asaj Ushtrie Clirimtare te Kosoves bente pune ndihemse qetnikve serb dhe aradhave tjera gjakepirese serbe e shume nga ata te leshuar nga gjitha burgje te Serbise, e me qellim: Te i vrajne dhe masakrojne sa me shume shqipetar. PRA, cka paska me kete pune Hashim Thaci qe gjykohet ne Haag per VRASJE TE SHQIPETARVE, e i veshur ne uniforme dhe me steme te UCK?! Serbet i vritshin shqipetaret frontalisht e Hashim Thaci mbas shpinde. A o ky dallim…? Pra e gjetem dallimin.
PLOTËSISHT e drejte çka deshmon JONI.
Un diçka dij nga keto fakte, por mendova se mjaftojshin argoumentat qe paraqita.