ARKIVI:
7 Mars 2026

Zuzari islamik, El- Mullazim

Shkrime relevante

Shkarkimi: Përgjigjia meritore ndaj pecedentit të rrezikshëm kushtetues

Nga: Dr. Sadri Ramabaja ______ Dekreti i Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e...

Me cilën dorë duhet të pijë ujë Presidentja – sipas mullës Mustafë Bajrami dhe neoosmanit Gëzim Kelmendi?!

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë ____ Mullahu Mustafë Bajrami duket se së...

Trump: – Irani do të goditet shumë rëndë sot

David Vojislav Krekling, Aftenposten Foto: Jose Luis Magana / AP Presidenti Donald Trump...

E kam përkrahë Vjosën por ajo kujtofti se s’ka shtet pa qenë hija e saj si bajrak mbi çati!

Nga: Çun Lajçi ___ Mall i kotë për një atdhe të lodhun ___ Me vetveten...

Shpërndaj

Fatmir Gashi, analist
___
El- Mullazim ndoshta pretendon ta merr rolin e një Emiri pa e emëruar askush.
Lejtënanti (një nga kuptimet e emrit të tij), është prezantuar me një ligjëratë absurde dhe qesharake sikur të lëngonte nga skizofrenia, sepse nuk ka si të shpjegohet ndryshe. Ai pasa lexuar fluturimthi disa etapa historike të së kaluarës së Evropës gjatë sundimit të kalifatit në Gadishullin Iberik dhe sidomos fundin e këtij sundimi, pas humbjes nga Rekonkuistet.
Rekonkuistet ishin një përzierje krishtere luftarake dhe misionare për rikthimin e tokave dhe kulturës së krishtere në Gadishullin Iberik dhe përtej tij.
Lejtënanti EL- Mullazim , përmend emrin, Simon Wiesental, hetues i krimeve të luftës, mbijetues i holokaustit, shkrimtar dhe filozof, i cili fjalën ” Wagabund” dhe ndërlidhjen me “Reconquista” e përmend në kontekst shpjegimi krahasues në veprat e tij, si “Lulja e Diellit” etj. Gjithmonë duke e ndërlidhur me përjetimet e tij dhe të tjerëve gjatë kohës së Holokaustit
Sipas Simon Wiesenthal,”Vagabondët” nuk janë autorët, por viktimat e persekutimit.
Pra lëvizja dhe zhvendosja e detyrueshme, pasqyron përvojën historike të persekutimit dhe diskriminimit, që u përsërit edhe gjatë periudhës së Nacional – Socializmit dhe Holokaustit.
Milazim Krasniqi anëtarët e Lëvizjes së Deçanit dhe anëtaret e Lëvizjes për Rikthim i quan Vagabond , duke e cituar Simon Wiesental.
Ky profesori M. K., duket se nuk e ka lexuar këtë S.W. autor nga Austria, por vetëm ka huazuar diçka nga interneti, ose është një lloj “ZUZARI” intelektual, politik e fetar. Nëse nuk ka lexuar, së paku do duhej ta dinte kuptimin e fjalës vagabond.
El- Mullazim thirri për mobilizim fetar të formave të ndryshme, thirri një milion e gjysmë mysliman të Kosovës(sipas tij) në luftë të formave të ndryshme kundër dy lëvizjeve, qoftë edhe misionare, që numërojnë disa mijëra anëtarë. Përtej kësaj, ai akuzoi Vatikanin dhe institucione tjera të Evropës për përkrahjen e këtyre organizatave me veprime gjenocidi, gjithmonë sipas tij.
Çmenduria e arriti kulmin kur në mes të tjerash theksoi: (citim )
“NËSE ARRIM ORGANIZIM TË DUHUR ASHTU SIÇ ZOTI KA KËRKUAR NGA BESIMTARI; JU E DINI ÇKA KËRKON ZOTI NGA BESIMTARI KUR JEMI NË LUFTË”!!!
Pra, ky po i thërret besimtaret në luftë kundër këtyre dy organizatave dhe kundër atyre që përkrahin ato.
Kjo është skizofreni! Ose “Zuzari” me luajtur teze me besimtarët thjesht, ky eshte nje zuzar islamik dhe jo fetar islamik. Ky së paku le të tregoj në cilën sure apo në cilin varg po thirret, se disa janë të buta e disa tjera ma të ashpra.
 Sure 2, vargu 190 (El-Bekare)
 Sure 2, vargu 191 (El-Bekare)
 Sure 3, vargu 13 (Ali-Imran)
 Sure 8, vargu 39 (El-Enfal)
 Sure 8, vargu 60 (AL-Enfal)
 Sure 9, vargu 5 (Et-Tevbe)
 Sure 9, vargu 29 (Et-Tevbe)
 Sure 47, vargu 4 (Muhammed)
 Sure 60, vargu 8 (El-Mumtehine)
 Sure 60, vargu 9 (El-Mumtehine)
Si ka mundësi që një njeri i tillë, që thirret në rregulla fetare të luftës të punoj si profesor universiteti. Ky do duhej shkarkuar sa ma parë. Milazim Krasniqi ose ka ndonjë interes të madh në këtë punë, ose është skizofren, ose është zuzar politik, zuzar intelektual e fetar,-por kështu nuk është as fetar.
Shih videon e mëposhtme: 

K O M E N T E

6 KOMENTE

  1. I respektuari z. Fatmir Gashi, analist

    1. Ju citoni ajetet- versetet ( e jo vargu) të disa kaptinave të Kur’anit – ndër të cilat edhe Surën MUHAMED.
    Nuk po analizoj shkrimin e juaj, atë ua lë juve si ANALIST, por po ua citoj MENDIMET E TË TJERËVE për Muhamedin:

    2. Majkël H. Hart, shkrimtar dhe mendimtar amerikan, i krishter, në librin e tij me titull: “100 PERSONALITETET MË TË SHQUARA NË HISTORINË NJERËZORE”, NË VENDIN E PARË E RRADHITË Muhamedin, dhe jep sqarim pse e ka vendosur në vendin e parë, para Budës, Shën Palit, Jezu Krishtit etj. dhe deri më sot askush nuk e ka kundërshtuar e as demantuar mendimin e tij.

    3. Ben Blushi me librin (romanin) e tij: “JAM MYSLIMAN”
    Shkrimtari, publicisti, politikani (ish-deputet në Parlamentin e Shqipërisë), Ben Blushi, ateist, në romanin e tij me titull: “Jam Mysliman”, përveç tjerash, shkruan:…Unë jam ateist, nuk falëm (namaz), por vizitojë xhamia e kisha dhe bëj foto. Komshiu i im, i krishterë – katolik, më njohtoi se do ta vizitojë Mekën dhe unë vendosa të shkojë me komshiun tim në Mekë. Ai hyri brenda në xhami e unë bëja foto jasht, se brenda nuk lejohej. Pasi u takuam, ma bëri: UNË JAM MYSLIMAN”.

    4. Filozofi i famshëm françez *Bernard Shaux (Bernard Sho), i cili – kur e ka fjalën për arabët dhe profetin Muhamed, veç tjerash shkruan, po citoj: “Atë që bëri Muhamedi për popullin e vet arab, gjërë më sot, nuk ka bërë asnjë historian, asnjë shkrimtar, asnjë filozof, asnjë shkencëtar, asnjë mendimtar, as një politikan, as një kryetar apo reformator shteti, e as një njeri që e njeh historia njerëzore!”(Bernard Sho)
    etj. etj.

    5. Prof. dr. – akademikun Milazim Krasniqi e quani El- Mullazim, skizofren etj. Marri për juve.

    6. Ju e quani veten “analist” por nuk “tregoni” se i cilës lëmi jeni analist?!

    7. Ju e dini se: Për ta vlerësuar tjetrin duhet të keni një shkallë (nivel) më të lartë të arsimimit se ai, ose së paku të njejtin nivel!

    8. Unë kam lexuar BIBLËN DHE KUR’ANIN dhe kam ardhë në dijeni se këta libra të shenjt NUK KANË KUNDËRTHËNIE.

    9. Parimet Islame e njohin Biblen si libër të shënjt dhe Jezu Krishtin profet të Zotit, me emrin Isa.

    10). Kam mësuar se qëndrojnë tri lloje mendimesh:
    1. Mendimi yt,
    2. Mendimi im, dhe
    3. MENDIMI I DUHUR.
    Të mençurit e kanë zgjedhë TË TRETIN.

  2. Albert (e jo albert)!

    Ti nuk ke dasht’ t’e kuptosh komentin tim, e di se nuk të ardhë mirë, po e vërteta ështe¨e shprehur ne KOMENTIN TIM.
    Para se të ma dergosh LINKUN, të them se unë e posedoj Romanin JAM MYSLIMAN dhe ty po dergoj shkurtimisht shka shkruan -Ben Blushi:

    Ben Blushi me librin (romanin) e tij: “JAM MYSLIMAN”
    Shkrimtari, publicisti, politikani (ish-deputet në Parlamentin e Shqipërisë), Ben Blushi, ateist, në romanin e tij me titull: “Jam Mysliman”, përveç tjerash, shkruan:…Unë jam ateist, nuk falëm (namaz), por vizitojë xhamia e kisha dhe bëj foto. Komshiu i im, i krishterë – katolik, më njohtoi se do ta vizitojë Mekën dhe unë vendosa të shkojë me komshiun tim në Mekë. Ai hyri brenda në xhami e unë bëja foto jasht, se brenda nuk lejohej. Pasi u takuam, ma bëri: UNË JAM MYSLIMAN”.

    “Jam Mysliman”, libri i shkrimtarit Ben Blushi ngjall interes në Panairin e Librit
    Libri më i ri i shkrimtarit Ben Blushi “Jam Mysliman” ka ngjallur interes të gjerë në edicionin e 28 të Panairit të Librit. Romani “Jam Mysliman”, është një rrëfim ironik dhe filozofik mbi përplasjen midis fesë dhe shtetit laik në Shqipërinë moderne.
    “Jam Mysliman”, libri më i ri i shkrimtarit Ben Blushi i promovuar vetëm pak ditë më parë ka ngjallur interes të gjerë në edicionin e 28 të Panairit të Librit . Romani “Jam mysliman”, është një rrëfim ironik dhe filozofik mbi përplasjen midis fesë dhe shtetit laik në Shqipërinë moderne. Ngjarjet zhvillohen në Rrugën e Kavajës, ku një shkrimtar përballet me islamizimin e ngadaltë të shoqërisë dhe të jetës së tij private, përfshirë edhe gruan e tij të dytë, e cila shndërrohet në besimtare.
    Pas një udhëtimi në Mekë, i vetmuar dhe i kërcënuar nga islamikët, ai bëhet mysliman, duke e kthyer romanin në një metaforë për njeriun që kërkon shpëtim në fe pasi ka humbur besimin te shoqëria. Shkrimtari Ben Blushi ndan disa sekrete për lexuesit.
    “Ky libër është shkruar shpejt rreth 2 muaj e gjysmë, varianti final është 221 faqe. Ka qenë 20% më shumë pra duhet të ishte rreth 300 faqe. Jam kam dedikuar një pjesë të konsiderueshme të fisit tim që janë mysliman”, u shpreh Blushi.
    Shkrimtari shprehet se libri “Jam mysliman” duhet të lexohet thjesht si letërsi pa ngarkesë emocionale.
    “Unë i bëj thirrje të gjithëve që librin ta marrin si libër artistik, është një produkt i imagjinatës, nuk është një trakt, nuk është një peticion politik, nuk është një doktrinë është thjeshtë një roman” … (Ben Blushi)
    *

    Përshëndetje

    • Librin nuk e kam dhe as nuk e kam lexuar. U bazova ne thenjen e z. Blushi ku per ate personin qe u be mysliman thot se ishte jobesimtar. Pra kete e thot vet shkrimtari e nuk po e them une.
      Te pershendes.

    • Sot e pat nje koment z. Blushi per ngjarjen ne Australi:
      ” Ne masakren e Australisë ku u vrane 15 te pafajshem, dy islamike u sollen si kriminelë, kurse nje mysliman u soll si hero. Kete dallim mes islamikeve te pashpirte dhe myslimaneve te mirë pershkruan romani im “Jam Mysliman”.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu