ARKIVI:
7 Mars 2026

Shaljani: Milazim Krasniqi nuk shkruan për kombin shqiptar, ai vepron kundër tij…!

Shkrime relevante

Përçarje brenda Iranit midis Gardës Revolucionare dhe udhëheqjes politike

Njerëzit vizitojnë Parkun Kombëtar Hapësinor të Gardës Revolucionare, pak jashtë Teheranit,...

Sipas historianit Kristaq Prifti, në Kosovë nuk ekzistonte popullsi turke

Msc Belisar Jezerci, historian POPULLSI TURKE NË KOSOVË NUK EKZISTON ! Ne bazë...

Urime për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit

Luan Dibrani, Gjermani  Sot, më 7 Mars, në këtë ditë të shënuar të...

Fjalë respekti dhe mirënjohjeje për Mësuesin tim, Sabri Raçi

Arif Ejupi, Gjenevë Disa njerëz kalojnë në jetën tonë pa lënë fare...

Misionarët e dijes dhe të ardhmërisë

Arif Ejupi, Gjenevë (Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit,...

Shpërndaj

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë
____
* Milazim Krasniqi – mercenar ideologjik kundër kombit shqiptar
____
Milazim Krasniqi nuk shkruan për kombin shqiptar. Ai vepron kundër tij.
Çdo tekst i tij është një mision i porositur, çdo fjali një shërbim ideologjik, çdo “analizë” një predikim i kamufluar. Ai nuk është as zë i akademisë, as ndërgjegje shoqërore. Ai është mercenar mediatik dhe politik, i vënë në shërbim të islamit politik, me detyrë të qartë: ta shndërrojë kombin shqiptar në identitet fetar dhe ta bëjë fenë ligj moral mbi shqiptarët.
Teza e tij se “kombi shqiptar është formacion me shumicë absolute muslimane” nuk është fakt historik – është deklaratë ideologjike, e ndërtuar për ta zhvendosur boshtin e identitetit kombëtar nga gjuha dhe historia në xhami dhe dogmë.
Kjo është logjika e pushtuesit, jo e kombit.
Islamizimi i shqiptarëve pas shekullit XVII ishte produkt i dhunës osmane, shantazhit social dhe interesit të pushtetit, jo zgjedhje e lirë dhe as “konsensus kombëtar”. Vetëm një propagandist i paguar ose një ideolog i verbuar mund ta quajë këtë proces “realitet natyror”.
Por Milazim Krasniqi nuk është i paditur.
Ai është i pozicionuar.
Kur ai shkruan:
“Kushdo që nuk pajtohet me realitetin, ka lirinë të gjejë ndonjë zgjidhje tjetër.”
ai nuk po flet si profesor.
Ai po flet si komisar ideologjik, që lëshon ultimatum moral ndaj shqiptarëve: ose e pranoni versionin tim fetar të kombit, ose jeni të tepërt.
Kjo është gjuhë e radikalizmit ideologjik, jo e shkencës.
Gjuhë që nuk buron nga bindja personale, por nga interesi i sponsorëve të tij ideologjikë, të cilët nuk i lejojnë gjuhë të butë, sepse projekti i tyre nuk njeh kompromis: feja mbi kombin, dogma mbi historinë, bindja mbi lirinë.
Milazim Krasniqi është shembulli klasik i intelektualit të kapur:
– i kapur ideologjikisht,
– i kapur politikisht,
– i kapur financiarisht.
Prandaj ai flet me sigurinë e misionarit dhe arrogancën e njeriut që mendon se ka bekim hyjnor mbi vete. Ai nuk argumenton – predikon. Nuk diskuton – përjashton. Nuk studion – urdhëron.
Dhe kjo është arsyeja pse ai sulmon vazhdimisht çdo përpjekje për kthim në vetëdije kombëtare, në rrënjë shqiptare, në trashëgimi paraosmane. Sepse çdo shqiptar që e kupton se kombin e kemi pasur para fesë, është rrezik për projektin e tij ideologjik.
Le të jemi të qartë:
Milazim Krasniqi nuk e mbron realitetin shqiptar – ai e manipulon.
Nuk e mbron fenë – e politizon.
Nuk e mbron kombin – e nënshtron.
Kombi shqiptar nuk ka mbijetuar falë misionarëve fetarë, por pavarësisht tyre. Ka mbijetuar sepse shqiptarët, kur ka qenë fjala për kombin, e kanë vënë fenë në plan të dytë.
Prandaj, çdo tentativë për ta shndërruar shumicën fetare në identitet kombëtar është projekt antishqiptar, pavarësisht se kush e artikulon dhe me çfarë titulli akademik maskohet.
Milazim Krasniqi mund të vazhdojë të shkruajë.
Sponsorët e tij mund të vazhdojnë ta shtyjnë përpara.
Por një gjë duhet ta kuptojë mirë:
Shqiptarët nuk janë material misionarësh.
Dhe kombi shqiptar nuk është pronë e ideologjive fetare.

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Braktisja e islamit dhe sidomos Rikethimi ne katolicizem, i ka terbu krejtë islamiket. Ata po e “humbasin” xhematin çdo ditë.
    Kjo po ndidhë vetem në Kosovë ku ndjenja kombetare asht e gjallë.
    Ndersa ne Shqipni drejtuesit e shtetit mendojne vetem per pushtet dhe tregëti nderkombëtare të droges. DEGJENERIM KOMPLET.

  2. MILAZIM KRASNIQI,TITULLIN E VET E KA LRSHUE POSHTE! SHUME POSHTE! NE NIVEL TE NJI PAPAGALLI,QE KA MSÙE TE TE FLET,SI “NJERI”:TA PERSERIT CITATIN E MSUAR,”95%( NANLET E PES PELQIND! NANLET E PESE PEL QIND!)

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu