ARKIVI:
7 Mars 2026

Opozita e Kosovës në buzë të greminës!

Shkrime relevante

Izraeli ka hakuar kamerat e trafikut të Teheranit dhe përdori AI për të planifikuar vrasjen e Khamenei

Ali Khamenei nuk është më. Foto: Khamenei.ir Arnt Jensvoll / Document.no Sulmi ndaj...

Nga Mësonjëtorja e Korçës te Shkollat Shqipe në Diasporë

(7 Marsi – Dita e Mësuesit) Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë 7 Marsi është një...

Arsyetimi, manipulimi, kontrolli i pushtetarëve

Nga: Aurel Dasareti Gënjeshtra kur një person me pushtet e arsyeton vetveten...

Padia në Gjykatën e Strasburgut, do të konstaton diskriminimin në pasivizimin e adresave në Luginën e Preshevës

Në foto: Gjykata e Strasburgut për të Drejtat dhe Liritë Njerëzore   Nga:...

Shpërndaj

Logjika e ngushtë e grupeve të interesit e ka çuar opozitën kosovare në një gjendje të rëndë politike dhe morale. Partitë që dikur përfaqësonin shpresën e ndryshimit sot duken të shkëputura nga baza, të mbyllura në rrethe të vogla vendimmarrjeje dhe larg interesit real të anëtarësisë.
Shmangia nga zëri i anëtarëve, nga intelektualët, rinia dhe profesionistët, ka prodhuar struktura partiake të mplakura, pa ide të reja dhe pa energji shoqërore. Në vend që të jenë laboratorë mendimi dhe alternativa serioze qeverisëse, partitë opozitare janë shndërruar në klube të mbyllura egoizmi, ku ambicia personale mbizotëron mbi interesin kolektiv.
Një tjetër plagë e thellë është mungesa e kulturës së koalicionit. Inatet primitive, rivalitetet e pashëndetshme dhe refuzimi i kompromisit politik kanë pamundësuar ndërtimin e një fronti opozitar funksional. Kjo ka bërë që opozita të mbetet për kohë të gjatë jashtë pushtetit, duke shuar shpresat e anëtarësisë dhe duke prodhuar zhgënjim masiv.
Gabimet e së kaluarës gjatë ushtrimit të pushtetit:korrupsioni, nepotizmi dhe shantazhet politike, ende peshojnë rëndë mbi besueshmërinë e opozitës.
Në vend të reflektimit dhe reformimit, shumica e këtyre partive kanë zgjedhur heshtjen ose relativizimin e fajit, duke e humbur edhe më shumë besimin e qytetarëve.
Mungesa e programeve të qarta, të kapshme dhe të realizueshme, si dhe premtimet boshe, e kanë kthyer opozitën në një faktor jo bindës për elektoratin. Pa vizion, pa ide konkrete dhe pa sinqeritet politik, opozita nuk arrin të mobilizojë qytetarët, por vetëm i largon edhe ata pak mbështetës që kanë mbetur.
Koha e gjatë në opozitë, e shoqëruar me mungesë reformimi të brendshëm, ka prodhuar një cikël të rrezikshëm rënieje: zhgënjim të shpejtë, largim të anëtarësisë dhe dobësim të mëtejshëm organizativ.
Në këtë gjendje, opozita nuk është më korrigjuese e pushtetit, por pjesë e problemit politik të vendit.
Nëse opozita në Kosovë nuk bën një shkëputje të menjëhershme nga praktikat e vjetra, nuk hapet ndaj shoqërisë, nuk pastron radhët nga korrupsioni dhe nuk ndërton programe serioze, rrezikon të mbetet për një kohë të gjatë irrelevante politikisht.
Demokracia pa një opozitë të fortë është e cunguar dhe këtë çmim po e paguan sot shoqëria kosovare.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Çfarë iu keni tek opozitës, pse nuk po shkruani për 400 milion euro nga buxheti i shtetit qe kryeministri i shpërndau për blerje votash!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu