Loja e bukur e Ardon Jasharit, e kurorëzuar me Këpucën e Artë 

Shkrime relevante

Thirrje për ndihmë rreth botomit të librit të Bajram Kabashit, “Shqiptarët në luftë me Islamin Global”

Luan - Asllan Dibrani, Durrës APEL PUBLIK PËR MBËSHTETJEN E GAZETARIT DHE...

Filozofia e A. Dugin dhe filozofia e protestës së ashtuquajtur “studentore”

Pirro Prifti, Tiranë Pra disa ditesh Aleksander Dugin nje filosof rus pranë...

Dhimitër Orgocka (1936 – 2021), biografi e bazuar në dokumentet e arkivit personal dhe të atyre që e njohën

Nga:Klajdi Lulollari ____   DHIMITËR ORGOCKA (1936–2021), e para biografi bazuar në dokumentet e...

Për Gjergj Fishtën në 155 vjetorin e lindjes

Ismet M. Hasani, Suedi                              Kushtuar At’ Gjergj Fishtës O. F. M....

Shpërndaj

Foto: © Belga Images / RTBF

Arif Ejupi, Gjenevë

Ardon Jashari, me origjinë nga Kumanova e Maqedonisë së Veriut, i lindur dhe i formuar si futbollist në Zvicër, në një konkurrencë mjaft të fortë, është nderuar nga shteti belg me Këpucën e Artë, si futbollisti më i mirë i vitit 2025, duke lënë pas emra të njohur si Hans Vanaken dhe Christos Tzolis. 

Jashari, i nominuar për këtë çmim prestigjioz që në raundin e parë të votimit, arriti të krijojë diferencë bindëse pikësh ndaj konkurrentëve të tjerë. Adhuruesve të futbollit duhet t’u rikujtohet se Ardon Jashari është edhe reprezentues i përfaqësueses së Zvicrës. Aktualisht ai aktivizohet te AC Milan, një nga klubet më të mëdha të futbollit italian dhe evropian. 

Para se të transferohej në Itali, Jashari luajti për Club Brugge, kampion i shumëfishtë i Belgjikës, ku spikati me lojën e tij taktike në mesfushë. 

Formimin si futbollist e mori te FC Luzern, ku zhvilloi 82 ndeshje zyrtare dhe u bë kapiteni më i ri në historinë 124-vjeçare të këtij klubi me traditë. Ky çmim i fituar dëshmon më së miri për cilësitë e larta të këtij talenti të rrallë të futbollit bashkëkohor.  

P.S. 

Shënim: Kjo fotografi është marrë nga burimi publik RTBF, me autorësi © Belga Images. Autori e citon burimin për të respektuar rregullat e autorësisë, për dallim nga disa gazeta e portale të tjera që nuk e bëjnë këtë. 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu