“Porta e Mirditës” të bën të ndalesh, jo se për ku po shkon — po se të kujton prej nga vjen

Shkrime relevante

Shqiptarë…, kurrë mos i ngatërroni popujt me pushtetmbajtësit!

Lirim Gashi, Prishtinë _____ TË DASHUR SHQIPTARË, MOS I NGATËRRONI KURRË POPUJT ME...

Ma çojnë gërdinë këta lavdaqet e kategorisë më primitive, që janë akademikë të vetëmburrjes

Lirim Gashi, Prishtinë ____ Ma çojnë gërdinë këta lavdaqet e kategorisë më primitive,...

Lorent Tolaj, nga Prejlepi i Deçanit drejt majave të futbollit anglez

Adem Lushaj, Deçan ____ Sulmuesi shqiptar po ndërton karrierën në Angli, duke lënë...

“Potencialet Zhvillimore të Deçanit” – një vizion për zhvillimin dhe të ardhmen e komunës

MSc. Shkumbin Lushaj Botimi i librit “Potencialet Zhvillimore të Deçanit” përfaqëson një...

Shpërndaj

Sak Muji, Rugovë
____
Ehhh… një portë e madhe, si “kapak” krenarie, e ngritur mbi rrugë që s’pyet as për këmbë, as për mall.
Të bën të ndalesh jo se s’ke ku shkon — po se të kujton prej nga vjen.
Në hyrje të Mirditës, porta rri si roje me shpatë në shikim e me gur në zemër:
“Mirë se erdhe… po mos harro kush je.”
Dhe ne, Kelmendasit, e kemi këtë sëmundje të ëmbël: e shohim gurin dhe na duket si këngë;
e shohim shqiponjën dhe na duket si gjyshi që na qorton me dashni:
“Mos e ul ballin, more bir, se e ke mal.”
Po ja ku është ironia jonë me shije kripë:
na ndërtojnë porta që të dukemi të mëdhenj, ndërsa njeriu shpesh kalon i vogël nga brenda.
Porta ka më shumë hijeshi se dinjiteti i ditës,
më shumë dekor se drejtësi,
më shumë bronz se bukë…
por prapë, kur e shohim, na dridhet gjaku si tupani n’odë.
Se kështu e kemi ne:
nga Mirdita deri n’Panoni e Shumadi — një rrugë e gjatë, një emër i fortë, një kokë e ngritun.
Edhe kur s’jemi n’vend tonë, vendi jonë na rri në ballë.
Edhe në Kalemegdan n’Beograd, me plis të bardhë si bora që s’e pranon pluhnin;
n’Sanxhak, Hot, Tuz e Rugovë — njësoj:
krenaria si thikë në brez, humori si pajë në shpirt.
Ne qeshim “hahaahaaaa” që të mos na marrë malli për fyti.
Bëjmë sarkazëm që të mos na thyejë realiteti.
Dhe kur shohim porta të larta, s’na shkon mendja te betoni —
na shkon mendja te pragu i shtëpisë,
te buka e nxehtë,
te fjala “mirë se erdhe” që s’ka nevojë për monument.
Prandaj po e them si kelmendas i shpërndarë nëpër hartë:
Porta është e madhe, po rruga është edhe ma e madhe.
Dhe rruga jonë ka një ligj të vjetër:
kudo që shkon, mos e humb plis-in e zemrës.
smuji’26

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu