ARKIVI:
7 Mars 2026

Pse, as Kadare, as Agolli nuk e moren kurrë N’obelin?! (5)

Shkrime relevante

E kam përkrahë Vjosën por ajo kujtofti se s’ka shtet pa qenë hija e saj si bajrak mbi çati!

Nga: Çun Lajçi ___ Mall i kotë për një atdhe të lodhun ___ Me vetveten...

I forti dhe i ligu në shoqëri dhe servili në detyrë

Nga Safet Sadiku _____ Në shoqëritë ku administrata shtetërore është e dobët, ku...

Izraeli ka hakuar kamerat e trafikut të Teheranit dhe përdori AI për të planifikuar vrasjen e Khamenei

Ali Khamenei nuk është më. Foto: Khamenei.ir Arnt Jensvoll / Document.no Sulmi ndaj...

Shpërndaj

Ismail Kadare & Donika Agolli & Dritëro Agolli
Ismet M. Hasani, Suedi 
____
Rivalitet i fshehur, apo miqësi e rreme midis Kadares dhe Agollit?!
Kush i ndau? Për dekada nuk flisnin, por “luftonin” njëri me tjetrin?! Pse Kadare nuk shkoi në varrimin e Agollit? Çka i shkroi Kadare në kurorën…?”
*
A kishte Kadare marrëdhënie të dyshimta me rezhimin komunist – Sigurimin dhe a e përdorte letërsinë për qëllime propagandistike?!
A ftohej dhe a merrte pjesë Agolli në mbledhjet e Komitetit Qendror të Partisë?!
A i shkroi Agolli letër anonime (me inicialet D. A.) Akademisë suedeze – kundër Kadares?!
Çfarë fshihej në Dosjen konfidenciale (të mbyllur me dyell) me vulë të kuqe të Akademisë suedeze?! Pse duhej të hapej Dosja në vitin 2050?!
Kush ishte Ingrid Malmstrong dhe çka i tha Kadares në kafénënë pranë Sorbonës (Paris)?! Pse, pas atyre fjalëve Kadare i zbehur doli nga kaféneja pa paguar?!
Sa vite (dekada) ishin të ndarë Kadare – Agolli dhe kush e dhá këtë idé?!
Kush ishte Petrit Dume, që përgadiste “informator” me të pavërteta dhe ia dërgonte Akademisë në Stokholm?!
Kush shkroi se “…nëse dërgohën për Nobël, Kadare dhe Agolli, do ta shkatërrojnë njëri-tjetrin?!
Kush ishte Linda Hoxha- ish-sekreterare në Ministrinë se Dumës dhe çfarë ”urdhëri” mori nga Dume që kundër Kadares t’i dërgojë ”letrat” në Stokholm?!
Kush ishte Fatos Kongolli, të cilit iu ndalua botimi i romanit për të cilin Agolli ishte i entuziazmuar dhe donte t’ia botonte në Revistën ”Drita”?!
Pse librat e Kadares botoheshin pa kaluar përmes ”Cenzurës”?!
Çka shkroi në “Zëri i Popullit” gazetar i ri dhe çka tha pas 30 viteve?!
Pse Kadare iku në Francë në vitin 1989, e Agolli mbeti në Shiqpëri!?
A kërkoi Kadare “azil politik” në Francë dhe sa veta ishin në Rregjistër?!
Si reagonte Kadare kur dëgjonte (përmes TV) se Nobeli nuk i është ndarë atij?!
Si reagonte Agolli kur dëgjonte (përmes Radios) se Nobelin nuk e mori as Kadare?!
Çka i tha Kadare (përmes tel.) mikut francez, kur ”Nobelin” e mori Myler?!
Çfarë i shkroi Kadare – Agollit në kurorën pas vdekjës (së Agollit)?!
Çka i tha Kadare zonjës së tij, pasi i humbi shpresat për Nobelin?
Çka i tha Kadares znj Ingrid Mallmstrong lidhur me Nobelin?
Çka u gjet në shtëpinë e Petrit Dumës, pas vdekjës se tij?
A mori pjesë dikush në varrimin e Dumës?!
Çka i tha gazetari ”Jugosllav” Agollit të ”Liqeni artificial”?!
Çfarë foli Kadare në Okllahoma (SHBA) për Agollin (më 2023)?!
A fluturoi deri në SHBA-ë Donika për ta dëgjuar Kadaren (2023)?!
*
… Në një mbrëmje të ftohët dhjetori të vitit 1988 në një zyre të vogël të Akademisë Suedeze në Stokholm, NJË DOSJE me vulë të kuqe u mbyll përgjithmonë dhe u vendos në një arkivë speciale me etiketë:
                  Konfidenciale – TË HAPET NË VITIN 2050!
*
Për të mësuar se si funksionoj «makina e shkatërrimit” duhet të njohim një figurë, të panjohur në historinë zyrtare, por që luajti rol vendimtar në këtë “dramë”?!
Emri i tij ishte Petrit Dume. Zv/ministër për kulturë në vitet 80-ta; burrë i vogël, me sy të ftohët, me buzëqeshje që nuk arrinte kurrë të shikimi. Dume nuk ishte shkrimtar, nuk kishte shkruar asnjë libër, por ai kishte diçka më të fuqishme se talenti. Ai kishte akses në dosjet e Sigurimit të Shtetit.
Sipas dëshimive të 3 punonjëve të ministrisë, të mbledhura nga historiani Arben Puto në vitin 2020, Dume kishte krijuar atë që ai  e quante ”Seksioni i mbrojtjes se imazhit kombëtar”; një zyrë vogël me vetëm 4 punonjës, por me një mision të qartë: të monitoronte çdo përmendje të shkrimtarëve shqiptarë në mediat Perëndimore dhe të rregjistronte çdo akcion që mund të dëmtonte interesat e shtetit. Por ai, atë që ishte qënjesore, qe ai kurrë nuk e tha publikihst, ishte se monitorimi nuk ishte vetëm kundërshtimi i gënjeshtrave, por krijimi i tyre!
Njëra ndër ish sekretarët e kësaj Ministrie, Lindita Hoxha, ishte urdhëruar nga Dume, që ajo të lexonte dhe të përkthente gazeta Perëndimore – italiane që kishin të bëjmë kritikët ndaj Kadares dhe t’i dërgonte në Stokholm, duke aluduar se ishin analiza të pavarura akademike. Dhe kur ajo e kishte pyetyr PSE?, ai i ishte përgjgjur: ”Sepse, nëse Kadare e fiton Nobelin, ai do të ishte më i fuqishëm se Partija! Dhe né nuk mund ta lejojmë këtë!”
Por, Nuk ishte në shënjestër vetëm Kadare!? Dume kishte vue para veti një fushatë suptile edhe kundër Agollit. Ai nuk e akuzonte drejtpërdrejtë nga se kjo do të konsiderohej shumë e dukshme, por Dume, në vend të kësaj filloi të përhapte informata për gjendjen shëndetësore të Agollit. Në raportin drejtuar Komitetit Qendror, ai shkruante:
”Shoku Agolli po tregon shenja të paqendrueshmërisë emocionale Ai ka pasë disa shpërthime nervore edhe në takime publike. Mjekët i sugjerojnë pushim të gjatë!”
Këto raporte të Dumes NUK ishin të vërteta: Agolli ishte i lodhur, por nuk ishte i sëmur çmendërisht!
Por në një Sistem ku përceptimi ishte më i rëndësishëm se realiteti, këto raporte ishin mjaft për të krijuar një fije dyshimi.
Dhe, kur në vitin 1986, emri i Agollit serish u përmend në listat e Nobelit, Dume siguroi që NJË KOPJE E RAPORTIT MJEKSOR I FALSIFIKUAR NATYRISHT, të arrinte në Stokholm, bashk me një letër shpjeguese, në të cilën shkruante:
”Akademi i Nderuar! Né besojmë se Ju duhet të jeni mirë të informuar për gjendjen shëndetësore të Agollit! Ju mund të merrni një Vendim që mund t’i turpërojë të dyja palet…!”
Kjo ishte një goditje e përsosur, e pamundur për t’u gjurmuar, e pamundur për t’u mohuar, sepse vet mohimi mund të konsiderohet si simptomë e çmendjes!
*
Në ndërkohë në Paris qëndronte Kadare i rrethuar me botues të librave të tij. Në mënyrë të fshehtë, në një kaféné të vogël pranë Sorbonës, sipas hulumtuesve françezë u zhvillua një bisedë midis Kadaresë dhe një zonje të quajtur Ingrid Mallmstrong. Kjo ishte pranvera e viti 1987. Ingrid Mallmstrong ish-antare e Aakademis suedeze, që ishte tërhequr qysh nga viti 1984, por që ende kishte ndikim të madh në Vendimet e Akademisë suedeze, sipas dëshmisë se kamarierit të kafénesé të dhënë para gazetarit françez Pjerr Dugua në vitin 2008, ”Takimi zgjati më se dy orë. Kadare bëne me duar i nervozuar, ndersa Ingrid e degjonte me duar të kryqëzuara. Kadare ishte i tensionuar dhe, në fund, ajo i tha ”diçka” që Kadaren e bëri të zbehej, u ngrit doli nga kaféneja pa paguar q’e Kadasresë s’i kishte ndodhur asnjëherë më parë. Ingrid mbeti e vetmuar dhe duke e pirë kafénë e ftohur, nxori nga çanta një bllok të vogël dhe shënoi diçka?!”
Çfarë i tha ajo Kadares?!
Në Stokholm kishin arritura letra se Kadareja bashkëpuon me Sigurimin e Shtetit Shqipar. Dhe se Akademia (Komiteti) suedeze ishte e shqetësuar.
Zonja Ingrid Mallmstrong i kishte thënë Kadaresë që të tërhiqej për një kohë. Kadarea kishte reaguar (kundërshtuar) duke i thënë se terheqja vullnetarisht kupton pranimin e fajit. Ingrid Mallmstrong i kishte thënë një frazë Suedeze, dhe ato fjalë e përcollën Kadaren terë jetën:
”Z. Kadare! Né në Stokholm nuk shpërblejmë të pafajshmit! Né shpërblejmë ata QË DUKËN TË PAFAJSHËM! Dhe ju, fatkeqësisht NUK DUKENI TË TILLË!”
                              (V i j o n )

K O M E N T E

36 KOMENTE

  1. Kush ishte Petrit Dume:
    (lindur ne Lubonjë, 20 maj 1920 – pushkatuar ne Tiranë, 5 dhjetor 1975) qe partizan, Komandant brigade, Komandant divizioni, shpallur Hero i Popullit me vendim të Qeverisë e PoliByrosë së PPSh-së e më pas në vitin 1974 u shpall Armik i Popullit (konsideruar një puçist). Deputet, i arsimuar me dy akademi sovjetike ushtarake, shef i shtatmadhorisë së Forcave të Armatosura të R.P. së Shqipërisë mbi 10 vjet. Pushkatuar më 1975.

    https://sq.wikipedia.org/wiki/Petrit_Dume

  2. Ne shkrimin e masiperm thuhet:

    “Kush ishte Petrit Dume, që përgadiste “informator” me të pavërteta dhe ia dërgonte Akademisë në Stokholm?!”

    “Dhe, kur në vitin 1986, emri i Agollit serish u përmend në listat e Nobelit, Dume siguroi që NJË KOPJE E RAPORTIT MJEKSOR I FALSIFIKUAR NATYRISHT, të arrinte në Stokholm, bashk me një letër shpjeguese, në të cilën shkruante:
    ”Akademi i Nderuar! Né besojmë se Ju duhet të jeni mirë të informuar për gjendjen shëndetësore të Agollit! Ju mund të merrni një Vendim që mund t’i turpërojë të dyja palet…!”

    “Emri i tij ishte Petrit Dume. Zv/ministër për kulturë në vitet 80-ta; burrë i vogël, me sy të ftohët, me buzëqeshje që nuk arrinte kurrë të shikimi. Dume nuk ishte shkrimtar, nuk kishte shkruar asnjë libër, por ai kishte diçka më të fuqishme se talenti. Ai kishte akses në dosjet e Sigurimit të Shtetit.”
    Dume kishte vue para veti një fushatë suptile edhe kundër Agollit. Ai nuk e akuzonte drejtpërdrejtë nga se kjo do të konsiderohej shumë e dukshme, por Dume, në vend të kësaj filloi të përhapte informata për gjendjen shëndetësore të Agollit. Në raportin drejtuar Komitetit Qendror, ai shkruante:
    ”Shoku Agolli po tregon shenja të paqendrueshmërisë emocionale Ai ka pasë disa shpërthime nervore edhe në takime publike. Mjekët i sugjerojnë pushim të gjatë!”
    “Këto raporte të Dumes NUK ishin të vërteta: Agolli ishte i lodhur, por nuk ishte i sëmur çmendërisht!
    Por në një Sistem ku përceptimi ishte më i rëndësishëm se realiteti, këto raporte ishin mjaft për të krijuar një fije dyshimi.”
    … ……………. …………

    Petrit Dume nuk ka kene “Petrit Dume. Zv/ministër për kulturë në vitet 80-ta; burrë i vogël, me sy të ftohët, me buzëqeshje që nuk arrinte kurrë të shikimi”, sepse ate e kan pas pushkatuar ne vitin 1975.

    Kur diskutohei çmimi nobel i Kadares, Petrit Duma nuk ishte gjalle fare, sepse Petrit Dume ishte pushkatuar me 5 dhjetor 1975. Petrit Dume kishte lindur ne Lubonjë, 20 maj 1920 – pushkatuar ne Tiranë, 5 dhjetor 1975).
    Prandej çka ka shkru Ismet M. Hasani prej Suedijet BJEN NE KUNDERSHTIM ME FAKTET REALE.

  3. Un vete i kam perjetu keto gjana dhe s’kam nevoje me lexu ne internet.
    Keto qe ke shkru ti, jane ne kundershtim me realitetin.
    Ti don me pase te drejte edhe kur je gabim. Me ty asht kot me u marre edhe pse ti as nuk ia ke haberin asaj periudhe komuniste ne Shqipni.

  4. Unë jam ish-komunist i LKJ (Lidhja Komuniste e Jugosllavisë), sepse ka qenë KUSHT PËR PUNËSIM, por kur ka ardhë KOHA e kam dorëzua Librezën e Partisë Komuniste.
    Nuk e di çka ke PËRJETUA TI por e di që ke shumë nevojë me lexua shkrimet e mia, nga të cilat mëson shumë!
    *
    Lexo edhe pjesët në vijim se do mësosh, kek nevojë!

  5. Më vjen shumë keq që z.Hasani ka rënë pre të lajmeve të rrejshme PO se Po por në grackën e atij grupi ,mekanizmi të erret që dikur quhej , Ministria e Kulturës së kohës së qepës = DIKTATURËS , së Historianëve sharlatanë ku me emra zyrtarësh të huaj , qytete të huaj , zarfe e amanete të tipit Sherlok Holms ,qëllim të vetëm kanë të mashtrojnë si atëhere në burgun komunist edhe sot pas 3 dekadash clirim nga terrori komunist .Turp e faqja zezë .Ku është dëgjuar që çmimi Nobël të diskutohej të kërkohej apo të jipej nga Akademia e Suedisë një vendi të njohur botërisht si vendi më antidemokratik? Do të dekoronin ato palo shkrimtarë që i këndonin cdo ditë ” lumturisë ” së popullit e vigjilencës së partisë e njëshit të sëmurë nendërisht .Do të ndodhte kjo në se njëri do të arratisej para shembjes së Murit të Berlinit , para hapjes e pushtimit të Ambasadave nga mbi 5000 shqiptarë më 2 korrik 1990 të kërkonte së pari cliririmin e popullit nga zgjedha komuniste e pastaj Azil Politik për të siguruar veten ( Kadarenë /Elenën e Vajzën ) . Pas ekzekutimit të ciftit Caushefku , pushtimit të Ambasadave në Tiranë ndodhi arratisja e detyruar e frikacaket Kadare për shumë arsye .Mos pranimin për udhëheqës të një partie , PD ,në shumë mundësi .E shumë mirë e bëri se bindjet e tij ishin komuniste e rolin kllouni e shërbëtor i Ramizit nuk pranoi të luante .Arratisja ka të bëjë dhe me ” VRASJEN ” që i bëri një djaloshi tironas se guxoi të dashuronte vajzën e tij 16 vjecare .E gjymtoi at djalosh me arrestimin , torturat sa përfundoi në spitalin psiatrik .Ku vetëm pas 1990 e jëma e djaloshit rrëfen tragjedinë e djalit të saj në një kanal televiziv në Amerikë .Kushedi sa miljona është shpërblyer , ajo nënë e plagosur me djalin invalid , disponuesi i kasetës së programit televiziv që ajo dëshmi e rrëfim të mos arrinte kurrë në Shqipëri .Por lajmi u përhap ,mori dhenë e deri në Stolkhomin e cmimeve .Rasti më ideal për arratisje e kishin dy shkrimtarët e realizmit socialist kur më 10 korrik 1988 varet poeti Havzi Nela për poezi lirike . E vërteta është më e tmerrshme. Po të mos jenë zhdukur dosjet ka mundësi që pas Kristaq Ramës të kenë firmosur dhe Agolli apo Kadare .Pra të mos zgjatem më . Z. Hasani ju lë shëndenë , shkruani c”të servirin ,se u largua në Francë Kadareja më 1989 dhe jo më 1990 , tetor .Se Dumja e nusja e cunit të monstrës gjirokastrit Linda Hoxha pregatisnin atë e këtë material. Më vjen keq për ju që ratë në grackë . Vazhdo pa siklet të shkruash fantazinë e “arkivit shqiptar .”

  6. Ps. Harrova të shtoj këtë kërkesë zotni i nderuar I. Hasani .Kërkoni në Wikipedia që të kryqzoni të vërtetat apo gënjeshtrat e shumtë që filloni me vitin e arratisjes në Parisin e Francës familjarisht të Kadaresë më 25 tetor 1990 e JO MË 1989 sic këmbëngulni si ajo mushka e mbingarkuar për të kaluar në një rrugicë të ngushtë ku humnera e pret sapo të lëvizë .E cuditcme kjo kokëfortësi e juaj dhe pse ju shkruajta në komentin e parë për vitin ,pasi nuk jeni mushkë por një intelektual me njohuri e përvojë në jetë .Dhe së dyti t”i kërkoni ndjesë z.Paul për cdo gërmë që shkruan. Se thjeshtë janë të vërteta. Kurse ju vetëm se kopjoni një kopje farsë të gjoja historisë së mos dhënies së cmimit Nobël dy bashkpuntorëve të diktatorit e diktaturës bashkë . Egoizmi ju merr erzin , ju korit e sinqeriteti ju rikthen në at zotni të mençur që jo pak herë pëlqej e miratoj komentet , në shkrimet e juaja për Moralin dhe Etikën . Të jetë i njejti njeri që shkruan kaq ndryshëm ? Jo ,nuk ka mundësi e kuptim . Të gaboni kaq shumë ? Mbetem pa fjalë . Faleni z.Paul se nuk din se ç’bën. Pusia ka marrë në qafë burra më të mençur e të fortë . E kur protokollohet nga Arshivi Shtetëror ( privat në fakt ) si mos të mirret si e mirëqenë,si e vërtetë ? Ah sa keq ! Duke qenë shtetas i Kosovës ju ishit më lehtë të të dorëzonin këtë material fallc pasi një shqiptar nga Shqipëria që i ka përjetuar ato vite të zeza për mua ,z.Paul me të tjerë kurrë nuk do të pranonin të shkruanim kësisoj rrenash .Se e dimë kush ishte Petrit Dume , vdekjen nga dora e partisë ,miqve të tij e varrimin e tij KUR ? Pas 1990 në se ja kan gjetur eshtrat familjarët pasi më 1975 është pushkatuar pas dënimit me vdekje (1974 arrestohet ) është varrosur me stilin e cubave pushtetarë të sistemit ” demokratik ” , tek mali me gropa në Dajt apo në një shtyllë elektrike me një shënim se është kufoma e armikut të popullit . Këtij rregjimi shtypës z.Hasani ju i ngritët hymne ( populli i Kosovës ) , ju mburreshin me emrin e DJALLIT , mbanit fotografinë e tij në xhep , dënoheshit në burgjet e ish Yugisllavisë vetëm pse e donit atë DJALL dhe e shprehnit haptas . Nuk na keni ndihmuar aspak por i keni dhënë zemër e guxim diktatorëve të Shqipërisë. C”ta zgjas më ! Bota qeshte me ne , me sjelljen tuaj .Të duash një diktator !

    • Zoja Rita bane mire dhe te falnderoj qe ke thane te verteten.
      Kaq keq kemi mbrrijte sa me te falnderu qe thu te verteten. Kulmi.

      Por ama edhe Ismet Hasani na e tha te verteten:

      “Ismet M. Hasani, Suedi (20 Janar 2026 Në 3:50 pm)
      Unë jam ish-komunist i LKJ (Lidhja Komuniste e Jugosllavisë), sepse ka qenë KUSHT PËR PUNËSIM, por kur ka ardhë KOHA e kam dorëzua Librezën e Partisë Komuniste.”.

      Ky pohim s’ka nevoje per koment, sepse i ka te gjitha mbrende.

  7. znj Rita (pa mbiemër)!

    1. E vërteta shumë e madhe, në fillim duket mashtrim!
    2. Më dhimbset KOHA për të lexuar KOMENTE TË GJATA!
    3. Më vjen mirë nga Ju dhe nga Pauli që lexoni shkrimet e mia, nga të cilat mësoni shumë, dhe keni nevojë!
    4. Shumë pritoj me ju përgjigjur në komentet e atyre që s’kan MBIEMËR?!
    5. Mos u paraqitni avokate e rreme e Paulit?!
    6. Pastroni FJALORIN…!

  8. Hapu dhe dhe merr të marrët se nuk i duhen kërkujt thotë një fjalë e urtë popullore . Që për ju nuk ju a uroj se nuk jeni i MARRË por i shitur ,i gabuar i mashtruar keqas . Nuk jam AVOKATE por me kënaqsi do luaja një rol të tillë gjithmonë duhe mbajtuar anën e drejtë ,të vërtetën .Jeni koritë shumë nga egoizmi z.Hasan .Jam përmbajtur shumë që të mos shpërthejë në sharje vulgare , primitive në komentet e ” gjata ” e mija . Meritoni dhe më shumë fyerje por caku i edukatës vetjake më ndalon .Korigjohuni e reagoni drejt e jo shtrembër .

  9. Ah ,i nderuar z.Paul , falënderimi juaj më vret dhe më shumë për shkakun , arsyen e pozicionit tuaj dashamirës . Ne i kemi përjetuar ato ngjarje,vite duke uruar që shpata e diktatorit të priste sa më shumë koka miqsh ,na shfaqet një X , një askush me të vetmin detaj të përbashkët se është shqiptar që boton një histori krejt të gënjeshtër . Shqiptar nga KOSOVA .Prap Kosova si në në rolin e viteve para 1990 kur hymnizonte DIKTATORIN ENFERR HOXHA .Dhe tash për të treguar intrigat e zyrtarëve ,të Ministrive , zarfet , spiunllëqet me emrat e përmendur në rrëfimet serjal të “zbuluesit ” detektiv ,alias Ismet Hasani .Do të rekomandoja z.Kryeredaktor të portalit ” DRINI ” të ballafaqonte faktet e z.Hasani , të z.Paul e të tërheqë rrëfimin mashtrues serjal , pas verifikimit të datave e emrave inekzistencë . Në mungesë të burrërisë të z.Hasan e kërkoj heqjen e këtij shkrimi mashtrues .. E dij që ky portal nuk ka përgjegjësi për gënjeshtrat e njërit apo tjetrit por para fakteve HISTORIKE duhet të reagojë me ndalimin e përhapjes së mashtrimeve në popullin shqiptar kudo që jeton në botë e sidomos gjeneratës së re , të virgjër që nuk u “përdhunua “nga diktatura enveriste pasi ka lind pas 1990 . MJAFT ME MASHTRIME .

    • Zoja Rita. Ky vete shkrun se “Unë jam ish-komunist i LKJ (Lidhja Komuniste e Jugosllavisë)”.
      Spiju ma. E thote vete. Ha,ha,ha.
      Lene e mos u merr ma me tè.

  10. Po e përsëris, ndyshe nuk kuptoni!?
    znj Rita (pa mbiemër)!

    1. E vërteta shumë e madhe, në fillim duket mashtrim!
    2. Më dhimbset KOHA për të lexuar KOMENTE TË GJATA!
    3. Më vjen mirë nga Ju dhe nga Pauli që lexoni shkrimet e mia, nga të cilat mësoni shumë, dhe keni nevojë!
    4. Shumë pritoj me ju përgjigjur në komentet e atyre që s’kan MBIEMËR?!
    5. Mos u paraqitni avokate e rreme e Paulit?!
    6. Pastroni FJALORIN…!
    ***
    Mos e lëshoni rastin e volitshëm dhe LEXONI pjesën e 6-të, ndoshta edukoheni pak duke mësuar nga to!

  11. Keni nevojë për vizitë mjekësore. Durimi ka kufi . Sepse nuk rrëzonin asnjë pretendim të thënë si nga z Paul e unë ,gruaja pa mbiemër .A thu se problemi është mbiemri im e jo lajthitjet që shkruani në 1 ,2,,,,5, 6 dorëshkrime . Për fat nuk vuaj nga asnjë sëmundje kronike se në këtë orar të vonshëm tensioni luhatet . Merrni masa stafi portalit “DRINI ” .

  12. Ndaloj paksa irritimin që më shkakton qëndrimi stoik e i marrë i z.Hasani e mendoj se në serjalin e fundit të dorëshkrimit , i 6 ,i 9 apo 15 ,zotnija do të shkruajë epilogun se kjo ishte vec një ëndërr , një fantazi e dikujt që i pëlqen të sajojë , të zmadhojë , të ndryshojë data ,vite , emra vetëm që të krijojë një tregim me qëllim të vetëm ,talljen e demaskimin e atij rregjimi . Jemi në botën e cudirave e të të marrëve . E pres dhe kët marrëzi .

  13. Ti gruaja pa mbiemër!

    Dy herë flitet në mulli, ndersa juve po ua përsëris për të tretën herë dhe NUK po merrni vesh. Tmerr.
    Keni durim e prisni pjesën 6-të dhe do të mësoni shumçka ¨te pa lexuar ger me tani!

    Nuk merrem më me komentet e juaja se janë të PAKUPTIMTA! Dhe të merzitshme!

    PS!
    Po bën mirë Pauli që po hesht!

  14. Ky nuk është artikull, por trillim konspirativ

    Teksti që keni botuar nuk ka asnjë lidhje me gazetarinë serioze apo analizën historike. Ai ndërtohet nga fillimi në fund mbi aludime, pyetje retorike dhe “dëshmi” anonime, pa asnjë dokument, arkiv apo burim të verifikueshëm. Kjo nuk quhet hulumtim – quhet fabulë.

    Figura e Petrit Dumës paraqitet si një “regjisor i fshehtë” që manipulon Akademinë Suedeze, Nobelin dhe dy shkrimtarët më të mëdhenj shqiptarë. Ky është një keqkuptim absurd i realitetit, që nënvlerëson inteligjencën e lexuesit dhe ekzagjeron në mënyrë groteske fuqinë e një burokrati lokal.

    Përfshirja e emrave si Linda/Lindita Hoxha apo Ingrid Mallmstrong, pa asnjë identifikim të saktë, si dhe “dëshmitë” e kamarierëve e gazetarëve anonimë, e zbret tekstin në nivelin e romanit sensacional, jo të historisë.

    Edhe më i rëndë është përpjekja për të ndërtuar një konflikt artificial mes Kadaresë dhe Agollit për Nobelin. Nuk ka asnjë provë se ata “do ta shkatërronin njëri-tjetrin”; ka vetëm nevojë për dramë dhe klikime.

    “Dosja konfidenciale që hapet në vitin 2050” është klishe tipike për të shmangur provën sot dhe për ta shtyrë përgjegjësinë nesër. Historia nuk shkruhet me mistikë, por me fakte.

    Në fund, ky tekst nuk ndriçon letërsinë shqiptare – e banalizon atë. Kadare dhe Agolli nuk kanë nevojë për legjenda të errëta; kanë nevojë për të vërtetën.

    • “Ky nuk është artikull, por trillim konspirativ”
      Asht ma se e vertete.
      Pose kesaj, ne fund te cdo pjese duhej dhane burimi dhe mundesisht edhe linku. Kjo nuk asht pune serioze, pose vulgaritetit.

  15. Nexhmije!

    Paske shkrue shumë e për lumë!
    MENDIMET E MIRA QËNDROJNË MBI FJALË ETË SHKURTA

    Paul Tedeschini (nga Italia) e ka pasë nji avokate te rreme, tash i paske dalë Ti avokate e rreme. Tmerr1
    Lexo shkrimet e mia dhe mëson diçka, që sot (më 21 janar 2026) e ke PJESEN E 6-të.
    Unë nuk shkruaj pa fakte. Literaturën dhe faktet i shkruaj në fund, si çdo shkrimtarë, po ti nuk e kupton shkrimin tim, se literatura shkruhet në fund të tekstit.
    Mos ju ‘daj Paulit, po mbroje – por fatkeqësisht as ai as ti NUK E NJIHNI DREJTËSINE.
    *
    Këshillë: Merr e lexo (mëso) shkrimet më të lehta, se NUK JE TI E KËTIJ NIVELI!
    Këshillë: Lexo pjesën 6-të e mëso diçka me vlerë!
    POROSI: Bani të fala Paulit

  16. Paul!

    Ku te hupi ajo avokatja e rreme (Rita). Tash të paska dal’ nji avokate tjetër e rreme (Nexha) – mësuese, he mazamakeq!
    Literatura shkruhet në fund të tekstit, po ti nuk di ketë rregull.

    Këshillë: Lexojeni pjesën e 6¨të e mësoni diçka( sot më 21 janar 2026)!?

  17. Debati rreth mosmarrjes së Çmimit Nobel nga Kadareja dhe Agolli është legjitim nëse zhvillohet mbi bazën e argumentit, respektit dhe etikës së komunikimit. Artikulli i z. Ismet M. Hasani paraqet një mendim personal, i cili mund të pranohet ose kundërshtohet, por kjo nuk e justifikon aspak gjuhën fyese dhe sulmet personale ndaj komentuesve.

    Autori i artikullit nuk ka asnjë detyrim të përfshihet në polemika me lexuesit. Një mendim ndryshe nuk është fyerje, por pjesë e natyrshme e dialogut intelektual.

    Letërsia shqipe dhe figurat e saj madhore meritojnë debat serioz, të arsyetuar dhe të denjë për nivelin kulturor që pretendojmë. Çdo gjë tjetër është zhurmë që nuk i shërben as së vërtetës, as lexuesit.

  18. Kujtoni se cdo cast ,orë do të kem në vëmendjen time z.Dedektiv i Sarirës ? Rrini me at mendje por unë rutinën e jetës sime nuk e prish pse një i lajthitur ka marrë përsipër të satirojë dy kufoma ,dy të vdekur . Që duam , s”dua ( unë ) janë emra që u nderuan nga të gjitha qeveritë nga 1950 – 60 e deri në amshim . Kurse ju keni ndërmarrë këtë tregim satirik që po i shisni si fakte deri në fjalën e fundit tuaj . , të surprizës se bota satirë . Kontradiktor deri në gajasje pasi shkruan se nuk humb kohë të lexoj komentet. e gjata e pastaj pyet se ku është ” avokatja e rremë Rita ” . Për kët shkrim komik që keni bo e vazhdoni , znj.e nderuar N. Mehmetaj si dhe z. i nderuar Paul ju dhanë përgjigjen e duhur . Por ju as komenti i shkurtër e as i gjati nuk ju mbushin kokën se të dhënat i keni nga Arshivi Shtetëror i Shqipërisë, ose më saktë nga IA , ( Inteligjenca Artificiale ) Vazhdoni me të vdekurit . Dhe , epilogu i ditur tashmë se bona Hajgare me qëllim për të ironizuar atë pjesë të popullit ( si unë , z.Paul e mijëra e qindra mijëra të tjerë ) që të dy të talentuarit nuk mund të fshijnë anën e errët të jetës së tyre në dekadat e diktaturës . Këndohet një këngë ( e huaj ) me teks : – Lëreni të marrin ( të cmendurin ) në marrin e vet .

  19. Z.Nexhmije , kundërshtoj vetëm mendimin tuaj që shkruani se , debati për mosmarrjen e cmimit Nobël është legjitim në se zhvillohet në bazën e argumentit e etj . etj. Pikërisht për mungesë argumenti, mosvërtetësi , sajime e kundërshtoj unë ,z Paul ,ju e gjithkush që do të lexojë këtë paçavure. Ne pjesën e parë nuk reagova se mendova që do të mësojmë ndonjë fakt të ri .Në të dytën ,përsërit të parën e kështu në cdo pjesë .Sa reagova për vitin e arratisjes familjarisht të Kadaresë .Detektivi ynë këmbëngul për vitin 1989 ( përpara ekzekutimit të ciftit Causheskut 26 dhjetor 1989 ) e unë më 25 tetor 1990 .Për fatin tim të mirë apo për dreq kjo datë e ora 18 e disa sekonda e mbrëmjes shërbyen për të më shpëtuar jetën mua . Pas një përpjekje të dështuar për tu arratisur nga fshati kufitar i Korçës Arrëz kthehem në hotelin e turizmit të Korçës me mendjen e mbushur top se s”ka kuptim e as dëshirë të jetoja më në at vend të mallkuar , të robëruar etj .të zeza sa të duash … Ky farë satiriku të më tregojë mua se kur u Arratis Kadareja ??? Të heq vëmendjen nga kjo temë pa fryt e kuptim duke shprehur konsideratën time pozitive për ju znj.Nexhmije .Keni një stil së shkruari ku cdo fjalë e juaja ka më shumë profesionalizëm se sa ndjenjë butësie , shpirtërore . Karakter që e kam ynë pasi sado të mundohem të rradhis fjalë brilante e me kuptim pozitiv , tepër shpjegues si ju zonjë , nuk mundem se më mungon arsimimi i duhur besoj .Jeni tepër e zonja për kritikë letrare .Dhe pse jo pak raste kemi pozicione të kundërta në mendime , linjë politike e kulturore . Veproj me moton , ,,, Jepi Cezarit , kujdo ,, hakun . Për mashtrime mos presin komikët lavdërime por kritikë e vetëm kritikë .Ju përshëndes znj.Nexhmije ! Z.Paul nuk pajtohem plotsisht kur thoni se me kenë komunist ( si shkodranët po shkruaj ) tan t”kqijat i ban. Të penduarin e sinqertë unë e quaj mik ,vëlla. Ju përshëndes !

  20. znj Nexhmije!

    E vërteta shumë e madhe, në fillim duket mashtrim!
    Edhe shkrimi im po ju duket MENDIM!?
    Unë shkruaj me argumente (fakte), ngase më dëtyron vet profesioni: jam mr. i shkencave ekonomike; specializimi i ngushtë: ekspert gjyqësor. Me shkrime merrem që nga viti 1964; kam të botuara 8-të libra letrare dhe kam të përgatitura për botim edhe 5 libra, por shkrimi mbi Kadaren dhe Agollin më ka marrë shumë kohë. Ama nuk jam pishman…!
    Mendimi im mbështetet në prova/fakte, argumente/ në material burimor e jo mendime, deklarata etj.
    Pra, kam fakte dhe ndjej përgjegjësi morale për këtë që kam shkruar dhe do vazhdoj se shkruari, për hir të së vërtetës.
    *
    Me komentet e juaja më keni nënçmuar, fyer, ofenduar, po nejse -për veti e keni
    *
    Ju vazhdoni me komente, unë do vazhdoj me publikimin e pjesëve tjera…!

  21. Rita!

    E vërteta shumë e madhe, në fillim duket mashtrim!
    Edhe shkrimi im po ju duket MENDIM!?
    Unë shkruaj me argumente (fakte), ngase më dëtyron vet profesioni: jam mr. i shkencave ekonomike; specializimi i ngushtë: ekspert gjyqësor. Me shkrime merrem që nga viti 1964; kam të botuara 8-të libra letrare dhe kam të përgatitura për botim edhe 5 libra, por shkrimi mbi Kadaren dhe Agollin më ka marrë shumë kohë. Ama nuk jam pishman…!
    Mendimi im mbështetet në prova/fakte, argumente/ në material burimor e jo mendime, deklarata etj. Nuk përjashtoj “gabimet teknike”
    Pra, kam fakte dhe ndjej përgjegjësi morale për këtë që kam shkruar dhe do vazhdoj se shkruari, për hir të së vërtetës.
    *
    Me komentet e juaja më keni nënçmuar, fyer, ofenduar, po nejse -për veti e keni
    *
    Ju vazhdoni me komente, unë do vazhdoj me publikimin e pjesëve tjera…!

  22. Për mua ky debat është i mbyllur .Ju vazhdoni të mashtroni publikun ,vetveten me faktet e rremë .Është puna juaj selektive e njollë e zezë për portalin ” DRINI ” që boton gënjeshtra për dy të ndjerët tashmë .Rilexoni të gjithë komentet e mija ku së fundi detyrohem të tejkaloj etikën pasi përgjigjeni si robot me të njëjtat fjalë pa arritur të hidhni poshtë faktet e mija e të z.Paul . Pra ju jeni fajtor që kam shkarë në sharje se njeri jam e jo send , që shkruan një material të marrë nga ” Arkivi shqiptar i Shqipërisë “. TRILLIM .Vazhdoni lajthitjen. U mundova por ,njëjtë sikur me fol me një shurdh-memec apo të sëmurë .Shërim të shpejtë ju uroj !

    • Përshendetje e nderuara Rita…Redaksia e Drinit nuk mbanë përgjegjësi për gjuhën e fakteve të askujt, pra as të Ismet Hasanit. Botimi i shkrimeve të caktuara në Drini mund të kontestohet prej kujtdo, pra edhe prej teje, andaj presim që ta botosh një analizë të plotë rreth mospajtimit tënd me ato që i shkruan Ismeti apo tjetri, dhe ne do ta botojmë analizën tënde.
      Me shumë respekt për ty:

      Redaksia e Drinit

  23. Rita,

    duke mos kuptuar shkrimet e mia, fyeni, ofendoni…me komente. Turp!
    Portali DRINI ka merita për publikimin e shkrimeve të ketilla me plot të vërteta, me argumente, me fakte me prova nga burimet e kthjellta, për të cilat do shkruaj në fund të shkrimit.
    Unë jam plotësisht i shëndosh, por ju si qëndroni me mend!?
    * Portalit DRINI i sjelli falenderimet e sinqerta për publikimin e pjesëve të gjertanishme dhe ato që pasojnë.
    Juve ju uroj shëndet dhe qetësim shpirtëror!
    Juve, si “avokate” e rreme e Paulit ju uroj qetësi shpirtërore!
    *

    • Përgjigje për redaksinë e ” Drini ” us .e jo për mollën e “sherrit , zbuluesin komedian pasi dje shkruajta se debati me të përfundoi .Pra ,z.Kryeredaktor ,z.Kabashi ,me keqardhje lexoj unë e kushdo se debati midis meje e të tjerë me shkruesin e serjalit të ditur tashmë se ankthi e problemi i tij është BOTIMI i Fake New e jo kundërshtimet ,akuzat nga komenteve të shumta që u shkruajtën këto ditë . Vetëkuptohet se cdo përpjekje për t”u sqaruar me durim e korrektësi mungon nga ana e autorit e do të mungojë dhe pas mbarimit të satirës së tij se ,,,,,,, kryesorja është botimi e jo kundërshtitë e kritikat .Cdo njeri i logjikshëm do të reagonte ndryshe qysh në serjalin e 2 apo të tretë .Nesje , e pakuptimtë më duket ideja e juaj që unë të pregatis një material për dijeninë e faktet që disponoj për dy shkrimtarët e ndjerë .Sepse komentet e mija kanë tejkaluar atë artikull që kërkoni .Kam sqaruar më shumë se duhet dhe e pakta që duhej pranuar nga letërshkruesi ishte e ,është korrigjimi i vitit të arratisjes së I.Kadare .Mund të ju duket e parëndësishme viti ,1989 e 1990 ,punë numrash .Saktësia ka rëndësi e flasim jo për shekuj më parë por për vite që i kemi përjetuar . Gabova unë që besova në vërtetësinë e fakteve duke i kundërshtuar e duke pritur sqarimin e jo në qëllimin kryesor të letërshkruesit se u botua dhe e dyta e 4 , 5 e më tutje Ky ishtë e është halli i autorit e jo kritikat e përgënjeshtrimet që prisnim .Le të ngrejë nga vorri jo vetëm Petrit Dumen ,që e ringjall më 1987 apo 1988 por dhe Kadri Hazbiun po të jetë nevoja që të duken të vërtetat trillimet e budallëqet që shkruan . Edhe unë me respekt ju përshëndes ! .Ps. Synoni cilësi e sasi .

  24. Rita, un nuk du të futem ne kete diskutim, sepse ketu perfshihet nji epokë e tanë dhe e komplikume, per te cilen jane shkru shumë shkrime tash 35 vjet. Kush ka dashte me e marrevesht e ka marre vesht.

    Në shkrimin e ketij komunisti te Lidhjes se Koministave te Jugosllavise te krijume nga Druzhe Tito dhe të tjerve si ai, ka dy aspekte, qe i perkasin dy mbeshtetsve te diktatorit komunist Enverbegut në Shqipni. Ketu shtrohen dy probleme:
    1) pse nuk iu dha këtyne dyve çmimi Nobel dhe
    2) kush ishte ba sebep mos me iu dhane ketyne ky çmim nderimi.
    Prandej simbas meje edhe diskutimi duhet te bahet veç e veç.

    Per problemin e parë un personalisht nuk kam çfaqë ASNJI mendim, per arsy se ketu ne DRINI shumica jane shqiptar nga Kosova, te cilet ne fakt nuk ia kan haberin e diktatures komuniste ne Shqipni. Prandej asht hmbje kohe me fole kot, aqe ma teper qe shumices prej ketyne Enverbegu iu asht duke Skenderbeg. Ha, ha ha.

    Un jam ndale vetem tek fakti qe shkrimi i ketij komunisti te Jugosllavise ka “fakte” kontradiktore, te cilat mohojne njena tjetren.
    Fakti qe ky komunist i Jugosllavise
    titiste nuk i pranon falsifikimet e veta, tregon se ky si te gjithe komunistat ne bote nuk hanë arsy.

    Un e ti Rita dhe mijra shqiptar te tjere i njofim mirë komunistate Shqipnise, prandej Rita te sugjeroj mos i prish nervat, ndrro faqe dhe vazhdo te lexosh shkrime te tjera shume interesante te Revistes DRINI.
    TUNG.

  25. Paul,

    lexova komentin tënd dhe më bëri që tas ta them këtë MENDIM:

    kapaciteti i trunit të lehtë të disa njerëz NUK ka kapacitet ta përthekon një peshë të rëndë.

    E VËRTETA SHUMË MADHEE NË FILLIM DUKET MASHTRIM!

    Në fillim të shkrimit tim ti kishe dy avokate të rreme, tash njëna t’u ka largua (N) se e ka pa që ké aq gabime, sa nuk mund të të mbroj. Edhe e yta (Rita) është terheq nga mbrojtja, se e ka pa që kaapaciteti yt ështe¨i tillë eQË NUK MUND TE PERBALLON TË VËRTETEN SHUMË TË MADHE!
    Bën mirë që të terhiqesh edh ti, e mos të qeshin edhe MË SHUMË HALLKU (lexuesit) ME TY!
    Qe on të mësosh diçka të vërtetë nga unë, lexo shkrimet e mia… kam edhe…!

    PS!
    KËSHILLA E FUNDIT NGA UNË:
    Tuboi të gjitha pjesët e shkrimit tim dhe ruaj nën jastëk, se e pasuron diturinë…fjalórin dhe bahesh i pamvarun e nuk zen “avokate te rreme!”

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu