ARKIVI:
7 Mars 2026

Blerim Nika reagon dhe distancohet prej gjuhës së dhunshme islamiste ndaj historianit Belisar Jezerci

Shkrime relevante

Shkarkimi: Përgjigjia meritore ndaj pecedentit të rrezikshëm kushtetues

Nga: Dr. Sadri Ramabaja ______ Dekreti i Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e...

Me cilën dorë duhet të pijë ujë Presidentja – sipas mullës Mustafë Bajrami dhe neoosmanit Gëzim Kelmendi?!

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë ____ Mullahu Mustafë Bajrami duket se së...

Trump: – Irani do të goditet shumë rëndë sot

David Vojislav Krekling, Aftenposten Foto: Jose Luis Magana / AP Presidenti Donald Trump...

E kam përkrahë Vjosën por ajo kujtofti se s’ka shtet pa qenë hija e saj si bajrak mbi çati!

Nga: Çun Lajçi ___ Mall i kotë për një atdhe të lodhun ___ Me vetveten...

Shpërndaj

Blerim Nika
____
DISTANCIM NGA GJUHA E DHUNSHME
____
Në emrin tim personal dhe në emër të Lëvizjes Shqiptare për Rikthim në Katolicizëm, distancohem qartë dhe pa ekuivok nga gjuha e përdorur publikisht nga z. Belisar Jezerci në një shkrim të tij.
Kjo kauzë nuk është anti islame, nuk synon zhdukjen e askujt dhe nuk funksionon mbi ultimatume. Rikthimi shpirtëror dhe kombëtar nuk imponohet, por ofrohet. Ky është parimi themelor i krishterimit dhe shembulli i vetë Jezu Krishtit.
Ne kundërshtojmë ashpër Islamin Politik dhe Radikal, i cili po cenon dinjitetin, identitetin dhe trashëgiminë kombëtare shqiptare në trojet tona, si dhe paqen në botë. Kjo kundërshti zhvillohet vetëm përmes mjeteve ligjore, demokratike dhe institucionale. Në asnjë rrethanë nuk justifikohet veprimi individual, i dhunshëm apo kundërligjor për zhdukjen e një ideologjie. Po ashtu, dhënia e ultimatumeve nuk i përket kulturës, traditës dhe karakterit shqiptar.
Belisar Jezercin e respektoj, pasi me të kemi themeluar këtë Lëvizje që sot e udhëheq unë, por rrugët tona janë ndarë. Një ndër arsyet e kësaj ndarjeje ka qenë gjuha e papranueshme që z. Jezerci e ka përdorur shpesh, gjuhë e cila për mua ka qenë në kundërshtim të plotë me kulturën shqiptare dhe me frymën e krishterë perëndimore. Edhe në këtë rast nuk pajtohem me gjuhën që ka përdorur dhe, për rrjedhojë, i bëj thirrje për reflektim.
Nuk është e drejtë që një kauzë e tërë të dëmtohet për shkak të kokëfortësisë së individëve. Një profesor duhet të mendojë për pasojat që deklarime të tilla mund të krijojnë brenda popullit, pasi ato nxisin debate të panevojshme e deri në konflikte. Katolikët shqiptarë nuk nxisin probleme, por ofrojnë zgjidhje për to.
Ne kemi të drejtë t’u bëjmë thirrje shqiptarëve që, në mënyrë të lirë dhe vullnetare, të pagëzohen. Mund të organizojmë manifestime kombëtare dhe fushata vetëdijesuese, por në asnjë rast të përdorim gjuhë të dhunshme, përçarëse apo kundër frymës së krishterë dhe kulturës shqiptare.
Jezu Krishti, në momentin kur ushtria romake erdhi për ta arrestuar, ua ndaloi dishepujve përdorimin e dhunës dhe u tha të lëshonin shpatat. Ai e bëri të qartë se mbretëria e Tij nuk ndërtohet me forcë dhe se kush përdor shpatën si mjet, nga shpata edhe do të humbasë. Ky është kufiri moral dhe shpirtëror i veprimit tonë.
Aktualisht nuk jemi nën një sulm të dhunshëm. Nëse ndonjëherë do të përballeshim me një rrezik real, vetë unë do të bëja thirrje për vetëmbrojtje legjitime dhe të drejtë, por kurrë për agresion apo dhunë të iniciuar.
Shqiptarët që besojnë në Islam janë gjaku ynë, familjarët tanë, motrat dhe vëllezërit tanë, kushërinj, miq dhe bashkëkombës. Ata janë mishi ynë i pandarë dhe pjesë e pandashme e trupit kombëtar shqiptar. Prandaj, jo vetëm që jemi të detyruar, por kemi për detyrë morale dhe kombëtare t’i respektojmë plotësisht. Ata i ftojmë në mënyrë të lirë dhe vullnetare që të pagëzohen. Nëse një ftesë e tillë ligjore dhe demokratike nuk pranohet, ne nuk imponohemi, por i respektojmë njësoj dhe pa kushte.
Sinqerisht
Blerim Nika
Lëvizja Shqiptare për Rikthim në Katolicizëm
Zvicërr

K O M E N T E

3 KOMENTE

    • Flm z. Blerim Nika Artikulli i juaj eshte shum i qelluar Jezusi e mundi boten permes dashurise dhe sakrifices mendoj se ashtu mund te arrijme qdo gje per te cilen perkushtohemi Une mendoj qe vllezerit tane shqiptare me bindje islame duhet inkuraju qe ti lexojne jo veq Kuranin por edhe Fjalen e shkruar te perendise qe quhet BIBLA Nese vellezerit arrijne ti lexojne te dyja atehere te gjithe kush me pare do nxitoje te bejne Pagezimin me kenaqesine me te madhe, Une jame nje nder ta Kame prejardhje me trashegimi muslimane Krishtin e urrenim si femij sepse sipas pleqve ashtu edukoheshim pas 50 vitesh pasi mesova nga te dujat fillova te mendoja me koken time dhe jo me te tjereve sot jame i shpetuar dhe Zoti pagoj per mua parajsen e pyes vllaun tim te cilit i sygjeroj ta lexoj Biblen e pastaj te dislutojme per te miren e te dyve dhe nuk pranon ndersa une i them kushe do paguai per ty vlla me mekat nuk fitohet parajsa ose mbreterija e perendise Paga e mekatit eshte vdekja Ska shpetim pa sakrifice ,Sakrificen per te Krishtere e beri vet Zoti per ne duke derdhur gjakun e birit te tij per mua dhe gjith te tjeret per te na dhene nje mundesi qe te jemi pjestare ne mbreterine e tij te quajtur parajse (xhenet} prandaj o vlla mos e genje vehten me perralla te shkreties te “2001 Neteve” shnet per te gjithe Shqiptaret pasardhesve te nipit te Semit PELEGU nga i cili jane pellazget Iliret Arberoret dhe se fundemi SHQIPTARET i dua shum vllezerit e mi shqiptare ashtu si jane me te mirat dhe mangesit qe kemi Sa i perket titullit te ndryshohen vendet e fjaleve dhe okej eshte i kuptueshe qeshtje teknike

  1. Ne pergjithesi shkrimi me pelqen. Pergezoj Z. Blerim Niken per kete shkrim/reagim.

    Un mendoj qe asht detyre patriotike e te gjithe muslimanve shqiptar te shkeputen nga islami, si nji teori antidemokratike, antikombetare dhe qe ka parime te kunderta me te DREJTAT E NJERIUT.

    Islami, te cilin e mbeshtet kleri musliman renegat dhe antikombetar, asht fatkeqësia ma e madhe e popullit shqiptar.

    Asnji vend i Ballkanit nuk e ka perqafu islamin. Vetem shqiptart jane ba me shumice muslimane, prandej kan mbete populli ma injorant dhe ma i vorfen ne Ballkan.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu